REPLIKAT/ “Ditëzi, mjeran, kriminel, varje në litar”, çfarë nuk u dëgjua të enjten në Kuvend

28 Maj 2016, 17:45Politika TEMA

Panorama ka zbardhur të plota replikat e së enjtes në Kuvend, që sollën përjashtimin e Sali Berishës me 10 ditë.

Ajo që tensionoi situatën ishte akuza e Berishës për Ramën, i cili e quajti “kriminel” dhe se “Ai i thotë një ambasadori të një vendi kryesor për veriorët se ata në këtë mënyrë qeverisen dhe se ata kriminelë ia ka marrë Sali Berishës”.

Sali Berisha: Ligji për dekriminalizimin e Parlamentit zbuloi fytyrën e vërtetë të krimit në Parlament, zbuloi vrasësit, trafikantët dhe jo vetëm, dhe njerëzit me dy fytyra, me dy emra, me 4 fytyra e 4 emra. Dhe këtu nuk bëj fjalë kurrë për atë që ndërron emrin me dëshirën e tij, sepse absolutisht çdo njeri është i lirë të ndërrojë emrin me dëshirën e tij, të ndërrojë mbiemrin me dëshirën e tij.

Taulant Balla: Po Bujar Nishani…?

Sali Berisha: Por bëj fjalë për ata të cilët i ndryshojnë emrat për të fshehur veprat kriminale, bëj fjalë për ata të cilët kanë gjetur si rrugë pastrimi ngjarjesh me dosje të zeza, akuzave të tmerrshme për krime të shëmtuara në të cilat janë të implikuar. Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama, për të cilin jam akuzuar mijëra herë se po i ndërroj emrin, ja që del se nuk ia kam ndërruar unë emrin, por e ka ndërruar ai emrin e tij.

Taulant Balla: Po ti pse e ke ndryshuar datëlindjen?

Sali Berisha: Unë pra i kam thirrur atij në emrin e vërtetë.

Taulant Balla: Ore ti, pse e ke ndryshuar datëlindjen ta dimë? E ke çuar ngjitur me datëlindjen e Enverit…

Sali Berisha: Ai të vijë këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle, për shkak të Kadriovskit, për shkak të akuzave të Kadriovskit e shkaqeve të tjera që duhet t’i sqarojë. Sepse ai ndërrim emri në një kohë kur pikërisht janë përfolur këto që them unë, në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për një krim të tmerrshëm në hotelet e Spanjës, në një kohë kur Kadriovski e akuzonte në një letër për të shoqen, Dilën, për implikim direkt… Janë në media të gjitha këto.

Afred Peza: Ku i ke mo, ku i ke këto?

(Erjon Braçe qesh me zë të lartë)

Sali Berisha: Të vijë këtu të thotë ç’është ky ndërrim i emrit. A qëndron te ky ndërrim emri nënshtrimi dhe poshtërimi i tij para krimit dhe shndërrimi i Parlamentit, qeverisë dhe administratës së tij në një strofull krimi dhe organizatë kriminale? Edhe një herë shpreh vlerësimin tim të madh për këtë ligj, i cili u faktoi shqiptarëve si drita e diellit, se vrasësit i futi në Parlament Edi Rama, se trafikantët i futi në Parlament Edi Rama, u faktoi turpin e madh se si përpiqen për të fshehur kokën si struci në diell, të krahasojnë vrasjen me kundërvajtjen ligjore në rrugë, të krahasojnë vrasjen me arrestimin politik, me nenet 55 dhe nene të tjera. Me këtë gjë vetëm sa i hiqni maskën vetes dhe dukeni më kriminelë se kurrë. Dua të denoncoj këtu Ramën si një armik të egër të qenies sonë kombëtare. Çfarë do t’i thoshte në një bisedë një diplomati të huaj? “Po, Edi Rama më ka pohuar sinqerisht se ai ka rekrutuar nga zonat e Veriut vrasës, kriminelë e trafikantë, sepse në ato zona vetëm me të tillë ia dilet”. Në këtë mënyrë Rama, me një racizëm të ulët, të ndyrë, antishqiptar e antikombëtar, e paraqet Veriun si pullë kriminelësh dhe dijeni të dashur qytetarë dhe qytetare nga rrethet e Veriut e Verilindjes, se ky është koncepti antishqiptar i tij për ju. Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë, që i thotë të huajve e diplomatëve kryesorë se Veriu…

Gramoz Ruçi: Si mund t’i thuash Kryeministrit kriminel, more?!

Sali Berisha: Tani të lutem më lër të flas…

Gramoz Ruçi: Të lutem shumë…

Sali Berisha: Me lër të flas se është çështje shumë e rëndësishme kjo…

Gramoz Ruçi: Është e papranueshme t’i thuash Kryeministrit kriminel!

Shpëtim Idrizi: Të lutem, të ruajmë etikën zoti Berisha.

Sali Berisha: Ky kriminel të vijë këtu…

(Taulant Balla godet tavolinën në shenjë proteste)

Taulant Balla: 5 minuta pushim… Ndërprit seancën dhe ndërprit fjalën. Kërko falje, oooo…

Flamur Noka: Për ça falje?

Sali Berisha: Unë do ta shpjegoj pse e ka ndërruar emrin… Unë do t’u shpjegoj të tjerëve pse thotë që Veriu është me kriminelë.

Taulant Balla: Thuaje, po dil përjashta!

Sali Berisha: Ik mor kriminel, ulu aty ti! Nuk të pyet kush ty, më kupton apo jo…?

Taulant Balla: Ça jam unë?! Ça the, ça the?!

Shpëtim Idrizi: Ndërpritet seanca. 5 minuta pushim.

Taulant Balla: Është çmenduri kjo që bën…

Sali Berisha: Asgjë nuk më ndalon dot t’ju nxjerr fytyrën e krimit këtu në Parlament…

(Jozefina Topalli duartroket)

Taulant Balla: Ere, boll pusho… Po Bujar Nishani që ka ndryshuar mbiemrin?

Sali Berisha: Gënjen. Pse ka ndryshuar emrin nga lidhjet dhe me dosjen spanjolle dhe Kadriovskit…

Taulant Balla: Përjashta, o ditëzi, dil përjashta!

Sali Berisha-Ahmetajt: O mjeran, t’i kam edhe provat…

Arben Ahmetaj: Nxirre, nxirre tani… Nxirre, pse s’e nxjerr?!

(Rinis seanca, Berisha kërkon të flasë, ndërkohë Gramoz Ruçi kërkon fjalën për procedurë)

Shpëtim Idrizi: Zoti Ruçi, unë e hapa seancën, ju nuk e kërkuat fjalën në atë moment, e vazhdova aty ku e lamë… Fjalën e kërkuat mbrapa.

Gramoz Ruçi: Unë isha këtu dhe ti duhet të më japësh fjalën për procedurë.

Sali Berisha: Këta e bëjnë Parlamentin të paqenë… Ai më ndërpreu fjalën dy herë mua.

Gramoz Ruçi: Më jep fjalën për procedurë…

Shpëtim Idrizi: Është në mes të fjalës ai, si t’ia bëj?

Gramoz Ruçi: Më jep fjalën të thashë! Ti ndërpreve seancën se ai ka shkelur Rregulloren…

Shpëtim Idrizi: Ndërpritet seanca me kërkesë të Grupit të PS.

(Deputetët e PD protestojnë: po shkelet rregullorja)

Gramoz Ruçi: Zoti drejtues i seancës, sipas Rregullores së Kuvendit të firmosur nga 8 deputetë, siç e kërkon rregullorja, në përputhje me nenin 65, kërkoj mbledhjen urgjente të Byrosë së Kuvendit dhe për të marrë masa përkatëse ndaj atij që lançoi të gjitha këto në kundërshtim me Rregulloren e Parlamentit, i cili nuk e ka për herë të parë, por e ka në çdo seancë të Parlamentit dhe kështu nuk mund të vazhdojë gjatë. Ndaj kërkoj që ju të thërrisni Byronë e Kuvendit për të marrë masa për ta përjashtuar deputetin Sali Berisha 10 ditë nga seancat e Parlamentit.

Jozefina Topalli: Ta varim në litar, ta varim…

Sali Berisha: Ju e shikoni se ata që kanë mbytur çdo shpresë, çdo mundësi dhe potencial për fjalën në stanin e tyre, në shpellën e tyre, duan të njëjtin ligj t’ia imponojnë dhe Parlamentit, duan të njëjtin ligj t’ia imponojnë Sali Berishës. Fola këtu i revoltuar, sepse dy vite me radhë jam ulur me vrasës, dy vite me radhë jam ulur në Parlament me trafikantë vajzash shqiptare, grash shqiptare. Dy vite me radhë kam duruar presione nga më të ndryshmet të klaneve të drogës. Fola këtu me vlerësimin se ligji i dekriminalizimit hoqi maskat, ligji tregoi se këtu janë ulur vrasës, se këtu janë ulur trafikantë grash e vajzash, trafikantë droge, kriminelë të shëmtuar që s’meritojnë kurrë të jenë në Parlament. Po kjo ndodh se ai, që ti s’ke kurajën ti përmendësh emrin (Ramën), fillon flet për kumbullën e kuqe, jonxhën e verdhë dhe flet për çdo gjë tjetër, por vetëm për ato që duhet të flasë Kryeministri këtu nuk flet. Atëherë nëse veprohet kështu, atëherë dhe ne detyrohemi të përgjigjemi për të gjitha problemet. Është pikërisht ai, që vjen e lexon këtu fjalimet e përkthyera të Musolinit, herës tjetër të Ben Blushit, një herë tjetër merr batutat e mia. Pse kështu vjen flet Kryeministri në Parlament? Kryeministri vjen flet në Parlament për qeverisjen. Ai kështu na ofendon të gjithëve ne. Herën e fundit nuk e merrte fjalën se s’kishte ç’të thoshte. Juve s’ju bëjnë përshtypje këto, por mua më bëjnë përshtypje, se të gjitha këto thyejnë rregullat e Parlamentit. Dhe ju doni ta zgjidhni këtë duke më përjashtuar mua! Po mua më nderoni kështu. Kaq!

22 komente në “REPLIKAT/ “Ditëzi, mjeran, kriminel, varje në litar”, çfarë nuk u dëgjua të enjten në Kuvend”

  1. Reni says:

    O shtet kurve o klase politike e korruptuar qe jeni te gjithe njelloje dx sx. Beni te vetemen reforme qe po e kerkon dhe populli. Reformen e drejtesiseeeeee se keni 25 vjet qe vidhni vrisni e beni cte doni me kte popull qe sdi se ke te votoj se muter jeni te gjithe.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Dhe ilaçe
      Po të pijë
      Nga kjo hale
      Kjo erë
      do vijë!
      ☆☆☆

      .

      .

      .

      Ehh mor Hale e Kombit
      Atë që ne s’ta japim dot
      Zoti ty ta dhashtë
      Se edhe kur nën dhe të futesh
      Ti bishtin do e lësh jashtë!

      1. Kujtim says:

        A E KUPTON KY POPULL QE KY HALE VETEN REMUJE KERKON , CDO SEANCE PLENARE SALIHANA VETEM REMUJ BEN VETEM ME KETE PLERE DO MEREN IK O K…R LERE KETE POPULL TE CLIROHET IK O I PAUDHE

      2. Kujtim says:

        A E KUPTON KY POPULL QE KY HALE VETEN REMUJE KERKON , CDO SEANCE PLENARE SALIHANA VETEM REMUJ BEN VETEM ME KETE PLERE DO MEREN IK O K…R LERE KETE POPULL TE CLIROHET IK O I PAUDHE…….

      3. mira says:

        bobooooooo cfare kafshe e ka drejtuar popullin tone te shkrete.

    2. Me mire do pranoja nje Bombe Atomike per vendim tim pasi do rikembej… per disa vite
      dhe jo keta 25-t ku eshte shkatrruar jeta e shume -shume Familje Shqiptaresh…….
      Mos te lihet ne harrese qe si Berisha dhe Jozefina i sherbyen regjimi komunist (mjaftojne shprehjet psh ti varim ne litare qe gjate gjygjeve te ate’hershem Berisha ulurinte prane trupit gjukues) ku jane vidio dhe foto ne arkivat e Shtetit si persona
      shume afer drejtuaseve te ate’hershem dhe tani bejne propganden e djalllit….. .

  2. lola says:

    Po I shtrengohet laku dhe kerkon gjak se nuk ka patur mundesi keto kohet e funditte vrase ndonje pas shpine.Vampiri I shqiperise sone te vuajtur po perpiqet me te gjtha menyrat te gjeje ku te ngule dhembet e tij te pergjakura.Mos e pranoni me ne kuvend se nuk I duhet kurrkujt.Lereni te cmendet ne strofullen e tij te vrasesit.

  3. niki says:

    Deri sa Berisha te vazhdoje jeten politike ,ne kete gjedje mjerane do te jete jeta e Parlamentit shqiptar.Dhe per me teper ai vepron me strategji per te arritur aty ku ,ne e dime : largimi nga Parlamenti per te evituar diskutimet mbi REFORMEN .

  4. uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuusssshhhtttttttttttttttttttttt
    UDB sh i ndyre…………………………….
    no coment !

  5. shqip says:

    shqiperia protektorat. sa me shpejt, aq me mire. edhe pas 104 vjetesh kemi treguar se nuk jemi ne gjendje te bejme shtet. administrimi nderkombetar do ti nxirrte shqiptaret ne driten e diellit. ushtria e lakejve do merrte ruget e kurbetit pa kthim. ose do kalbej birucave. mirqenia do merrte nje hov e nje standart te larte. pasi fukarallekun ta imponojne, nuk eshte i lindur. me nje eulex, e me nje guvernator e administrate te huaj , qeni do shkonte te i zoti. flasim per pronen e per drejtesine. me keta nje gje eshte e sigurt. brezat do digjen, dhe ne do ngelemi republika e bananes. protektorattttttttttttttttttttttttttttttttttttttt.

  6. aron says:

    Mua me vjen keq vetem per nje gje: si eshte e mundur qe keto te verteta absolute qe dalin nga goja e ketij njeriu, behen krejt te pavlera vetem pse i artikulon ai?

  7. Uto says:

    I paskan kercenu Zenin ketij prap !!

  8. funerali says:

    Vini re dy manipulimet qe Mister Destruksioni ben, per te sensibilzuar shqipetarin naiv drejt konfrontimesh krahinore (hera e dyte brenda dy muajve).
    1-Rama si nje kryeminister me precedente kriminale ( me ca histori krimi ne spanje, pas se cilave ai ndryshoi emrin per te shmangur arestimin nga interpoli), qe perdhos karakterin e popullit te krahinave veriore te shqiperise.
    2-Rama si nje kryetar partie qe ka shperndare mandate deputeti per tregetaret e droges dhe te vajzave shqipetare.

    Ishte viti 1995- 1996. Policia dhe SHIKU ishin ne kulmin e aktivitetit te tyre kriminal. Me nje efektiv prej 40 mije vete ata kryenin me zell 4 detyra
    te ngarkuara nga presidenti I asaj kohe.
    1-Bashkerendimin e veprimeve me UDB-ne ne planin panshqipetar.
    2-Perndjekje dhe diversjon ndaj opozites dhe shoqerise civile.
    3-Drejtimin e biznesit kriminal me kanalet e droges lindje – perendim (reth 150 tone droge e rafinuar ne vit ) dhe trafikimin e plot 60 mije vajzave shqipetare per prostitucion.
    4-Krijimin dhe monitorimin e firmave piramidale shqipetare te cilat kryenin dy funksione: grabitjen e qindarkes se fundit te shqipetarit dhe pastrimin e miljardave dollare te piset.
    Ne Kohen qe policia dhe shiku I jepte drejtim ketij pislleku, qeveria punonte me sukses per plackitjen e prones publike, nepermjet privatizimeve te ndertesane e tokave te fermave, fabrikave,
    reparteve ushtarake etj.
    ne i kemi pare me syte tane dhe kemi vuajtur rumpallen e krijuar per te realizuar trekendeshin grabitje, shfrytezim dhe tradheti.
    Europa ne ate kohe e nderpreu ndihmen financiare per buxhetin shtetit shqipetar per ta detyruar shtetin te hiqte dore nga aparati gjigand kriminal policor.
    Me tej SHBA dhe Bashkimi Europian e akuzoi te gjithe shtetin shqipetar si nje shtet mafjoz dhe kriminal.
    Me tej akoma Berisha vodhi votat, nuk pranoi kerkesat e komunitetit nderkombear dhe ne 97′ u perpoq te fuste shqipetaret ne lufte civile per perfitime personale – kriminale dhe agjenturore. por nuk ja doli. megjithate ariti ta shkateroje vendin dhe ta coje 84 vjet prapa ne vitin e mbrapsht 1913.
    Tani po e provon perseri por te habitur shqipetaret pyesin se per cfare kauze madhore ky korb don te ngrejme doren kundrer njeri tjetrit.

  9. art says:

    Ore nuk e kuptoni qe te dyja pale luajne teater… atyre ju duhet kohe “ti rregullojne” gjerat e te famshmes REFORME NE DREJTESI ne menyre qe kjo reforme ti preki sa me pak.. Pra PDja luan rolin e “turbullusit” ne parlament duke “denoncuar” bemat e Rames.. dhe PSja e perjashton 10 dite nga parlamenti duke e ditur qe e tere PDja do bojkotoje parlamentin per 10 dite..
    Pra shtyje ta shtyme deri sa te gjejme nje si gjoja “reforme”..

    Mua me duken te gjitha te planifikuara qe me pare keto ‘skena teatrosh”..

    Ti dil dhe me provoko rende dhe une do te pergjigjem rende… dhe populli pret REFORMEEEEEEENNNN..

    A i mjeri popull.

  10. Bardh e zi says:

    Varrmihesi i Shqiperise nga Viqidolli….edhe ne grahmat e fundit do te kuterboje ere te qelbur gjithandej!
    Fatkeqesi e madhe per kete popull qe eshte nxire, vrare, grabitur, poshteruar dhe tradhetuar pa meshire nga SRB per plot nje çerek shekull…

  11. art says:

    Vini re nivelin e diskutanteve dhe kontrastin mes tyre pa hyre ne detaje se kush ka te drejte. Ja pra kjo eshte fatkeqesisht klasa politike qe drejton ate vend. Turp.

  12. antikapitalisti says:

    Cfar behet kshu ne kuvendin e nje shteti mor a jeni ne vehte juve,,ngjallu vetem nje muaj o ENVER HOXHA ,,dil vetem nje here ne kuvend ,qe te mos gjejne vrime ku te futen te gjithe keta laskare qenefesh qe shkaterruan ate vend,,qe vrane shpresen e nje populli ,qe po cojne popullin ne lufte dhe varferi ,,cjane keta te cmendur qe lujane tragjikisht me fatet e popullit te tyre qe i ka zgjedhur per te qeverisur ,o cmendine ,,pse si merr te gjithe keta te semure dhe ti izolosh perjetesisht ne gjirin tend,,qe te shpetoje nje here e mire shqiperia ,qe te shpetoje pergjithmone populli i shkrete dhe i vuajtur ketu e 26 vjet,,mortje ku jeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee,,,

  13. Illo says:

    Propozimin me te mire dhe me racional e ka bere zonja Topalli . Te lumte Zonje . Me mire von se kurre I. Foto

  14. sapa says:

    Ky Parlament i ngjet nje anije piratesh vetem me nje ndryshim: piratet kerkohen dhe denohen kurse keta jane te mbrojtur te gjithe me ligj si perfaqesues te popullit!Ne fund te fundit jane te gjithe pa perjashtim PIRATE!

  15. k says:

    BAXHELLA MALOKE NUK DO PUSHOJË KURRË,
    VETËM ZOTI MUND TA NDIHMOJË KËTË POPULL TË MJERË.

  16. deja says:

    Te lumte Sali (Skenderbeu) keta Jane laskaret e kombit,do te terhiqen zvarr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje