“Modestia” e De Biazit: Për shqiptarët… unë jam Zoti!

5 Qershor 2016, 18:23Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, gjatë një reportazhi të gazetës zvicerane “Blick” në qytetin ku banon, Koneljano, ka treguar edhe se si trajtohet nga tifozët e kuqezinjve që pas kualifikimit në Europian.

I pyetur se pse i kishin dhënë shtetësinë shqiptare, De Biazi me humor tregoi se për shqiptarët, tashmë ai kishte kaluar kufijtë sportivë. “Për ta unë jam Zoti!”, ishte batuta e trajnerit 59 vjeçar.

“Kur unë ec në rrugët e Tiranës, njerëzit shpesh çuditen. Pasi në ditët e diktaturës, njerëzit e njohur nuk i shihnin në publik. Ata i shihnin vetëm në TV. Kur i kalon tronditja, ata vendosin dorën në zemër dhe thonë ‘Respekt’”, tregoi ai, ndërsa gazeta zvicerane u çudit se si në Koneljano, për të gjithë ai ishte thjesht Xhani, dhe nuk kishte një adhurim të njëjtë ndaj tij.

Gjatë reportazhit në ditën pushim të kombëtares, De Biazi ka shëtitur gazetarët zviceranë në vende të ndryshme të qytetit të tij, duke zbuluar se si suksesi shqiptar kishte filluar në një restorant. “Këtu kemi ngrënë darkë para ndeshjes me Danimarkën”, ishte shpjegimi i tij.

Pas xhiros në kalanë e qytetit dhe në vreshtat nga e cila prodhohej vera e famshëm e krahinës, ai u tregoi edhe shtëpinë e tij. “Këtu jam shefi! Kur gruaja ime nuk është në shtëpi”, tha De Biazi i cili në fund zbuloi edhe arsyen pse kombëtarja shqiptare do të qëndronte në Bretanjë gjatë Europianit. “Sepse nga aty vijnë Asteriks dhe Obeliks”, ishte batuta e shoqëruar me të qeshura nga tekniku i kuqezinjve.

9 komente në ““Modestia” e De Biazit: Për shqiptarët… unë jam Zoti!”

  1. Xhaja says:

    Te rrosh vete o Xhani , te te rroje kosherja se bleta te paska ikur

    1. Projekti says:

      iku bleta po la mjaltin…

  2. Antropologu says:

    Mire villa Zot mbase te duket vetja per momentin, po nos nuk del nga grupi kane per te kryqezuar dhe te gjitha arritjet kane per tu shumezuar me zor. Keshille nga nje Antropolog.

  3. Wear says:

    You are fucking Italian Kunt and nothing else, you will never be Albanians God. Prick. ..

  4. laveri says:

    Ketij Ganiut tone i paska hyre shume vetja ne qejf

  5. lelegu says:

    Debias, po nuk fituam as me Francen, kape topin vete, se me ate paraqitje me Ukrainen, veshtire se do dalim te nderum nga grupi.

  6. Alban says:

    Shume modest ku idjoti. Se çfare i duket vetja. Harron qe eshte i punesuar nga ne. Te bej punen e te mos mbushet me se duhet te justifikoj rrogen e majme qe i japin taksapaguesit shqiptare.

  7. Zgjohu SHqipo ! says:

    shiko te dalesh mire ne europian se pastaj te bejne shqiptaret te flasesh me vete o ganio,
    capito mihai ?!

  8. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ne menyre urgjente , xha Ganiu duhet te vizitohet ne nje psikolog ose psikiater.
    Ne gjendjen qe eshte e ka te pamundur te drejtoje skuadren shqiptare.
    Gjithe ky problem ka ardhur nga fryrja qe iu be tullumbaces se De biazit , dhe cfryrjes se saj vetem pak dite para fillimit te Evropianit.
    O Xha Gani , ti je nje trajner amator , qe u ndodh ne postin e duhur ne kohen e duhur.
    “E udhehoqe” Shqiperine drejt nje kualifikimi te pamerituar.
    Pas kesaj e shite kete “sukses te pamerituar” shume shtrenjte , fillimisht nga mediat shqiptare ,por me pas shume fuqishem nga mediat italiane , te cilat e ngriten ne qiell sikur kushedi se cfare meritash kishe.
    Kuadrin e plotesuan kyeministri Rama dhe Presidenti qe te mbushen me dekorata.
    Pas kesaj vershuan ofertat milioneshe drejt tij , federate itialiane gjitheashtu donte ta merrte.
    Dhe Ganiu u fry si gjel , dhe madje priste te vinin oferta te tjera qe te vendoste.
    Por ja , erdhen paraqitjet e dobeta te Shqiperise ne pothuajse te gjitha miqesoret pas kualifikimit.
    Dhe tullumbacja e Ganiut u shfry.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje