Zvicra i hedh benzinë zjarrit: Veselin e çoi Cana në Kombëtare

3 Qershor 2016, 13:41Sport TEMA

Gazeta zvicerane “Blick” është munduar të pikturojë një tablo negative për ambientin brenda kombëtares shqiptare të futbollit. Sipas të përditshmes zvicerane, brenda grupit kuqezi kanë filluar të shpërthejnë pakënaqësi që kanë lidhje me intriga, falë të cilave, jashtë listës mbeti Berat Gjimshiti, ndërsa u përfshi Frederik Veseli.

“Blick” shkruan se gjithçka ka ndryshuar falë ndikimit të Agim Canës. Sipas gazetës, babai i Lorik Canës ka bërë maksimumin që të përfshihet në skuadër futbollisti i cili ka qenë pjesë e Lozanës në të kaluarën, ashtu si kapiteni i kuqezinjve. I humburi në këtë rast ishte Gjimshiti, i cili u la jashtë edhe kundër dëshirës së Xhani De Biazit.

Por vetë trajneri ka përgënjeshtruar këtë shpikje të zviceranëve. “Kjo është sikur të gjykosh një shishe verë falë asaj që ke provuar në fuçi, pa e hedhur në shishe. Jo, jo, ky pretendim është i pakuptimtë”, tha trajneri i Shqipërisë.

2 komente në “Zvicra i hedh benzinë zjarrit: Veselin e çoi Cana në Kombëtare”

  1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Aty ku ka ze nuk eshte pa gje –thote nje fjale e urte shqiptare.
    Tashme loja e De Biazit me 4 lojtaret e perjashtuar eshte kuptuar , por 1 fije dyshimi ishte per Xhimshitin , arsyeja e largimit te te cilit ishte e ndryshme nga 3 te tjeret.
    Rashica , Rrahmani dhe Shala kishin nje arsye te perbashket : Nuk kishin luajtur pothuajse fare me Shqiperine dhe kontributi I tyre ne kualifikim ishte minimal.
    Lind pyetja : Pse I grumbulloi keta ne 27-she Ganiu ? Mendoj se kishte nje arsye te thjeshte : Qe ta kishte me te lehte per veten e vet kur ti hiqte . Nese do kishte thirrur Salihin , apo Mehen apo ndonje tjeter , do kishte problem se duhet te gjente nje arsye te forte per te justifikuar perjashtimin nga grupi. Kurse me keta e kishte te lehte : Nuk keni luajtur shume me Shqiperine. Vetem se loja ketu eshte se perse I mori ne 27 , a thua se vetem me ca dite stervitje dhe me miqesore pa vlere , do te rritej kontributi I tyre ???!!!!
    Ne kete llogjike dhe loje , pershtatej shume mire edhe Veseli , dhe ai duhej te largohej me keta te tre per te njejten arsye.
    Si duket arsye te tjera qe mund te perputhen me keto qe shkruan ky artikull , kane detyruar De Biazin te largoje Xhimshitin , megjithese ai kontribuoi ne ndeshjet e fundit. dhe si arsye u detyrua te thoshte : Ka 1 vit pa luajtur. Po mire more Xha Gani , po pse e grumbullove edhe kete ? A mos do plotesonte minutat me ca dite stervitje dhe me nje miqesore pa vlere si ajo me Katarin ?
    Ngado qe ta kthesh , kjo loja e largimeve te 4 futbollisteve bie ere.
    Si duket freret e kombetares nuk I ka vetem Ganiu , nje pjese e ka Duka & Company , dhe nje pjese keta “menaxheret ” e padukshem.
    Babai I Canes me mire te shohe djalin e tij , qe eshte pergjegjes kryesor per 2 humbjet ne Elbasan me Portugaline dhe Serbine ( I ka pranuar edhe vete ) , si edhe per mbrojtjen skandaloze me Austrine ku beri nje loje femijesh me Mavrajn.

  2. Niku says:

    Per mendimin tim cana eshte me koti aty ne ate grup. Te pakten cana qysh se hiku nga olimpic marseja mori fund. Erdhi ne angli zero me 3ylla. Shkoj ne turqi zero me 2ylla shkoj tek interi zero me me 1 yll . Eshte tek nantes zero pa yll. Eshte tek kombetarja zero me zero. Pastaj ky shet edhe ndeshjet . Sa here ne pikat kyce do te marrin karton ose do te shkaktojn penallti. U kujtohet rasti i fundit me mavraj qe i tha leje topin . Ai eshte me tradhetari tek kombetarja. Me besoni. Ketij njeriu i heq kapelen persa kohe luajti tek marseja por mbas marsejes cana nuk egziston me. Nese ju kujtohet i ati canes u denua edhe ne france per mashtrim lekesh ose me sakte vjedhje lekesh me shitblerjen e canes . Pra kto bejne kurrupsion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje