Historia tronditëse e 15-vjeçares që shfrytëzohej si prostitutë: Një biznesmen më dha 1500 euro, por kur u zhvhesh ndjeva neveri dhe e refuzova

14 Qershor 2016, 10:36Politika TEMA

Puna si balerinë ka qenë vetëm maskim për disa vajza në një lokal me muzikë live tallava në zonën e Mulletit në Tiranë.

Në të vërtetë, balerinat, një prej të cilave e mitur 15 vjeç, plotësonin kërkesat “ekstra” të klientëve të lokalit, duke kryer marrëdhënie seksuale me ta kundrejt pagesës në hotele të ndryshme në kryeqytet.

Historia e “rekrutimit” të minorenes në rrugën e prostitucionit zbardhet në një vendim të Gjykatës së Tiranës për pronarin e lokalit, si edhe disa vajza që e nxitnin të miturën të kryente prostitucion, i siguronin klientë, si edhe ndanin “fitimin”, raporton Panorama, që ka zbardhur historinë.

Referuar deklarimit të saj të cituar në vendimin e gjykatës, e mitura F.G. ka pohuar se për shkak të problemeve familjare, në maj 2015 ka lënë shkollën.

Ajo ka ikur nga shtëpia dhe nëpërmjet një shokut të saj është njohur me një djalë që kishte një lokal në Yzberisht. Aty ajo ka njohur një vajzë që punonte si kameriere, Fabiola X.

Kështu e mitura ka nisur punë në këtë lokal dhe është strehuar në banesën e marrë me qira prej Fabiolës.

Aty ka njohur edhe një vajzë tjetër me origjinë nga Jugu, e cila ndante qeranë me to.

“Fabiola e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës (prostitucion), duke e prezantuar me klientë të ndryshëm, të cilët kishin paguar për këtë gjë.

Fabiola kishte nxitur dhe vajzën tjetër A.D. për të kryer prostitucion, ku A. me kërkesën e Fabiolës kishte kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë ku jetonin të tria, me një burrë rreth 60 vjeç, shok i Fabiolës, ku kishte marrë shumën 10 000 lekë dhe 2000 lekë ajo ia ka dhënë Fabiolës”, thuhej në vendim.

Më pas, Fabiola e ka çuar të miturën F.G. të punojë si balerinë në lokalin tallava “K…”.

Sipas Gjykatës, atje ka punuar si balerinë dhe është paguar si balerinë, por ndërkohë është nxitur nga Ilir Peraj në dy raste që të kryejnë prostitucion me klientë të lokalit.

Prostitucionin e ka kryer në hotele të ndryshme në qytetin e Tiranës.

Në rastin e parë ishte një shok i Ilirit, që i kishte premtuar 500 euro dhe një makinë në këmbim të marrëdhënieve seksuale me të.

“Unë nuk pranova,” thotë minorenia.

Në rastin tjetër ishte një biznesmen, klient i Perajt.

Ai është pronar i një hoteli në Tiranë.

“Shko me të se është bingo e madhe,” i kishte thënë Peraj.

Minorenia pranon dhe bashkë me personin në fjalë shkon në hotel gjatë orëve të ditës.

Sapo futet në dhomë, pronari i hotelit nxjerr 1500 euro, të cilat e mitura i merr dhe i fut në xhep.

Në momentin që biznesmeni po hiqte këmishën, minorenia thotë se ka ndjerë neveri dhe nuk ka pranuar të kryejë marrëdhënie.

“Më vjen keq, por nuk mund të kryej marrëdhënie me ty,” i ka thënë, duke i kthyer paratë.

Biznesmeni fillimisht ka insistuar me fjalë, por më pas e ka dërguar minorenen tek lokali i saj.

Shtetasja F.G. ka deklaruar se e pandehura Fabiola ka shfrytëzuar dhe A.D. për prostitucion, ndërsa me tej sqaron se edhe kjo e fundit i ka gjetur klientë për prostitucion.

Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, gjykata dënoi me 4 vjet e 8 muaj burg të pandehurin Ilir Peraj, 47 vjeç, pronar i lokalit, për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe të “moskallëzimit të krimit”.

Për të njëjtat akuza u deklaruan fajtore edhe të pandehurat Fabiola X., 27 vjeç dhe Silvi Z., 23 vjeç.

Ato u dënuan me 4 vjet e 8 muaj burg, por gjykata pezulloi ekzekutimin e dënimit me burg duke i lënë në liri me kusht për një periudhë 3- vjeçare.

Ndërsa të pandehurit A.D., 21 vjeç dhe A. Z., u dënuan me gjobë, 200 dhe 140 mijë lekë për akuzën e “prostitucionit” dhe “moskallëzimit të krimit”

2 komente në “Historia tronditëse e 15-vjeçares që shfrytëzohej si prostitutë: Një biznesmen më dha 1500 euro, por kur u zhvhesh ndjeva neveri dhe e refuzova”

  1. maximus says:

    ajde albanistan, nga gjithe kjo histori asnje nuk u denua, thote mire RAMA duhet shembur gjithe sistemi

  2. albani says:

    SHume rende i paskeni denuar tutoret,ma merr mendja qe tani e tutje asnje nuk do te guxoje me qe te shfrytezoje vajzat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje