VIDEO/ Rama viziton kombëtaren në Bergamo përpara nisjes në Francë

6 Qershor 2016, 09:08Sport TEMA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar mbrëmë ekipin kombëtar që gjendet në rezidencën e vet në Bergamo, në hotel “Winter Garden”.

Ai është takuar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, trajnerin Giovanni De Biasi dhe drejtues të tjerë të skuadrës. Ai u informua për përgatitjet e ekipit dhe shprehu dëshirën për një takim me të gjithë futbollistët  para nisjes për në Francë.

Në hotelin “Winter Garden” sot do të organizohet një takim mes ekipit kombëtar dhe kryeministrit Edi Rama, në orën 09.00. Menjëherë pas këtij takimi, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të niset në aeroportin e Bergamos.

6 komente në “VIDEO/ Rama viziton kombëtaren në Bergamo përpara nisjes në Francë”

  1. Koqo says:

    Me paret e veta i vizitoi ne Itali, apo me te Dukes?

    1. Kevin says:

      Me paret e kryepeskopit Anastas

  2. albani says:

    Giovani eshte emri i tranjerit tone apo Giani?

  3. Kostandin says:

    Tamam mesazh per ti çuar drejt humbjes me “koken lart” ju ke dhene o Kryeminister!?
    Po çfare dreqin doni ju “udheheqesit” e ti veçanerisht qe e kini bere zakon te “çfaqeni” e ti bezdisni futbollistet e shkrete, qe patjeter ndjejne shume trysni psikologjike mbi vete?!
    Doni te merrni edhe ate lavdi qe nuk ju takon? Duke shpikur edhe kete “lavdine e humbjes”.
    Mire do te ishte mos shkonit as ne stadium per ti pare kur do te ndeshen, se jeni ters!!!

  4. lelegu says:

    Rama i ka sjelle gjithmone ters kombetares, e ka thene dhe vete. E tani, shkon t’ua sjelli tersin edhe ne Kampionat!!!

  5. Pelasgian says:

    Mossssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssss …..nese deri dje e kisha 1% shprese so do e merrnim te pakten nje pike tani edhe ajo 1% u zhduk

    i shkoi terrslliu i gjate …..fat i zi o fat i zi qe sna u ndave asnjehere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje