1.“Statuja e Krishtit” në Rio de Zhaneiro, Brazil
38 metra e lartë, ajo ishte një nga 7 mrekullitë moderne të botës. Ajo u shpall e tillë pas një sondazhi global për të vendosur “shtatë mrekullitë e reja të botës”. 6 mrekullitë e tjera moderne janë Koloseu i Romës, Taxh Mahali i Indisë, Muri i Madh Kinez, Qyteti Antik i Petras në Jordani, rrënojat e Maç Piçut në Peru, dhe qytetit maja Chichen Itza në Meksikë. Kompeticioni u organizua nga New7Wonders Foundation për të mbrojtur “trashëgiminë njerëzore. Fondacioni tha se në sondazh morën pjesë miliona njerëz. Por ky sondazh hasi kritika shumta nga UNESCO, që administron Trashëgëminë Botërore, që nuk i njohu rezultatet.
2.Muri i Madh kinez
Kjo mrekulli moderne është ndërtuar përgjatë kufirit verior të Kinës shumë shekuj më parë për tu mbrojtur nga pushtuesit fiset mongole. E ndërtuar në mes të shekulli të 5 dhe shekullit të 16, Muri i Madh është struktura më e gjatë e bërë nga njeriu në botë, rreth 6.400 kilometra. Pjesa më e madhe është ndërtuar nga perandori i parë i Kinës, Qin Shi Huang Di.
3.Koloseu i Romës
Mrekullia e fundit nga Europa që bën pjesë në listën me 7 mrekullitë e reja është Koloseu i Romës në Itali, që dikur mbante 50 mijë spektatorë për të parë lojërat e përgjakshme mes gladiatorëve, kafshëve të egra dhe të burgosurve. Ndërtimi filloi rreth vitit 70 pas lindjes së Krishti nën udhëheqjen e perandorit Vepsanian. Shumë stadiume moderne i ngjajnë dizajnit të Koloseut të famshëm.
4.Qyteti i Petras, Jordani
E ndodhur në buzë të shkretëtirës arabe, Petra ishte kryeqyteti i mbretërisë Nabataean i mbretit Areta IV. Petra është e famshme për strukturat e saj të gurta në tempullin 42 metra të gjatë të gdhendur me fasadat klasike në shkëmb. Qyteti antik ka edhe tunele, dhomat e ujit, dhe një amfiteatër, i cili mbante 4.000 njerëz. Ky vend nuk njihej nga perëndimi deri kur eksploruesi zviceran Johann Ludvig Burkhardt e zbuloi në vitin 1812.
5.Maçu Piçu, Peru
Nga Amerika Latine vjen sërish një tjetër mrekulli. Maçu Piçu, një mal i shekullit të 15 në Amazon të Perusë. Qyteti i shkatërruar është ndër mbeturinat më të njohura të qytetërimit Inca, që lulëzoi në rajonin e Andeve perëndimore të Amerikës së Jugut. Qyteti mendohet të ketë qenë i braktisur pas shpërthimit të lisë vdekjeprurëse.
6.Chichen Itza, Meksikë
Chichen Itza është ndoshta qyteti më i famshëm tempull i fiseve Maja, një qytetërim para-kolumbian i cili ka jetuar në Amerikën Qendrore të ditëve te sotme. Ajo ishte qendra politike dhe fetare e qytetërimit Maja gjatë periudhës 750 deri 1200pas Krishtit. Në zemër të qytetit gjendet Tempulli Kukulkan që ngrihet në një lartësi prej 24 metrash.
7- Taxh Mahal
Pak kohë pasi kishte fituar luftën shumëvjeçare, Mbreti Shah Jahan do të përjetonte humbjen e Mbretëreshës se tij, Mumtaz Mahal. Gjatë gjithë natës, ai i mbante dorën dhe fliste me të, derisa ajo mbylli sytë në agim për të mos i hapur më. Pasi qëndroi për disa orë afër trupit të pajetë të gruas së tij, ai u ngrys në një nga dhomat e pallatit për 8 ditë e netë, duke mos ngrënë e pirë gjatë kësaj kohe. Mëkëmbësit e tij kishin përhapur lajmin dhe e gjithë mbretëria ishte veshur me të zeza dhe muzika, parfumi e bizhuteritë ishin të ndaluara. Në vitin 1631, gjashtë muaj pas vdekjes së Mbretëreshës Mumtaz Mahal, trupi i saj u zhvendos nga Burhanpuri në qytetin e Agras (në veri të Dehli) për t’u varrosur në një kopsht të qetë afër lumit Jamuna, ku më vonë do ndërtohej dhe Maozoleu. Shenja e dashurisë e Mbretit ndaj gruas së tij, do të përfundohej pas 22 viteve falë punës së 20.000 punëtorëve./TO