Dy dilemat e Bashës para takimit me Ramën

5 Qershor 2016, 19:23Politika TEMA

Sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve sot janë të drejtuar nga Pallati i Kongreseve. Në orën 17:00 kryeministri Rama dhe shefi i opozitës Lulzim Basha do të  takohen kokë më kokë. Kryefjala e takimit padyshim do të jetë reforma në drejtësi, e cila për ndërkombëtarët dhe mazhorancën është sot prioriteti numër një, si e vetmja mundësi  për integrimin e vendit drejt BE-së, ndryshe nga PD-ja e cila si pritoritet ka reformën zgjedhore.

Dje SHBA-të nëpërmjet  Ndihmës Sekretares së Shtetit, Victoria  Nuland,  ka telefonuar Bashën dhe Berishën pikërisht për reformën në drejtësi,  së cilës i ka ardhur e po i  ikën ora. Më pas ishte Angela Merkel e cila njeriut më të besuar, Kristof Heusgen,  i dha porosi të merrej posaçësisht me politikën shqiptare për të kërkuar votimin pa vonesë të reformës në drejtësi. Sot Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Evropian, Frederica Mogherini ka lëshuar një deklaratë në lidhje me reformën në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar se duhet një reformë tërësore dhe e thellë në sistemin gjyqësor, pa vonesa.

Kjo ofensivë ndërkombëtare flet për një rëndësi jetike të reformës, ndërkohë që opozita e nga ana e saj çuditësisht po qëndron stoike në pikëpamjen e saj penguese, pavarsisht se argumentat i shteruan tërësisht kur Rama pranoi votimin me  2/3-at  për zgjedhjen e krerëve të institucioenve të sistemit të drejtësisë, pikë të cilën PD-ja e kërkonte me ngulm.

Mirëpo, çfarë e mundon Bashën para takimit të nesërm? Cilat janë dilemat dhe frikërat e Bashës  në momentin më të rëndësishëm  për integrimin e vendit dhe shërimin e një plage 25-vjeçare? Ku është i dyzuar Basha?

Basha sot është mes “dy zjarresh”.  Votimi i reformës ose  pengimi i saj. Na fakt e para nuk është zjarr, por do të ishte një  lëvizje e tij me shpresën që Merkel, Kerry dhe Mogherini ta perceptonin atë si lider pro europian. E dyta padyshim që është zjarr, zjarr që ka muaj që i sillet rrotull duke tentuar ta djegë dhe që akoma ka nxehtësinë për ta përcëlluar. Është Berisha dhe ithari i të bërit opozitë, presidenti aktual, ose ish-ministri i Brendshëm i doktorit, Bujar Nishani.

Kështu nëse Basha do të dëgjojë thirrjet e ndërkombëtarëve ka një mundësi që të mos i vihet “vija e kuqe” si anti europian dhe të peceptohet si lideri i vërtetë i opozitës nga ndërkombëtarët. Nëse Basha nesër del nga takimi me Ramën me reformën e votuar, mund të themi se ka bërë ndoshta tentativën e parë serioze të tijën për të qenë kryetari de fakto i Partisë Demokratike.

Berisha dje e përsëriti hapur se nuk do reformë në drejtësi, por politikën që bën drejtësinë, që emëron dhe shkarkon ata që në fakt duhet të dalin nga një proces tërësisht jopolitik, siç e parashikon drafti i miratuar nga “Venecia” dhe ndërkombëtarët. Kjo është linja e prerë e Berishës nesë do duam ta themi  të thjeshtëzuar për ta kuptuar secili prej nesh. Një linjë tërësiht kundër BE dhe SHBA, siç Berisha e ka bërë në ditët e tij më të vështira. Nëse Basha nuk mban nesër këtë linjë, Berisha  e ka gati zëvendësuesin e tij në PD. Nishani ka dalë hapur kundër qeverisë duke i rrëzuar mbi 20 ligje, poashtu ka dalë hapur edhe kundër Veliajt duke ndërhyrë në një park lodrash tek i cili nuk kishte asnjë punë. Gjithë misioni opozitar i Nishanit, i cili shkon fill sipas linjës së Berishës flet për një projekt të doktorit, i cili  mesa duket ka parashikuar edhe këtë ditë. Berisha ka parashikuar se ambicija e Bashës mund ta çojë këtë të fundit të atë-vrasje. Ndaj doktori ka përgatitur kryetarin e ri, Bujar Nishanin. I cili ka bërë disa fushata opozitare, si i ka dashur Berisha. Ndryshe nga Basha që nuk i është përgjigjur në çdo rast linjës.

Këto janë dilemat që Basha ka për takimin e nesërm në Pallatin e Kongreseve. Të rrezikojë partinë duke tentuar të shfaqet si pro europian e kundër Berishës, apo të mbajë linjën e doktorit duke mos vrarë mendjen për “vijën e kuqe” të ndërkombëtarëve,  duke u mjaftuar me fitimin e besimit të plotë të liderit historik të Partisë Demokratike. / Lexo.al

7 komente në “Dy dilemat e Bashës para takimit me Ramën”

  1. Shqiptar says:

    Basha ka zbatuar,po zbaton dhe do te zbatoje urdhrat e Berishes.Jane naive te gjithe ata qe besojne se Basha do dale nga rreshti i Berishes.Mos u beni qesharak.Basha eshte po aq Shvejk i Saliut sa edhe Ulok Nishani.A e dini pse??Ua them une.Saliu ja ka dosjen e 21 Janarit,te rruges Durres-Kukes dhe te shitjes se Detit Jon Greqise ne sirtar,si mjete shantazhi ndaj djaloshit buzequmesht Lulzim Basha.Eshte i gozhdur Lulzimi.

  2. england says:

    Ne fakt nese ka nje pale qe i “intereson” shume kjo reforme eshte pala e partise blu!e them kete pasi sipas PD-se gjithmone kryeministri kriminel Rama,banditi minister i brendshem Tahiri,mafiozi Ahmetaj i ekonomise,apo hajduti Beqaj i shendetsise,duhet me patjeter te merren ne pyetje per bemat e tyre,dhe qe kjo te ndodhe PD-se duhet ti interesoje qe ta votojne reformen ne drejtesi,qe ne fund te beje drejtesi,dhe pretendimet qe kane per “kriminelet” e qeverise ti vertetoje drejtesia.
    Por menyra se si keta te partise blu sillen tregon qarte se nuk e kane seriozisht kete reforme,pasi per cfare ato pretendojne thjesht jane konsum politik per te penguar reformen,se nese kjo reforme votohet i pari dhe i dyti qe i drejtohen zyrave te prokurorise jane 2B-te Saliu dhe Lulja,prandaj dhe une mendoj se Lulja nuk do tregohet budalla te henen duke i dhene visto reformes,per ti bere varrin vetes,pasi ndoshta per Saliun se rruan shume ai,se ai pra plakushi tashme eshte drejt asaj rruge.

    1. edscobarramametaKUNDER reformes says:

      Shume i sakte komenti por me dy fjale: As EDSCOBARIT edrama as Luluudbashes, kuptohet patjeter dhe LIKE FLORIRIT NUK I INTERESON KJO REFORME EDHE PSE FALLCO GJITHSESI.

  3. refree says:

    Vecse Berisha nuk ka nevoje per Nishanin qe ti beje dasmen Bashes. Ka sa te duash kamikaze te tjere qe jane gati ti zene vendin Bashes. Keshtuqe Basha e ka te qarte se po votoi reformen eshte i shkakrkuar pa dale akoma nga Pallati i Kongreseve.

  4. Gora says:

    O le le le sapo me djeg I thon kesaj Pune.

  5. Opinion says:

    Dkktorri e eleminin Bashen , sepse po e Bashes eshte fundi j Berishes .

  6. lume e det says:

    Nuk ka per dylem ketu!!! Tema eshte do te behen nje here ne jete te tyre burra keta torollake dhe, ti thone po reformes dhe te ngelen ne histori si shpetimtaret e ketij vendi, e ketij populli te gjore!!!! Apo do te vazhdojne me lojen e radhes!!! Nuk ndodh ne asnje vend te botes, qe “partia demokratike” te mos doje demokraci!!! Vetem ne Albania ndodh kejo!!! Ne pallatin e kongreseve te “ppsh” duhet te dale ajo qe pritet ndryshe pasojat do te jene shume te trishtuara per te gjithe…. Loja eshte kuptuar qe eshte tre paleshe prandaj mos e zhgenjeni veten me!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje