Raporti i indeksit të besimit të biznesit amerikan është shoqëruar edhe me një mesazh të ambasadorit Donald Lu. Për treguesit ambasadori shpreh zhgënjimin e tij por në të njëtën kohë ai nxit qeverinë dhe autoritetet që ta përdorin raportin si nxitje për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.