“I pasur ose i vdekur”, motoja e mafies shqiptare në Holandë

5 Qershor 2016, 19:03Kronika TEMA

Heroina kryeson sot tregun e paligjshëm të drogës në Evropë dhe Holanda është qendra e shpërndarjes së saj.

Porti i Roterdamit është pika kryesore e shpërndarjes në vende të tjera të Evropës, si në Spanjë.

Në vargun e disa artikujve mbi rrjetin e trafikut të drogës, gazeta spanjolle “El Pais”, shkruan se heroina mbërrin nga Afganistani, si prodhuesi më i madh në botë, në drejtim të Turqisë dhe prej andej nga Ballkani në Evropë.

Porti i Roterdamit me 105 kilometra katrorë dhe 40 km i gjatë është më i madhi në Evropë dhe i treti në botë.

“Kontenjerët janë shumë të përshtatshëm për trafikantët dhe janë duke u lejuar atyre që të bëjnë ngarkesa të mëdha”, thotë shefi i luftës kundër trafikut të heroinës pranë agjencisë policore evropiane Europol.

Porti qarkullon 400 milionë tonë mallra në viti dhe 90 mijë persona të punësuar, por ndërkohë në tre vite “vëllimi i dërgesave të konfiskuara në Holandë është i pashembullt”.

Numri i madh i njerëzve shton ndërkohë masivisht korrupsionin dhe kontejnerë të tërë kalojnë pa u kontrolluar pas ryshfetit që marrin zyrtarët.

Por nëse vitet e shkuara, këtë port e kontrollonin mafie të tjera, këtë vit, drejtimin e ka marrë mafia shqiptare dhe motoja e saj sipas gazetës spanjolle është: “I pasur ose i vdekur”.

Grupet që kontrollojnë tregun e heroinës dhe të kokainës janë të përbërë nga shtetas turq, pakistanezë dhe shqiptarë, të cilësuar si mjaft të dhunshëm dhe shpesh ata përfundojnë të vdekur nëpër rrugë.

“Ka pakistanezë dhe elementët shqiptarë që luajnë një rol kyç në këtë lloj trafiku,” thotë një zyrtar i Europolit. “Grupet janë të aftë për të lëvizur sasi të mëdha të drogës”, thotë ai.

Dy vitet e fundit rastet e trafikut kanë qenë flagrante. Kështu, në vitin 2015, u kaluan plot 3,400 kilogramë kokainë në pikën doganore në Holandë dhe doganierët as që u shqetësuan, por përfunduan në pranga.

Në një rast tjetër, brenda një sasie prej 12 000 kg rrush të thatë u gjetën edhe 764 kg heroinë. Droga erdhi nga Irani dhe vlera e saj ishte 17 milionë euro./ Ora News

8 komente në ““I pasur ose i vdekur”, motoja e mafies shqiptare në Holandë”

  1. Fotaq says:

    Mafia eshte norvegjeze si dhe me bashkpuntore Austriake. Kot nxjerin lajme te tila kunder Alvanozeve te pafajshem te cilet dine te merren vetem me shkenca. Lajme racistash, mos i besoni.

    1. Zigur Qarri says:

      Me shkence merren xaxiqet e Greqistanit.Edhe fshataret e Dropullit i kan dhene nje te shtyre.
      2000 vjet pervoje ne mekanike dhe elektronike.Fale studimit ne universitetet e Hellaqistanit,
      kan arritur aq lart japonezet,anglezet,gjermanet,amerikanet,jugkoreanet dhe se fundmi edhe kinezet.
      Edhe Putini,per te marre kete pervoje vizitoi Hellaqistanin.

  2. tfgs1 says:

    nuk ka mafia shqiptare,por mafia sunitoshqipfolesish te cilet me byrazeret turq,pakistaneze apo afghaneze perbejne kolonen e tregut narkotik ne evrope……………….kshq vari kkkkkkkkkk!

  3. aaaa says:

    Tamon burra ja vdekja ja liri o pare o vorr jo si shkerdhatat greko-jevgjite qe jetojn me lemoshe duke shtrire doren gjithe jetes te poshtruar ne jete te jeteve popull kot brekdhjere

    1. Kevin says:

      Tipik mendje jevgjiti.
      Dhi e zgjebosur e bishtin perpjet.

      Ne pergjithesi shqiptare Jan viktim e egos se tyre.
      Popull adoleshent NGA menyra e te gjykuarit.

      Jemi ne 2016 dhe akoma nuk e keni kuptuar qe nuk behet shqiperi me trafik droge.

      vetem me Pune dhe ndershmeri dhe respekt ndaj ligjit dhe personave qe ju rrethojn behet shteti. O qypa
      Nuk mjafton te dalesh me flamur e ti biesh gjoksit me grusht per te qen patriot.
      Por duke respektuar ligjin Duke mbrojtur natyren dhe objektet qe perfaqson ai shtet je patriot.

  4. po per drogen e amerikes latine qe e fut spanja perse nuk flitet says:

    hahahaha ironi spannjolle po mafia spanjolle eshte njeshi ne europe qe droga e amerikes latine futen nga spanja per spanja nuk flet per kete gje………………….. sa per hellistanin kane export bythe greke njihen per kete gjene bote plus edhe pabesine qe eshte prudokt purro grek

  5. Alb says:

    Futja ne pordh e nusja zajes. Fshati digjet e kurba krihet.

  6. ILir says:

    Hajde iditlliqe hajde, budalliqe me brire per te krijuar lajme sensancionale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje