FOTOT/ “Qytetari dixhital” del sërish bllof, zbulon arra me hashash të “Saje qorrit” në… Holandë

14 Qershor 2016, 09:58Politika TEMA
FOTOT/ “Qytetari dixhital” del sërish bllof, zbulon arra me

Sali Berisha ka dalë sërish bllof me fotot e kanabisit që publikon në Facebook. Berisha ka postuar në mesditë një foto ku duket një parcelë e kultivuar me marihuanë.

“Në arat e Edvin Shullazit dhe Saje qorrit në Shkodër rrethina”, shkruan Berisha në Facebook.

Në foto duken dy të rinj në mes të një are, ndërsa në pamje të qartë është e vështirë të përcaktohet vendndodhja e kësaj parcele.

Por një komentues në statusin e Berishës shuan çdo kuriozitet. Edd MuraTi DB është profili i një të riu i cili shkruan se Berisha i ka marrë fotot e Facebook-ut, të cilat siç shkruan ai, i ka bërë në Holandë.

Dhe në fakt, një kërkim i lehtë në profilin e Facebook të Edd MuraTi DB sheh pikërisht të njëjtat foto për të cilat Berisha thotë se janë të Tahirit dhe Shullazit në periferitë e Shkodrës.

Ky është bllofi i radhës i Berishës pas atyre me parcelat e drogës në Zvicër dhe Kolorado të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, që sipas Berishës ishin shkrepur në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje