Babai i Bledar Terpollarit: Vrasësin e tim biri e kam ushqyer vetë, kur ishte i vogël. Jemi kushërinj!

1 Qershor 2016, 09:02Kronika TEMA

Zbulimi i emrit të vrasësit të djalit të tyre, ka tronditur për të dytën herë familjarët e Bledar Terpollarit.

25 vjeçari dyshohet se u vra nga kushëriri i tij, Krenar Terpollari që jetonte pak metra larg shtëpisë së tij në Skrapar.

Vrasësi i kishte prerë kokën dhe e kishte futur në një çantë për ta dërguar tek porositësi i vrasjes.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, babai i Terpollarit tregon i shokuar se vrasësin e të birit e ka ushqyer në shtëpinë e tij.

“Emrin e personit që ka vrarë djalin tim e kam mësuar prej medias.

Në momentin që dëgjova këtë kam ngrirë, jam shokuar nga tronditja. Kjo për faktin se Krenarin e njohim dhe biem kushërinj të largët me të.

Ai e ka shtëpinë afër nesh.

Pastaj e kam ushqyer me këto duar edhe pse mezi ngopja barkun e fëmijëve të mi me bukë, pasi jemi shumë të varfër.

Është e tmerrshme të dëgjoj se personit që i kam dhënë bukën e gojës masakroi tim bir”

Babai i 27-vjeçarit të masakruar më 9 maj në fshatin Gliki të Igumenicës nuk ngushëllohet dot, edhe pse dy personat e tjerë të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e rëndë janë arrestuar nga policia greke.

Bëhet fjalë për dy 28-vjeçarët nga Tepelena, Emiljano Nana dhe Pajtim Jaupi.

1 komente në “Babai i Bledar Terpollarit: Vrasësin e tim biri e kam ushqyer vetë, kur ishte i vogël. Jemi kushërinj!”

  1. Andreas says:

    Po more fatkeq po, i ke dhene per te ngrene! Po fjalet e para qe thate kur ndodhi fatkeqesia ishin, PRONARI GREK nuk i ka dhene rrogen!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje