Kjo foto që flet më shumë se çdo gjë, ka tronditur internetin duke u shpërndarë masivisht.
Në foto shihet Allen Halstead, gjyshi, me nipin e tij Kolbie.
“Një jetë po nis, ndërsa tjetra është afër fundit”, shkruhet në diçiturën e fotos.
Gjyshi është operuar në zemër dhe mund të shihet në gjoks shenja e qepjes, ndërsa fëmija ka lindur me probleme të shumta në shpinë, zemër dhe frymëmarrje.
Megjithatë përpara se i vogli të vazhdojë jetën, dhe i madhi të jetojë ditët e tij të fundit, ata janë përjetësuar në këtë foto kaq domethënëse.
“Kjo foto tregon dy mrekulli që luftojnë”, thotë nëna e fëmijës 11-muajsh dhe vajza e Allen.