Fanellat false të kombëtares, FSHF humbet 1.3 milionë euro

3 Qershor 2016, 20:33Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit e nis me humbje Europianin e Francës, ende pa luajtur ndeshjen e parë në këtë aktivitet.

Bëhet fjalë për humbje financiare, ku kostove të përgatitjeve në Austri e Itali, si dhe të akomodimit në “Piros Girek”, u është shtuar së fundmi edhe dëmi ekonomik që vjen nga tregu shqiptar.

“Kemi një shqetësim shumë të madh që vjen nga tregu ynë. Bëhet fjalë për produktin më të kërkuar në këtë moment, shitjen e bluzave të falsifikuara të kombëtares me çmim më të lirë. Vlera ekonomike e dëmit të shkaktuar shkon 1.3 mln euro”, tha Gazmend Malo, drejtori i Marketingut në FSHF.

Sipas drejtorit Malo, Federata, në bashkëpunim me institucionet shqiptare, ka marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar hyrjen në Shqipëri dhe më pas sekuestrimin e mallrave të falsifikuar të kombëtares shqiptare, që janë në tregun tonë.

4 komente në “Fanellat false të kombëtares, FSHF humbet 1.3 milionë euro”

  1. arbans says:

    Po pse kane luajtur mendsh njerezit te blejne fanellen e ketyre 105 dollare? Kokrrat e debilave te FSHF qe kujtojne se shqiptaret jane sheike qe hedhin parata nga dritarja.

  2. Roland says:

    Po 80 euro , per bluze , ku ti gjejme , pa mire??!!

  3. Nike says:

    mir ja bëjn. Kta dun qiqra n’hell dhe pastaj ankohen. 110000 lek fanella e kombtares. As fanella e Brazilit që ësht 5 her kampjon bote dhe prodhim i firmës nike, nuk kushton aq shum.

  4. enter"" says:

    Mire tju behet, tju dalin prej hundesh pislliqet qe beni me cmimet e biletave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje