Ermir Lenjani: Krenar që përfaqësoj Shqipërinë, Zvicrës i jam mirënjohës

8 Qershor 2016, 15:42Sport TEMA

Ermir Lenjani është një nga lojtarët e kombëtares shqiptare që është rritur në zvicër, por që ka zgjedhur të përfaqësojë vëndin e tij shqipërinë.

Në një prononcim për gazetën zviceriane “Neue Zurcher Zetiung”, mesfushori I krahut të majtë shprehet se debutimi kundër helvetëve në kampionatin europian do të jetë mjaft I vecantë.

“Të luash ndeshjen e parë në kampionatin europian kundër Zvicrës, është dicka shumë e bukur e cila më jep një ndjenjë të mirë. Është një vënd I cili më ka dhënë shumë për tu bërë ky që jam sot. Në vitin 1992, familja ime u largua nga Kosova në drejtim të Cyrih Oberland në Gibswil. Më pas kemi jetuar në Winterthur, ku unë nisa karrierën e futbollit.”, tha Lenjani.

Lenjani shtoi se sa herë medon për Zvicrën, në mëndje i kujtohen malet e shqipërisë.

“Kur mendoj për Zvicrën, me vjen menjëherë në mëndje malet tona. Dëgjoj fjalën Shqipëri, dhe menjëherë në mëndjen time është shqiponja jonë dy kreanre. Kam përfituar shume nga të dyja kulturat: krenarinë e pabesueshme që rrjedh në venat e shqiptarëve, dhe suksesin e madh që ndjek zviceranët”, tha ai.

Në fund Lenjani tha se dëshiron që Shqipëria të debutojë me fitore në ndeshjen e parë të “Euro 2016.”

“Edhe pse unë kam një lidhje shumë të fortë me Zvicrën – kundër tyre do të bëj të pamundurën për të fituar dhe tifozët tanë të jenë të lumtur dhe krenar. Për mua është një nder të luaj për Shqipërinë. Familja ime dhe miqtë janë shumë krenar për mua. Kjo më jep edhe më shumë motivim dhe energji për të bërë më të mirën për Shqipërinë.” U shpreh Lenjani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje