Flamuri nuk bëhet pis!

2 Qershor 2016, 18:33Politika TEMA

Nga Desada Metaj

“Flamur Noka në vitin 1990 bëri zgjedhjen e tij, pa rezerva e frikë, në favor të lirisë, ai theu perden e hekurt”.

Me këtë fjali në kufijtë e qesharakes në njoftimin zyrtar për shtyp PD është  përpjekur t’i japë përgjigje akuzave të PS se ish- ministri i Brendshëm ka fshehur në vetëdeklarimin e tij faktin që gjatë arratisjes në Kosovë ka pranuar të bashkëpunojë me shërbimet sekrete serbe.

Se sa e vërtetë është kjo akuzë, këtë nuk di ta thotë askush me siguri.

Për më tepër që i akuzuari kryesor, Flamur Noka nuk ka bërë ende ndonjë prononcim zyrtar.

Edhe ish- kryetari Berisha pak ditë më parë, edhe deklarata e sotme e PD, jo vetëm nuk zbardhin asnjë nga pikëpyetjet e çështjes, por shtojnë edhe më shumë dyshimet se diçka mbetet ende e pazbardhur në formularin që ish- ministri i Brendshëm ka dorëzuar pranë KQZ.

Dhe nëse Berisha është krejtësisht brenda stilit të tij të intervistës dhe mënyrës së përgjigjes dhe mbrotjes për ish- bashkëpunëtorin e tij, është në kufijtë e qesharakes deklarata zyrtare e një partie politike, mbushur me fraza hartimesh të nivelit nën mesatar të një nxënësi të 9- vjeçares.

Të krahasosh në një njoftim zyrtar për shtyp Flamur Nokën me Havzi Nelën, është njësoj si të thuash se Elvis Rroshi është përsekutuar nga policia italiane për shkak se Kavaja nuk bënte tifo për Italinë  në Botërorin e ’90.

PD që ka marrë flamurin e dekriminalizimit, duhet të jetë absolutisht më serioze në qëndrimet për figurat e saj të rëndësishme politike.

Nëse përgjigjja për akuza konkrete do të jenë hartimet, besueshmëria e saj në publik do të barazohet me fjalimin legjendar që Edi Rama mbajti për mikun e tij që u dorëhoq nga Bashkia e Kavajës.

Partia më e madhe në opozitë, nuk mund të shmanget duke lënë pa përgjigje akuzat ndaj ish ministrit të brendshëm, ndërsa dy herë në ditë nxjerr në foltoren e saj njerëz që numërojnë dhe sa hyrje dalje ka në paradhomën e Saimir Tahirit.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, PD sot duhet të kuptojë se dhe pak kohë e ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme. Ku pjesa më e rëndësishme dhe ende e pazgjidhur është prezantimi dhe roli që do kenë ish- kasta e lartë që qeverisi për 8 vjet. E që përpëlitet ende nga zyrat e Shqupit tek ajo e ish- kryetarit, në përpjekje për të ruajtur me thonj ato pozicione që Berisha ua dhuroji sipas oreksit të vet e Basha nuk po ka vullnet as t’ua konfirmojë, por as t’a mohojë.

10 komente në “Flamuri nuk bëhet pis!”

  1. Genti says:

    Me mire nje varr pa emer sesa nje min i brendshem spiun+agjent UDB-je si ky GOMARI i HASIT flamur noka…

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ahh Flamur
    I ziu Flamurë
    Që s’të lanë
    Dot me shurrë.

    Topefishkurin
    Saliu nxorri
    Mbarë e mbrapsht
    Ty të përmori.

    Ti mut ishe
    E je mut burrë
    Mut i lagur
    Lagur me shurrë!

  3. vlashi says:

    Mos i jepni vlera.Ka ikur ne ’91 dhe jo ne ’90.Ska pase as bithe as men ai katunar me bo ashtu trimnie .Lereni ne voulgaritetin e tij kompiren .

  4. Pashai says:

    Muli është krenar por i DHIER!

  5. inf says:

    njeri llum i plote kopil njeri horr e hajn vrases e kontrabandist nji servil i qelbur nevojtore e xen saliut
    ku mbi emrin e ktij bullgari rendojne njimije e nji poshtersina nga me te poshtrrat
    plere horr qe te vjen era e trupit era Cjap i eger dhe kavardisesh me kustum 10.Mije Euro blloqeve e haleve o hale e nivelit
    100 perqind je ti
    fundrrine e nji kalbesire je ti o dallkauk i nyte
    ptyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy qurravec i qelbet je dhe ngelesh ti o katuanr 1OO Karatsh

  6. Fillori says:

    Me e pakta qe duhet te beje PD me Flamur Noken eshte ndryshimi i emrit , nga Flamur ne
    Serbkurve!

  7. luli says:

    lexojeni me kujdes dekleraten e PD do te shikoni te pa vetrteta te medha
    1Sul Bushati nuk ka qen sek i par ne ate koh
    .2 Femi avdiu nuk ka punuar as nje dit ne kukes

  8. BLEDI says:

    ua dhe ti moj Desade po ben analiza tek merro e cuditshme??????????????????

  9. mira says:

    a doni me per behlulin?

  10. trapi says:

    NOKA KA QENE INFERMIER TEK SP 5…..KUR BERI SHKOLLEN….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje