FOTOT/ Tjetër skandal seksual për Ryan Giggs

6 Qershor 2016, 13:35Sport TEMA
FOTOT/ Tjetër skandal seksual për Ryan Giggs

Ryan Giggs është përfshirë në një tjetër skandal seksual.

Legjenda e Mançester Junajtid ka përfunduar në ciklonin mediatik pasi përflitet për një xhiro prostitutash në hotelin që ai zotëron, bashkë me Gary Neville, ish-futbollistin e UTD.

Sipas të përditshmes britanike, “The Sun”, uellsiani ka përfunduar në “ciklon” për një xhiro prostitutash në brendësi të hotelit “Hotel football”, struktura prestigjoze prej 24 milionë stërlinash e lindur përballë “Old Trafford” pikërisht pasi dy legjendat e “Djajve të Kuq”, Giggs dhe Gary Neville e kishin kërkuar.

Tabloidi anglez, në fakt, konfirmon se një agjenci eskortesh (prostitutash) kanë vizituar dhe ushtruar profesionin në këtë hotel, me lejen e ish-mesfushorit.

Nuk është hera e parë që Giggs përflitet kështu. Uellsiani, vite më parë, u akuzua edhe për tradhëti ndaj bashkëshortes së tij  duke shkuar me një model, dhe më pas pas u zbulua se kishte bërë seks edhe me gruan e vëllait të tij Rhodri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje