Shqipëria është një prej debutueseve në Euro 2016 dhe një prej skuadrave më pak të kuotuara, por në Francë, kuqezinjtë do ta shesin shtrenjtë “lëkurën”.
Ky është edhe opinioni i prestigjozes ESPN, që theksonte se pavarësisht koeficientit 500 që Kombëtarja ka për ta fituar turneun dhe gjasat që kjo të ndodhë janë minimale, e sigurt është që përpara se vera të përfundojë, Shqipëria mund të shkaktojë një, apo edhe dy surpriza.
Megjithë golin e pësuar pas vetëm 56 sekondave lojë në miqësoren ndaj Katarit, sipas ESPN skuadra e drejtuar nga Gianni de Biasi ka potencialin që të tronditë evenimentin më të rëndësishëm europian.
Një përfundim logjik, pas surprizave që Shqipëria ka shkaktuar në rrugën e saj drejt Euro 2016. Nga fitorja e vitit 2014 në Portugali, për të vazhduar me Francën në vitin 2015. Vendi i dytë në Grupin I kualifikues dhe bileta direkte për në turneun në Francë ishin rezultat i një ecurie fantastike.
Me paraqitje të tilla, nuk duket e pamundur që në finalet e turneut kuqezinjtë të regjistrojnë një fitore, e cila mund ti ndihmonte të kualifikoheshin nga faza e grupeve. Përveç lojës fizike dhe mbrojtjes së fort, ESPN e vlerëson Kombëtaren edhe për aspektin psikologjik. Një skuadër që nuk dorëzohet kurrë. Ashtu si në miqësoren me Gjeorgjinë kur në tre minutat e fundit të lojës ishte në disavantazhin e dy golave dhe arriti të barazonte 2-2, apo në testin e muajit Mars, ku edhe pse Austria kryesonte 2-0 pas 13 minutave lojë, Shqipëria mbeti e përqendruar dhe rihapi ndeshjen.
Megjithë problemin e golave të shpejt të pësuar, Shqipëria nuk mund të quhet jashtë garës. Duke u kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian, kuqezinjtë mahnitën botën. Dhe askush nuk ka guximin të marrë përsipër rrezikun që të mendojë se të besuarit e De Biasit do të thyhen lehtë./ SS
– Futbolli prandaj eshte I bukur sepse mund te ndodhe ajo qe nuk pritet. Ne 2004 , askush nuk e kuotonte Greqine per kampion evrope , por ia doli , por sigurisht ishte nje shfaqje e shemtuar anti-futbolli qe la shije te hidhur.
Edhe ne Shqiperi ndoshta ka shume tifoze te “statistikave futbollistike” te cilet mjafton te shohin nje rezultat te mire pavaresisht se si eshte arritur ai.
Ka edhe raste kur edhe pse me nje kualifikim te pamerituar , mund te behen cudira ne Evropian.
Shembulli tipik eshte ai I Danimarkes ne kampionatin Eropian 1992 qe u kaulifikua ne Evropian pa merite , thjesht sepse u perjashtua Jugosllavia e asaj kohe. Por me pas arriti te fitonte evropianin me lojera dhe fitore te shkelqyera.
A mund te beje Shqiperia ate qe beri Greqia apo Danimarka , ne mos per ta fituar kampionatin te pakten per te kapercyer ndonje shkalle ?
Personalisht mendoj se eshte e veshtire.
Te pakten nga miqesoret e fundit , qe per cudi artikulli I ESPN I quan pozitive.
Per mendimin tim , mbrojtja e Shqiperise po kalon nje krize te madhe , qe u shfaq qe me ndeshjen me Gjeorgjine ne Tirane , dhe vazhdoi me paraqitjen skandaloze me Austrine dhe u be qesharake ne golin pas 59 sekondave me Katarin.
Dhe mos harroni se mbrojtja eshte reparti ku Shqiperia e perqendron me shume lojen. Si perfundim Shqiperia nuk e ben dot ate qe beri Greqia ne 2004 , sepse ajo skuader kishte nje mbrojtje te hekurt .
Persa I perket repartit te sulmit , nuk besoj se ka ndonje shkendije positive. Ne eleminatoret e fundit , duke perjashtuar ndeshjen e fundit me Armenine , u shenuan vetem 4 gola , dhe te gjithe nga futbolliste te ndryshem. Edhe loja sulmuese eshte shume e vaket. Po te shohesh pothuajse ne cdo ndeshje ka shume pak sulme. si rrjedhim harrojeni qe Shqiperia mund te beje ate qe beri Danimarka me 1992.
Megjithate lojtaret shqiptare duhet te perpiqen qe ta rregullojne kete imazh jo pozitiv qe kane krijuar sidomos me ndeshjet e fundit.
Te shohim sot me Ukrainen , nese do te japin ndonje shkendije ndryshimi.