Shqipëria është një nga kombëtaret që ka shpenzuar një shifër të majme sa i përket akomodimit në Francë
Kombëtarja shqiptarë ka zgjedhur të qëndrojnë në hotel “Agapa” në Pero-Guiro, që ndodhet në veri-perëndim të Francës. Ndërkohë, pak kilometra larg është edhe qendra stërvitore ku do të stërviten kuqezinjtë, “Stad Zhan-Ive Lë Zhano”.
Në fakt, edhe pse ka fjalën “stadium” në emërtimin e saj, bëhet fjalë thjesht për një fushë me parametra optimale, por nuk ka një kapacitet me stola për të dhënë impaktin e një impiani tipik
Gjithsesi, për akomodimin në hotel është paguar një shifër prej 190 paund dhoma çdo natë (245 euro). Hoteli ka gjithsej 45 dhoma, dy prej të cilave superiore dhe njëra me tarracë.
Me këtë nivel pagese, FSHF-ja renditet në vendin e 12-të, sa u përket të gjitha përzgjedhjeve që kanë bërë federatat e skuadrave pjesëmarrëse në Europian, shkruan Panorama Sport.
Vetëm dy prej tyre nuk është arritur t’iu bëhet e ditur shifra nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, Franca dhe Portugalia.
Ekipi përfaqësues që do të akomodohet në hotelin më të shtrenjtë do të jetë Anglia, ku do të paguhen plot 500 funte nata (646 euro) për një dhomë.
Befason Hungaria, që vjen e dyta, me një përzgjedhje prej 469 paund (606 euro). Ndërkohë, skuadra që është kursyer më tepër financiarisht ka qenë Zvicra.
Ata do të paguajë vetëm 86 paund natën (112 euro)në hoteli ku do të qëndrojnë në Francë, por që në afërsi kanë një terren sportiv modern.
Kjo është lista e Kombëtareve dhe çmimet që do të paguajnë ato për akomodim
1. Anglia (Chantilly) – 645 € për një natë
2. Hungaria (Tourrettes) – 610 € për një natë
3. Gjermania (Evian-les-Bains) – 520 € për një natë
4. Rumania (Orry-la-Ville) – 355 € për një natë
5. Islanda (Annecy-le-Vieux) – 335 € për një natë
6. Rusia (Croissy-Sur-Seine-Ruel-Malmaison) – 320 € për një natë
7. Irlanda e Verit (Saint-Georges-de-Reneins) – 275 € për një natë
8. Irlanda (Versailles) – 272 € për një natë
9. Kroacia (Coeur Cote Fleurie / Deauville) – 270 € për një natë
10. Turqi (Saint-Cyr-Sur-Mer) – 265 € për një natë
11. Spanja (Saint Martin-de-Ré) – 250 euro për një natë
12. Shqipëria (Perros-Guirec) – 245 € për një natë
13. Suedia (Saint Nazaire / Prnichet) – 235 € për një natë
14. Sllovakia (Vichy) – 200 euro në natë
15. Polonia (La Baule) – 195 € për një natë
16. Austria (Mallemort) – 185 € për një natë
17. Uellsi (Dinard) – 170 € për një natë
18. Ukraina (Aix-en-Provenze) – 170 € për një natë
19. Republika Çeke (Tours) – 152 euro për një natë
20. Belgjika (Bordeaux) – 152 € për një natë
21. Italia (Grammont / Montpellier) – 140 € për një natë
22. Zvicra (Montpellier / Juvignac) – 112 € për një natë
23. Portugala (Linass-Marcoussis) – ende i pazbuluar çmimi
24. Franca (Clairefontaine) – ende i pazbuluar çmimi
Normale, leket e taksapaguesve shqiptare. Keshtu eshte kur ne krye te FSHF-se eshte nje derr mafioz si Duka..
Po ne historikisht jemi dhi e zgjebosur e bishtin perpjete
Ja pra kundershtari yne zvicrra. Ka pare ambjentin sportiv dhe jo dyshekun. Normale se atje per futboll do te shkojne se sa per dyshek te dhjesin dyshekun francez ato. Per dyshek rrishin ne zvicerr. Kurse kto femrat tona kujtojn se jane tu shkue holiday.