Naftëtarët e Ballshit në kërkim të pagave: Zgjidhje, ose lamë jugun pa drita!

1 Qershor 2016, 09:06Sociale TEMA

Punëtorët e Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh e kanë nisur edhe këtë muaj me protesta, në kërkim të pagave të tyre.

Protestës së mëngjesit të sotëm iu bashkuan rreth 500 punëtorë të cilët nuk kanë marrë rrogat prej 10 muajsh.

Sekretari i Sindikatës së përpunuesve të naftës, Gjergji Selmani, tha për Ora News se protesta është dhe një thirrje për Qeverinë që të rivendosë në punë kompaninë ARMO.

Do rrimë të gjithë këtu te porta dhe mund të shkojmë në TEC-e të bllokojmë Nen/Stacionin elektrik që furnizon me energji të gjithë jugun si dhe stacionin e ujit të pijshëm në Poçëm” u shpreh i revoltuar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje