Asnjë lojtar i kombëtares nuk po agjëron

6 Qershor 2016, 21:02Sport TEMA

Sot ka filluar muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani dhe dihet se disa nga futbollistët e kombëtares agjërojnë dhe janë besimtarë të rregullt.

Nga disa njohës futbolli, kjo u konsiderua si një vështirësi shtesë në këtë kampionat, sidomos duke marrë shembull se ndeshja me Zvicrën është në kulm të agjërimit, në orën 15:00.

Mirëpo, i dërguari i Top Channel në Lannion, Endi Tufa, konfirmoi se asnjë prej lojtarëve nuk po agjëron, të paktën në ditën e parë, edhe pse duket se ka një marrëveshje që asnjë lojtarë të mos agjërojë për asnjë ditë.

“Stafi teknik nuk ka konfirmuar se ndonjëri prej lojtarëve ka filluar agjërimin në ditën e hënë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në vazhdim, por nga komunikimet që kam patur nuk do të ketë agjërues në mesin e lojtarëve të ekipit tonë”, njoftoi nga Lannioni, Endi Tufa.

Gjatë grumbullimit, mbrojtësi Mërgim Mavraj, nuk pranoi që të mbarte fanellë që reklamonin alkool, ndërsa pas këtij episodi filloi edhe diskutimi mbi agjërimin, por tani konfirmohet se as Mavraj nuk është duke agjëruar.

14 komente në “Asnjë lojtar i kombëtares nuk po agjëron”

  1. . says:

    jeni te marre qe jepni shkrime te tilla.mund te luash futboll me barku bosh!lat name o gazetare k..i.

    1. adi says:

      edhe arabi mavraj????
      apo kur eshte puna per leke islamiku ska parime????

  2. vflp says:

    Keta mezi kane fuqi te vrapojne kur jane te ngopur . Nqs dikush do te agjeroje te perjashtohet nga ekipi te gjobitet dhe te mos thirret me. Interesi kombetar eshte me i rendesishem se praktikat fetare te lojtareve.

    1. enter"" says:

      keta agjerimin do e perdorin si justifikim per humbjet,…..hahahahaha

    2. Wendy-B says:

      Te gjoret dhe barkun plot ta kene, kane genin e mbarum… Per te agjeru smunden, por po ben ndonje gol, jalla po e bene, do falenderojne anllahun ?
      Forca Albania!!

  3. rexha says:

    ne jem shqipetare, ramazanin e kan shpike arabete nuk kem as gje te perbashkete me arabet,prandaj nuk dije pse shtrojme kete pytje te pa kuptimte qe nuk e jona.

  4. Ky po qe ehste lajme… me ne fund ja kaluam arabeve, turqve, etj. Tashme na mbetet te presim mavraj e te tjere te falin namazin n fushe….

  5. Qam abu bin Alban says:

    allahu do ju denoje mor qafira ,do shikoni qe nuk do fitoni asnje ndeshje ,allahu ju shkatrofte .

  6. tfgs1 says:

    HARRAM HARRAM o te pabese,Allahi do tju denoi……………hahahaha!
    po si mer te pacipe hidhni poshte ADN dhe besimin tuaj arab….!!!!???
    Muhaxheri do te ”mendoj” per ju prodotes te Islamit………
    do te hani nja 15 gola e pastaj do te justifikoheni se mos qitja e sumes ne ajer na denoi!!!

  7. Drenicak says:

    Qe nga dje po vrej nje budallak mbarkombtar !
    Jane organizu muslimuta e katolik qe ta urojn muajin e shejt te ramazanit .
    Dihet qe Ramazani i lun bytht dhe kurr nuk eshte ne te njejtin muaj pra qe tane viti eshte i shejt.
    A ka ma idiotizem se kur katolikt ua urojn shqiptarve urime pushtimi otoman!!!!

  8. Klimax says:

    Sikur flitet per ndonje kampionat aziatik apo afrikan dhe jo europian!!!!!!!!!!!!

  9. Besimi Islam says:

    Ata qe e njohin jurispudencen Islame, e kane shume te qart se ata te cilet jane ne udhetim apo ndryshojn rezidenc per nje kohe te caktuar, mund ti shtyejn ditet e agjerimit. Apo mund te ushqejn me iftar te varfer te tjer, etj etj. Islami eshte shume i gjere dhe ka zgjidhjet per te gjitha situatat, boll qe te lexosh dhe te perdoresh mendjen. Kjo ka qene dhe fjala e pare e Zotit ne Kuranin famlart. “Lexo”. Nuk e filloj me beso apo agjero apo fal namaz, thjesht “Lexo”. Pasi te kesh lexuar e ke te qart se cfar vepron.

    Paqja qoft mbi ju.

  10. lelegu says:

    Po EVGJITET E PONTIT c’duan me kombetaren tone? Te merren me kombetaren e tyre ne Europian haha ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje