Mikroskop - Të jetosh “me prindërit në zemër”, në shtëpinë e fëmijës

31 Maj 2016, 21:20Sociale TEMA
Mikroskop - Të jetosh “me prindërit në zemër”,

Aty ku kuptimi i fjalës nënë e babë sjell dhimbje dhe mohim, në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” ka gjithçka, ushqim, veshmbathje, lojëra, aktivitete, përkujdesje të edukatoreve, dashuri të kujdestarëve përveç dashurisë së nënës.

Por “prindërit i kam në zemër” – thotë një “jetim” që prindërit vijnë ta takojnë kur kanë mundësi, një herë në dy muaj. Kur i pyet: A i duan prindërit e tyre? A i merr malli? Përgjigjja e tyre është shumë…Nuk i ndajnë mamin dhe babin, i duan shumë të dy njësoj, jetojnë me shpresën se një ditë “problemet” e prindërve do të mbarojmë dhe ata do të vijnë t’i marrin në shtëpinë e fëmijës për të jetuar së bashku.

Mikroskop, me Irida Feshtin, ka shkuar të vizitojë jetimët, por me prindërit e “gjallë”, duke sjellë për publikun e TemA TV një buqetë emocionesh të forta nga disa fëmijë tejet të veçantë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje