Në takimin e kombëtares me Kryeministrin Edi Rama, të zhvilluar në “Wintergarten Hotel”, Bergamo të Italisë, sot në mëngjes, ka folur edhe kreu i ekzekutivit shqiptar, që u ka uruar rrugë të mbarë për në Francë kuqezinjve, si dhe ka kërkuar prej tyre të mos kontraktohen kurrsesi nga emocionet, por ta shijojnë në maksimum këtë moment unik në karrierë. Ai u ka kujtuar djemve të kombëtares se nuk përfaqësojnë thjesht Shqipërinë, si shtet, por mbarë kombin shqiptar.
“Unë erdha për t’u përshëndetur dhe uruar rrugë të mbarë, kampionat të mbarë dhe mbi të gjitha t’ju them se kemi një avantazh si skuadër, që objektivin maksimal e kemi arritur. Kështu, jam ‘ bindur se Gianni do ta thotë më mirë se unë, që presionin le ta mbajnë të tjerët. Arritja në finalet e “Euro 2016” është fitore e kampionatit. Duke qenë skuadër që luajmë për herë të parë, që nuk shihet si protagoniste, që nuk e ka presionin si kundërshtarët, kemi mundësinë të bëjmë më të mirën. Jepni në fushë gjithçka që keni. Pastaj, ju e dini më mirë se unë dhe të tjerët se mbi të gjitha ka rëndësi dhënia e shpirtit në fushë. Ju nuk përfaqësoni thjesht dhe vetëm Shqipërinë, por gjithë kombin, Shqipërinë, Kosovën, gjithë trojet ku banojnë shqiptarët.
Përfaqësoni faktikisht ëndrrën e shqiptarëve për sukses, për të qenë të barabartë dhe me dinjitet mes të tjerëve, me kapacitet për të dhënë më të mirën. Në fund të fundit përfaqësoni një komb, që e keni integruar ju, përpara gjithë ne të tjerëve, në Bashkimin Europian. Besoj se duhet t’ju shërbejnë të gjitha këto të vërteta, që të hyni në fushë me emocione pozitive, pa kontraktuar veten se mund të humbisni. Fakti që flamujt dhe zemrat e shqiptarëve janë rreth e rrotull jush në këtë kompeticion, është domethënia se e keni dhënë maksimumin. Po flisnim me Giannin dhe Armandon. Unë jam tifoz i hershëm i Italisë, por tani kemi skuadrën tonë në finalet e Europianit, ndaj kemi kë të mbështesim. Miqësoret mund të dalin si të duan, por në ndeshjet zyrtare është krejt tjetër.
Ndeshja me Ukrainën tregoi se mund të luajmë si të barabartë me të gjithë. Ajo humbje mund të shërbejë për të nxjerrë mësime, meqë ishte në kuadrin e përgatitjeve. Unë ju uroj çdo të mirë. Berisha, mos pëso gola, pastaj të tjerat rregullohen. E kam pasur të domosdoshme ta dua një Berishë. Shqyqyr që më dole ti. Të gjithëve ju përshëndes, sepse jeni djema fantastikë dhe do të bëni një kampionat fantastik. Pastaj, rezultatet le të vijnë si të jenë. Sot është dita më e bukur, sepse është maksimumi juaj. Më e rëndësishmja është të jesh pjesë e finaleve të Europianit, ndaj gëzojeni maksimalisht këtë moment karriere tuajën.
Eshtë një moment që do ta kujtoni shumë gjatë, ndaj merrni maksimumin, me qetësi të plotë. Sa më të qetë të jeni, aq më shumë shanse do të keni. E përgëzova presidentin për kostumin, kështu që nga ana estetike mund të konkuroni këdo. Sidomos me “Lokun”, që e keni top-model këtu, jeni në rregull. Sa më shumë pasion, me qetësinë më të madhe. Do të vij në ndeshjen e parë, ndaj Zvicrës. Jam absolutisht i bindur se do të jetë një eksperiencë fantastike. Merrini maksimumin, sepse është kulmi i karrierës të jesh pjesë e kombëtares, aq më shumë në finalet e një Kampionati Europian.”
Mos shko ne ndeshje o Kryeminister, se kur shkojne “udheheqesit” i shkon ters skuadres!
Shume e vlefshme kjo “lavdia e humbjes” qe po ju derdellis lojtareve, ne fakt po te shohesh fotot duket qe krejt te perhumbur po mendojne mes vedi “po ky çfare po na thote or ti shoq?!”
po ky pse ju ben mbledhje ketyre
me federate e me trainer e me lojtare.
apo ju tregon skemat e reja?????
a e ka aftesine te beje 1 gje te vetme normale si gjithe bota ky apo jo?????
Shum bukur ka folur Edi
Urime Kombetares
Ne e kemi kryeministrin pak manget nga trute e kokes. Javen qe shkoi nga 7 dite vetem nje dite e kaloi ne Shqiperi.
Po foto me te mjera se keto nuk kam pare ndonjehere.
Per kokcepi-n;
Nga shkarravitja yte shifet se sa kokcep je or i mjere,po kush eshte ai qe nuk i do me te miren kombit te vet dhe kombetares,nga shkarravitja yte shifet se pos sali berishes paska edhe nje si puna yte,ne france ka edhe kombetare tjera mundesh te shkosh edhe ti dhe ben tifo,i ke ruset pasi ksaj radhe serbet nuk arriten te te gezojne as ty as sali berishen,rrace e flliqt.
Te lumte Zoti kryeminister shum i domosdoshem komunikimi dhe mbeshtetja emocionale per te cilen kan shum nevoj, se vertet jan shum te ngarkuar emocionalisht(dhe ne njefar menyret nuk kan faj sepse nga ana psikologjike nuk jan ne nivelin e duhur djemat tane)FORCA SHQIPRI dhe um do jem ne stadium , Lione stade des lumieres, kunder Rumanis
Njeriu i lig nuk ndryshon ne asnje rast. keshtu mund t’i quaja kokcepi dhe Kostandin, si kane erin njeri koke me cepa tjetri “Kostandin te ardhte gjeme”
Po çpate o Qazimo, qe edhe “mallkon” zotrote!
(Megjithse mallkim legjendash i joti, gati gati po te falenderoj qe me krahasove me Kostandinin e legjendes).
I lig eshte ai qe i uron gjemen tjetrit, ndaj une te uroj te mos te te vije asnje gjeme.
Pse e shikon boten bardh e zi o Qaze, me njerez ose te mire ose te liq, rruge te mesme nuk ka? Apo mos je gje Juventin?
Po futbolli eshte loje me top e jo rast per te bere mbledhje “politiko-patriotike”.
Vetem ky i joni e Renzi shkojne te takojne skuadrat..Po te pakten Italia nuk ka vetem futbollin, kurse EdRama duket sikur vetem me punen e futbollit merret…
I mbaroi te tjerat e kjo i mbeti…
Mos ka vene ndonje bast ore? Di gje ti?
Hallall Edo je 1shi
Bravo Edi, kryeminister modern
Te lumt o krietar
Duhej te ishe bere krietar FShF-je, jo krieminister……
O Kostandin,Adi lhe Kokeqep:
O ju te mjere ,o ju brekedhjere.
Jenni me pare Bekimin per ata Djem!
Se nuk jane te Edit,por te Shqipes,
Qe obi Krenat e Shqipetareve shone the vjen!
Behuni njehere Njerez o te mjere
Jo te kakarrisni si Pula edhe kur nuk ben Veze.
ndonse kalofshi nje Muaj te lehte ne kete Ramazan
Ju bashke me Sali,Lul edhe Nishane.
“O sa mire me kene Shqiptare”!…
o kuqo i zi
pse merkeli nuk e do gjermanine apo ai hollandezi i frances francen psh ,qe nuk ju bejne nga 2 ore mbledhje lojtareve qe te dalin ne fotografi e te duket patriote? ?????
o shoku mungesa e inteligjences eshte e pakurushme sado te perpiqesh.
ju ofendoni dhe inteligjencen e majmunit e jo me te 1 njeriu normal.
kushi paguan parrat qe bredh ky drogaxhiu nga nje shtet ne tjetren. sa here behet su net ne kosove ketij i iken mendja.
kishe kohe pa dal ti zorraqis ……si po ja kalon atje ne irlande ….te q….het ndonje cike bitha ???
e ke gjetur hamshorin per dokumenta ?
Nuk kam pare ndonje kryetar Partie apo Kryeminister ne bote te merret me Futbollin. Vetem kryekari yne bredh fasade me fasade me pinello ne dore per te zhgarravitur dhe zbavitur budallenjte, te cileve ju duken art zhgarravinat e ketij gjysmaku mashtrues.
Shume bukur ka folur Edi Rama; Ky ekip po e ben fakt bashkimin kombetar. ishte e domosdoshme qe kryeministri i Shqiperise, ish sportist, te takoje dhe flase me anetaret e kombetares sone. Qofte i nderuar ai dhe suksese kombetares. Edhe po doli e fundit, nuk na prish shume pune. kryesorja u arrit: Jemi ne Europian.
Me Edin Kryeminister prekem per here te pare ne historine e futbollit shqiptar porten e Europianit.
Me Edin Kryeminister,qe e njeh ne vete te pare pasionin e lojtarit-fitues,futbolli yne do te njehe suksese edhe me te mira,,,,per gezimin e shqiptareve.,,,,ketu perjashtoj kokcepshat dhe kokqypet.
Une nuk jam dembel, unë jam vetëm shumë i motivuar nga padituria, për të mos bërë asgjë.
Prandaj jam ketu prane jush. As une e as Gianni nuk hame pyke fare. Po qe se beni ju gje, atehere jeni komplet koqe
(Nga fjalimi i Rame Trubetonit me futbollistet ne Bergamo)
Genti : Me sa duket ti nuk ke pare as futboll…
Po pse lehni o zemerzinj? Kryeministri i ka bere nje urim Kombetares ne emer te gjithe shqiptareve , edhe tonin ,se ne nuk kemi mundesi ti pershendesim . Nje fjale realiste e inkurajuese . Lerini ligesite dhe perjetoni emocionet e ketij kampionati evropian , ku per here te pare jemi dhe ne. Ndeshja me Ukrainen vertetoi qe suksesi yne me i madh ishte kualifikimi . Vereni shpirtin ne paqe dhe behuni nje here shqiptare pa marrosjen e politikes.
Genti ka te drejte. Ky sharlatan kryeminister nuk u votua te na bej trajnerin e futbollit, por te qeverise Shqiperine. Shqiperia eshte pa buke, dhe keqeverisja dhe korrupsioni kane arritur majat. Investimet po zhduken nga dita ne dite, dhe taksat qe jane shtuar jane bere te padurueshme. Shteti eshte privatizuar, dhe po qeveris mafja dhe kriminelet te ciet kane ndonje kacidhe qe te mbushin xhepin e ketij Palacoje kryeminister.
eshte nje rast i mire per me i be grusht shteti meqenese kalon me shum koh jasht se brenda shqiperis
SAnjerez inatçor dhe injorant ka tek ne mer zot po çfar keni me kryeministrin o njerez ai i dha kurajo asgje me shum shteti esht si familja babai kryetari nena sekretarja per çdo rast ju kush ju jep kurajo komshiu jeni te çudiçem ai esht babai kombit per momentin se jarin e vuri salushi kte e zgjodhen SHQIPTARET lat nam vetem te shani dini suksese komtares ton dhe respekte kryeministrit esht qytzetar ka qen vet sportist nuk esht kafsh.
Zoti Kryeminister!
E ma men cfare na bone , para dhe gjate neshjes me serbine ne Shqipri !
Skuadra e trembur , Tifozat e tredhur, qe ti tregonim botes qe jemi ” te qyteteruar” , a thua se ishte faji jone per ate qe bone kafshet ne Beograd .
Rezultati , hongrem dy petlla.
Pallosh! Larg duart nga Kombtarja!
Ky na sjell ters ne.