Takimi elektoral i kandidatit Demokrat, Bernie Sanders në Oakland, Kaliforni, është ndëprerë nga një sulm i papritur. Sanders ishte duke folur në podium, kur një grup për të drejtat e kafshëve kërcyen mbi barrikadë dhe provuan t’i afrohen podiumit, por u ndalën nga agjentët e shërbimit sekret.
Grupi i cili më vonë mori përgjegjësinë për aksionin, tha se ishin duke protestuar rreth kushteve për kafshët e fermave në vend që të protestojnë veçanërisht kundër kandidatit.