Xhaka kundër Xhakës: Femijë me fat!

8 Qershor 2016, 00:24Sport TEMA

Është dhjetor, transferi në Arsenal duket i largët. Granit Xhaka mund të marrë me mend shumë gjëra në këtë ditë të ftohtë dhe të ngrysur në Mönchengladbach. Atij do t’i pëlqente të ndërronte ekipin dhe të shkonte në Madrid, sepse Atlético ka treguar interesim për të. Ai mund ta marrë me mend edhe kalimin në Bayern München, sepse dikur ai dëshiron të bëjë hapin e ardhshëm në karrierën e tij dhe sepse Bayerni e josh çdo futbollist. «Kush thotë se kjo nuk është e vërtetë – gënjen».

Ai mund të marrë me mend shumë gjëra dhjetë ditë para shortit për grupet e Kampionatit Europian të Futbollit 2016 në Francë. Vetëm një gjë s’mund ta paramendojë: me Zvicrën të përballet me Shqipërinë. Ose më mirë nuk e dëshiron këtë. «Nëse bën vaki kjo, nuk luaj», thotë ai. Ah, vetëm ka folur kështu, mendon Ottmar Hitzfeld, Graniti duhet të luajë. Presioni i ekipit do të ishte i madh për të mos u dorëzuar, thotë Hitzfeld. Ai e njeh Xhakën fill e për pe. Para pesë viteve e ka bërë lojtar të Kombëtares së Zvicrës.

Pastaj bën vaki kjo. David Trezeguet, kampion i botës dhe Europës me Francën, ia del që në Palais des Congrés në Paris, t’i shtie Zvicrën dhe Shqipërinë në një grup. «Kjo është një ndjenjë muti» – kjo fjalë i shpëton nga goja Granit Xhakës.

Zvicra kundër Shqipërisë është Zvicra 1 kundër Zvicrës 2. Ose Shqipëria 1 kundër Shqipërisë 2. Loja është pasqyrë e ndërlidhjes së historisë së dy vendeve – histori që fillon me arratisjen e kosovarëve në fund të viteve 90-të. Për futbollistët që janë lindur në Zvicër dhe tani luajnë për Shqipërinë – dhe për futbollistët që vijnë nga pjesa shqiptare e Ballkanit dhe tani janë lojtarë të Kombëtares së Zvicrës. Loja është pasqyrë e Granit dhe Taulant Xhakës, bijve të Ragip dhe Eli Xhaka. Të shtunën ata përballen me njëri tjetrin në Lens, Graniti si zviceran, Taulanti si shqiptar.

Njëherë ata kanë luajtur kundër njëri tjetrit, kur Taulanti ishte huazuar në GC (ekip i Zürichut, v.j.) dhe Graniti në FCB (ekip i Baselit) synonte të prekte majat. Ata nuk përballen aq në fushë në këtë 10 mars 2012, Taulanti mbron djathtas në brendi, Graniti demonstron elegancën e ti si mesfushor, Baseli fiton 2:0. Pas ndeshjes dueli i tyre nuk është temë, por loja e FCB tri ditë më vonë në të tetën e finales të Ligës së Kampionëve në München. Graniti flet pa u trembur, sepse në këtë botë nuk ka arsye të kesh frikë nga bavarezët. Baseli humb 0:7. Tani është fakt ajo që dy vëllezërit e kanë dëshiruar «si opsionin më të fundit», siç shprehet Graniti. Zvicra kundër Shqipërisë. Ai e di si është të luash kundër një vendi me të cilin je i lidhur. Ai e përjeton këtë gjatë kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2004, kur ai me Zvicrën përballet me Shqipërinë (atëbotë pa Taulant Xhakën): së pari në Luzern, pastaj në Tiranë. Atë e fyejnë siç e fyejnë edhe Valon Behramin dhe Xherdan Shaqirin, por, kështu thotë ai, vetëm kush kupton shqip mund ta marrë me mend sa të pista janë këto fyerje. «Tradhtar» është një nga fyerjet pak më të përzemërta. Aty vjen në shprehje një nacionalizëm, të cilin e adhurojnë shumë njerëz që rrjedhin nga Ballkani.

Në këtë çështje Taulanti reagon më pak emocionalisht nga vëllai i tij në fillim. Taulanti thotë: «Është lojë futbolli, të cilën dua ta fitoj». Në mesfushë ai do të përballet me Granitin, kur në Lens, në orën 15:00, do të fillojë meçi. Ai nuk dëshiron «ta kosit» atë, siç thotë, as ta përplas, por i ashpër dëshiron të jetë, fundja futbolli është sport i ashpër. Së paku kur bëhet fjalë për të dhe stilin e tij të lojës.

Vëllezërit, 25-vjeçari Taulanti dhe Graniti që së shpejti mbush 24 vjet, kanë zënë vend në një skenë në Muzeun e FIFA-s afër stacionit të trenit Enge në Zürich, në kuadër të një evenimenti të Borussia Mönchengladbach, ekipit të deritanishëm të Granitit. Kanë kaluar disa muaj ndërsa ata dy paraqiten së bashku publikisht. Tani Granitin e pyesin se çfarë janë marrë vesh me Taulantin për këtë lojë. «Që pas dy minutave të marrim kartonin e kuq…». Taulanti qeshet dhe është i kënaqur.

Në Zvicër jetojnë mes 250 mijë deri 300 mijë shqiptarë. Rreth 60 mijë prej tyre kanë pasaporta zvicerane, supozon Këshilli i Shqiptarëve në Zvicër. Ragip dhe Eli Xhaka janë dy prej tyre. Ata u arratisën nga pasojat e luftës në vitin 1990, të cilën Serbia e kishte sjellë në krahinën autonome të Kosovës dhe në Prishtinë. Ragipi ka qenë tri vite në burg, pa e kuptuar arsyen e vërtetë. Baseli bëhet atdheu i tyre i ri, Ragipi gjen punë në një firmë kopshtarie, Eli punon si pastruese. Taulanti u lind më 28 mars 1991, më 27 shtator 1992 Graniti. Djemtë rriten në lagjen e punëtorëve St. Johann (në Basel) dhe fillojnë të vrapojnë pas topit në fushën e futbollit Voltamatte, deri në kur Taulanti i mbush 6 vjet dhe Graniti 5 dhe të dy nisin të luajnë me juniorët e ekipit Concordia. «Prej se kam filluar te Concordia, një gjë e kam ditur», thotë Taulanti, «dua të bëhet futbollist profesionist».

Taulanti ka zënë vend në një hotel buzë detit në Durrës – nuk ka ardhur për pushime, por me punë. Ai trajnon këtu me Kombëtaren e Shqipërisë për Kampionatin Europian. Drita që duhet ta ndriçojë fushën në mbrëmje është e zbehtë, rrjeti i shqyer. Kjo pak i ngjan kushteve të një ekipi të ligës së tretë. Futbollistët me shqiponjën dykrerëshe në gjoks takohen për trajnim, selektori Gianni De Biasi sillet ndaj lojtarëve si mik në rolin e babait. Nuk i përzë vizitorët, por i fton të zënë vend. Një gazetar i televizionit me pagesë Digitalb flet para kamerës pranë fushës dhe zhvillon intervista. Kjo nuk i ngjan aq botës së madhe të futbollit, por ambienti është i qetë dhe të bën mirë, pra mundet edhe pa komplikime.

Asgjë tjetër nuk do të mund të tregonte se Taulanti nën hijen e vëllait të tij ka bërë një karrierë mbresëlënëse. «Jam krenar për rrugën time», thotë ai, «jo çdokush e bën këtë rrugë». Kur s’mund të ecte për para në Basel, pranoi ta huazojnë te Grasshoppers (GC), në Zürich, dhe mënyra si flet për atë kohë, për dialektin, i cili është krejt ndryshe nga ai i tij, mund të mendosh se Zürichu gjendet në një vend tjetër. «Athua çka mendojnë ata për mua?», pyet ai veten. Askush nuk interesohej aq për të. Kur një ditë në një konferencë për mediume thotë se synim i tij është bota e jashtme, ai ngjall habi në grupin e vogël të gazetarëve. Deri atëherë s’kishte dëshmuar asgjë në aspektin futbollistik. Ai është vetëm vëllai që s’bie në sy i Granitit.

Taulanti nuk është tepër i zgjuar si Graniti, i cili në rrugën e tij drejt majës fluturon si mbi një qilim të kuq. «Tauli është Tauli», thotë Werner Mogg, «një luftëtar i regjur». Dhe thotë po ashtu: «15 dhe 16-vjeçarët janë tipa kaotikë. Pastaj ka tipa kaotikë shumë të veçantë, njëri prej tyre është Tauli».

Mogg është një nga figurat e trajnimit të të rinjve të Baselit. Te juniorët e Aeschit (komunë afër Baselit, v.j.) ai i ka trajnuar (futbollistët) Alex Frei dhe Marco Streller, te Concordia Basel ishte Timm Klose, i cili në të vërtetë nuk e bërë karrierën e Frei dhe Streller, por, megjithatë, ka arritur të bëhet lojtar i Kombëtares së Zvicrës. Në vitin e 14-të Mogg merret me lojtarët e ardhshëm të FCB (klubit futbollistik të Baselit). Ai ka trajnuar gjeneratën e vitit 1988 me Ivan Rakitiqin dhe Yann Sommer. Ose gjeneratën e vitit ’91 me Xherdan Shaqirin dhe Taulantin, të cilin të gjithë e quajnë Tauli.

Kur Mogg flet për Taulantin, ai me përzemërsinë e tij tregon se i do lojtarët e tij. Dhe lojtarët si Taulanti ai i do veçanërisht – këtë lojtar që me ngulm punon për shansin e tij, i cili jeton nga angazhimi i ashpër, i cili kurrë s’dorëzohet. Mogg thotë: «Mënyra se si luan Tauli kërkohet. Ai është super».

Kur vëllezërit Xhaka erdhën te Concordia, Peter Knäbel ishte shef për juniorë në FCB. Ideja e tij ishte që trajnerët e U-15 dhe U-16 mund të bëjnë më shumë dhe t’i ushtrojnë edhe të rinjtë. Për këtë arsye Mogg merret tani e tutje me 13-vjeçarët dhe ai dëgjon se vëllezërit Xhaka janë «super». Concordia zemërohet për ikjen e talenteve, Baseli gëzohet, dhe Moggit i bie në sy së pari Graniti. «Ai qesh përherë, qesh edhe kur e driblon dikë». Ai sheh se Graniti ka diçka që të tjerët nuk e kanë, këtë e vëren po se po. Por ai nuk mund ta marrë me mend se Graniti që në moshën 18-vjeçare do të luajë në ekipin e parë: «Një ide e tillë s’më vjen menjëherë». Në këtë aspekt ai dallon nga trajnerët e tjerë, të cilët me qejf lavdërohen duke thënë se e kanë zbuluar këtë apo atë lojtar. Mendësia e tij është më modeste: «Një talent nuk duhet ta zbulosh. Ai zbulon veten. Dhe ata që vërtet bëhen të mirë e dinë përherë prej nga vijnë».

Graniti dhe Taulanti nuk e harrojnë këtë. Nëna kujdeset që ata të kryejnë detyrat shkollore. Graniti kujdeset për vëllain më të madh dhe nëna ia vendos çelësin e shtëpisë në qafë, kur dalin nga shtëpia. Ajo e di se atyre mund t’u besohet. Ai ndihmon në pastrimin e banesës, mban rregull në dhomën e tij dhe nganjëherë edhe në dhomën e Taulantit, sepse ai «është dembeli». Me sa duket kjo ka lënë gjurmë. Taulanti sot i kushton rëndësi rendi, pastërtisë, «kështu duhet të jetë».

Kur bashkohet me lojtarët e Kombëtares, atij nuk i duhet luksi, vendqëndrimi nuk duhet të jetë i stolisur me pesë yje. Por të fle në një shtrat të zhytur – kjo do ta neveriste. Në dhomën e tij në shtëpi nuk shihen rrobe të shpërndara andej-këndej, «nuk duhet të duket thua se ka rënë një bombë. Graniti nuk është aq i kujdesshëm në këtë drejtim». Sa i përket kësaj çështjeje perceptimi i të dyve dallon lehtë.

(Tages Anzeiger)

1 komente në “Xhaka kundër Xhakës: Femijë me fat!”

  1. Moisi Golemi says:

    Perkthim qypash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje