Në shtator, taksa e re e apartamenteve dhe trojeve

12 Qershor 2016, 13:40Ekonomia TEMA

Qeveria do të ketë gati në shtator ligjin me formulën e llogaritjes për taksën e re të pronës. Pas kërkesave të vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për futjen e taksës së re për pasurinë e paluajtshme sipas vlerës së tregut, qeveria në letrën dërguar Fondit pranon se në muajin shtator do të ketë gati ligjin me formulën e re të taksës së pronës.

Me futjen e taksës së re të pronës e bazuar te kadastra fiskale, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të ketë rritje të të ardhurave, pasi metoda e llogaritjes do të ndryshojë. Aktualisht të ardhurat nga taksa e pronës zënë 1 për qind të GDP­së, por sipas Fondit, në vendet e tjera të rajonit ato zënë 6 për qind të GDP-­së. Kërkesa e Fondit përsëritet edhe në raportin e publikuar këtë muaj.

“Autoritetet shqiptare duhet të përshpejtojnë punën për të përfunduar kadastrën fiskale për vlerësimin e taksës së duhur për çdo pasuri të paluajtshme. Në këtë drejtim ata duhet të fillojnë hartimin e metodologjisë dhe formulës së vlerësimit”, thuhet në raport.

Në zbatim të detyrimeve që qeveria ka me Fondin Monetar, ka siguruar ndërkombëtarët se do të ndryshojë sistemin e taksimit të pronës. Ndryshimet do të sjellin metodën e llogaritjes së taksës, të cilën qeveria do ta ketë gati në shtator të 2016-­s. “Si hap i parë kemi në plan për të futur një kadastër fiskale për të vlerësuar tatimin për çdo pronë deri në fund të 2016­-s. Paralelisht do të hartojmë ligjin me metodologjinë dhe formulën e vlerë­ simit deri në fund të shtatorit të 2016­s”, thuhet në letrën e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, dërguar Fondit Monetar.

Llogaria

Me formulën e re të llogaritjes vlera reale e apartamenteve në treg është ajo që do të merret si bazë për taksimin. Sistemi i ri tatimor do të bazohet në regjistrimin elektronik të të gjitha llojeve të pasurive të paluajtshme në vend nëpërmjet kadastrës fiskale. Kadastra do të jetë e detajuar dhe do të përfshijë jo vetëm pronarët, por edhe të dhënat e sakta të pronës.

Taksa do të jetë një përqindje e caktuar e vlerës reale të pronës, qoftë kjo apartament apo truall. Në vitin 2013, Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport të titulluar “Taksimi i pasurive të paluajtshme, potenciali i të ardhurave dhe sfidat e implementimit”.

Në këtë raport sillen disa eksperienca se si e kanë aplikuar këtë taksim vende të ndryshme të botës. Mes atyre që kanë marrë nisma së fundmi janë edhe Kroacia dhe Serbia. Përqindja që përcaktohet për t’u vjelë mund të ndryshojë, por zakonisht për banesat qëndron gjithmonë në 0.11 për qind, raporton Panorama. Çdo vit mbi këtë vlerë mund të aplikohet një rritje në bazë të inflacionit ose mund të lihet e ngrirë dhe të ndryshojë çdo 3 apo 5 vjet. Qeveritë mund të gjykojnë edhe zbatimin e taksës progresive.

Gjithsesi, formula që zgjedh një qeveri për ta aplikuar, sipas raportit të FMN­-së, varet shumë nga situata në të cilën ndodhet vendi, niveli i formalizimit të pronës që nga mbyllja e proceseve të legalizimeve dhe problemit të mbivendosjes së pronave.

8 komente në “Në shtator, taksa e re e apartamenteve dhe trojeve”

  1. anna says:

    cna flet per taksa kur gjith ai parlament ska vene akoma nj ligj per njerezit thjesht ce jan akoma skllever per 5 mij lek dita don taksa ky shtet ky mut thuaj me mire

    1. Edkari says:

      Ja ka kerkuar FMN..
      PORDHET E MEDHA SHQYEJNE BREKET E REJA.
      po e varferoni aq shume kete popull sa qe nuk ka se cte humbase me
      po vetem mund te fitoje me revolucionin demokratit dhe me denimet
      qe duhet te marrin keta bastarde te rilindjes socialiste.
      Populli duhet te ngrihet ne kembe dhe ti thote NDAL kesaj monstre
      qe quhet Rilindje Socialiste.

  2. Siguria says:

    Rritini te gjitha thelle e me thelle na e fusni se mireqenia eshte ngritur.

  3. Tironsi says:

    Na e ka tyene FMN-ja thone idiotet, dhe na duhet ta ngeme nga 1 ne 6 perqind te GDPse, sic e ka rajoni. Po rajoni o debila ka te ardhura shume here me te medha, si mund te barazoni nivelin e taksimit? Po nqs FMN ja tu thote mbytuni ne lume, do hidheni ju ore kaqola? E po ja, ekonomite e Greqise, Italise, Spanjes, Portugalise, me udhezimet e FMN per dekada po mbyten aktualisht nga borxhet,, dhe nga taksimi i pa perballueshem. Gjithmone provinciale, injorante, dhe naive do ngelim xhanem? Nqs kishte nje te mire derisot, megjithe problemet madhore me pronat, ishte se taksat ishin relativisht te uleta. Gati te perballueshme per nivelin ente ardhurave. Rritja e takses se pronave do te varferoj dhe me shume te varferit,fshataret, qe thjesht nuk kane te ardhura te paguajne pesefish nga sot per pronat si shtepi, apo truall. Po pensionistet, me pension do paguajne pese here me shume taksat e prones? Zoti Ahmetaj, studio jo vetem vendet qe kane rritur kete takse, por dhe vendet qe me xhelozi e kane reduktuar, apo dhe hequr. Cu ka ndodhur? Cfare hovi ka patur ne investime dhe sa u eshte rritur kerkesa per blerje ketyre vendeve? Mos e dhjeni Shqiperine dhe me shume se nuk do te ngelet me njeri ne ate toke. E keni te shkretuar dhe keshtu si e keni.

  4. Ai says:

    Taksat mbi banesat! Cmimi i banesave ne shqiperi eshte informal sepse ne pergjithesi investimet ne kete treg jane nga infromaliteti (droga, prostitucioni ose piramidat) plus taksa 15% e qeverise kur shitet nje banese. Por shitja e nje banese ne vit nuk duhet te taksohet sepse nje banese eshte jetike per banorin. Banori mund te transferohet per arsye te ndryshme, ta upgrade banesen duke shitur ate e te bleje nje me te madhe pasi ka me shume femije etj. Pra e drejta eshitjes se nje banese ne vite eshte e drejte jetike dhe nuk mund te taksohet. Keshtu ndodh ne vende te tjera, banesa e pare nuk taksohet. Shitja e nje banese ne vit nuk perben bisnes por nevoje. Shitja e baneses se dyte apo me shume ne vit duhet te taksohet, sepse perben bisnes.
    Tregu i banesave ne Shqiperi duke qene informal con ne informalitet edhe ne vendosjen e taksave nga ana e qeverise. Pra qytetaret shqiptare duhet te luftojne qe te drejten e shitjes se nje banese ne vit ta fitojne pa takse shitje dhe e dyta te luftojne qe tregu i banesave ne shqiperi te formalizohet, te futet ne rrjedhen ligjore. Ketu duhet te synoje cdo qeveri e radhes duke punuar per qytetaret e vet. Ftoje qe komentet ne kete drejtim te jene ngacmuse.

  5. un,ti,ai,ajo,ne,ju,ata,ato says:

    ceshte kjo takse.
    prona private cenohet nga themeli.
    do te thote qe pronen time te ma japi shteti me qera!?
    ku qendron demokracia ketu!?
    ku qendron e drejta e te pasurit pron private?
    ne rast se un kam nje truall por nuk kam te ardhura sepse shteti i nxit keto politika qe une te jem i pa pune.atehere nuk kam te ardhura per te paguar takse te atij trualli.i bie qe shteti e konfiskone ate truall?
    kjo eshte vjedhje.eshte diktature ngjyre blu!
    cfar bere me teper enver hoxha?
    do te thote qe i pasuri ja merr te varferit qe nuk ka mundesi te paguaj.qe i pasuri blen gjithcka.
    njerez!!!
    ngrihuni sa nuk eshte vone kundra ketij rendi neoskllavo pronar qe po lulezon dita dites.po i shtrin rrenjet shum thelle.
    ngrihuni sa nuk eshte vone !!pasi do te vi nje moment qe do te paguani takse dhe per faktin pse jetoni dhe pse vdisni.

  6. un,ti,ai,ajo,ne,ju,ata,ato says:

    nese duan te lajne borxhet qe kane marre naga f.m.n.eshte e thjeshte fare.te konfiskohet pasuria e te gjith politikianeve .se e kan gjetur zgjidhjen keta.vidh miljona euro dhe bej burg nga 5 vjet.
    me jepni mua 1 miljon euro se dhe une po i bej jo 5 por 10 vjet burge.sepse 1 miljon euro ketu me pune nuk i ben dote per 10 jete.

  7. skenari i greqise se shpejti edhe ketu says:

    Ky eshte sovranitetit i vertete i nje vendi “te lire e demokratik”. E “zgjidhin” qytetaret me vullnet te lire, e urdherat i merr nga FMN, Banka Boterore e organizmat e tjera nderkombetare. Keshtu beri Greqia, Italia e mjaft vende te tjera qe nga politikat e ndikuara prej tyre, sot po vuajne ate qe po shohim. Ne Greqi, taksa e prones eshte 14 eur/m2. Per nje apartament 100 m2, grekeve u duhet te paguajne 1400 eur takse se ja kerkon qeveria qe ndoqi “keshillat” e FMN. Po pse duhet te taksohet nje qytetar per pronen per te cilen e ka blere me nje kredi 15-20 vjecare, pasi ka paguar interesat dhe kostot e kredise, me sakrificat e nje jete te tere? Qe me keto taksa te rrisim nivelin ekonomik te qeveritareve/deputeteve, tu blejme makinat e tu rregullojme zyrat, fasadat, oborret, nderkohe qe ne taksapaguesit jetojme prej dekadash ne te njejtat apartamente e nuk kemi mundesi as ta lyejme shtepine. Pasi te na kene marre edhe kete takse, do na kerkojne para per te parkuar makinen, per te kaluar ne rruget qe i ndertuan (si syte e tyre qe tu pelcasin) me parate tona, per te zene hapesirat me pallatet e tyre, kisha, xhamija e lloj lloj budalleqesh qe nuk na japin as pune e as na con gjekundi. Te marrin ca borxhe te tjera qe pasi te mos i shlyejne dot (ngaqe nuk kane hapur pune vetem ca fasone e call center ku njerezit me ate qe marrin mbajne frymen gjalle), te na shesin edhe ato pasuri qe kane mbetur. Me pas tu paguajme e tu nmarrim leje gjermaneve (qe do jene zoter si ne Greqi sot) edhe per te marre ca rreze dielli ne brigjet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje