8 policë shqiptarë, pjesë e Sigurisë të “Francë 2016”

6 Qershor 2016, 11:19Sport TEMA
8 policë shqiptarë, pjesë e Sigurisë të

8 oficerë të policisë shqiptare nisen sot drejt Francës, si pjesë e masave të sigurisë të Kombëtares së futbollit dhe tifozëve kuqezi.

TemA ka mësuar se grupi kryesohet nga Drejtori i Forcës Lëvizëse Operacionale (FLO) Niko Brahimaj dhe ka në përbërje oficerë të INTERPOL, specialistë të rendit dhe të forcave RENEA.

Trupa e policisë shqiptare do të ndihmojë për sigurinë jo vetëm të Kombëtares së futbollit, por edhe të grupimeve të tifozëve, duke shkëmbyer informacion me policitë partnere për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Angazhimi i forcave policore shqiptare është parashikuar 18 ditë, por nëse Kombëtarja arrin rezultate pozitive duke kaluar fazën në grupe, atëherë do të shtyhet qëndrimi në Francë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje