Adoleshentja Braziliane, e cila pak ditë më parë u përdhunua nga 33 persona, ka dhënë një intervistë për një televizion Brazilian, ku ka rrëfyer edhe tmerrin e përjetuar.
16-vjeçarja tha se u sulmua teksa po shëtiste në një nga periferitë e Rios. Më pas, ajo ka thënë se u zgjua duke parë një burrë poshtë vetes, një tjetër sipër saj dhe dy duke i mbajtur duart.
Burrat e cilësuar si shpërndarës droge publikuan në internet pamje nga skenat e përdhunimit, duke mos i fshehur as fytyrat e tyre. Adoleshentja ka treguar se ata e grabitën, ndërsa gjatë gjithë aktit qeshnin dhe talleshin me të.