VIDEO/ Ali vs Foreman: “Beteja e Shekullit” që i dha famën ndërkombëtare Muhamed Ali

4 Qershor 2016, 11:27Sport TEMA

Ishte ndoshta evente më historik i boksit dhe vështirë se mund të ketë pasur një ndeshje me më shumë interes.

Në 30 tetorin e 1974 kampioni i pamposhtur i peshave të rënda George Foreman u ndesh me sfidantin Muhamed Ali.

Një ndeshje me 8 raunde ku Ali triumfoi në raundin e fundit duke rrëzuar me nokaut Foreman, kampionin e pamposhtur.

60 mijë persona ishin të pranishëm në “Stadiumin 20 Maji” në Kinshasa, Zaire sot Republika Demokratike e Kongos.

Nga shumë ekspertë të sportit ajo është cilësuar “Beteja e shekullit” dhe një eventi më i madh sportiv i shekullit të kaluar.

Në videon më poshtë është përmbledhja e kësaj beteje epike.

4 komente në “VIDEO/ Ali vs Foreman: “Beteja e Shekullit” që i dha famën ndërkombëtare Muhamed Ali”

  1. rob i zotit says:

    ne ate kohe quhej Cassius Marcellus Clay, Jr

  2. iliri says:

    Unë e di që ndeshjet e boksit kan qenë me 15 raunde dhe jo me 8, më vonë u bonë me 12. Nejse ju jeni gazetarë dhe dini më shumë.

  3. maximus says:

    po ç’lesh beteja e shekullit, ALI gjithe kohes ishte i mbeshtetur pas litareve, me regullat e sotme , ai do te ishte rezuar qe ne raundin e pare.

  4. The Champion says:

    Kemi qen femije te vegjel , e prisnin ndeshjen qe trasmetohej ne ora 2-mbas mesnate ,
    i luteshim babait te dy vllezrit qe te rrinim ta shifnim edhe ne .
    Forman ishte bisha e vertet e kohes ,vertet i pamposhtur ,
    qe injoroj jo vetem Xhon Frezerin qysh ne raundet e para ,
    Frezerin nji nga boxieret me te hidhur me te majten e tij vdekjeprurese ,
    qe kishte fitu disaher me Clay-n dhe ishte bere t’merri Clay-t ne ate kohe .
    Clay ishte i madhe shume, si boxier dhe njeri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje