Foto Zeneli eshte drejtues i kompanise private te postave ADEx, i cili ka fituar nje emer te mire ne sherbimet postare private. Ai shpejgon ne kete interviste problemet qe has tregu i postave private ne Shqiperi dhe mundesit e rregullimit te tij. Zeneli e ka dhene kete interviste per revisten Monitor, por sipas tij ajo ka refuzuar ta botoj. Me poshte intervista e plote.
Cila ka qene ecuria e Adex qe nga koha qe ka nisur operimin. Si e parashikoni vazhdimin?
Albanian Delivery Express ADEx eshte shoqeria korrier me e re ne tregun e sherbimeve te shpejta postare ne Shqiperi. ADEx u themelua ne fundvitin 2014 dhe hyri ne treg ne janar te vitit 2015 me nje agjenci ne Tirane, ku kryesisht ofruam sherbim brenda Tiranes dhe sherbim nderkombetar. Gradualisht filluam te ndertojme rrjetin e agjencive, dhe ne tremujorin e trete te vitit 2015 filluam te ofrojme sherbim jashte Tirane. ADEx, si shoqeri e re ka patur nje ecuri modeste, nuk kam investuar per publicitet, por kam patur si prioritet cilesine e larte te sherbimit dhe te shenjte klientin. Per nje periudhe gati 8 mujore nga koha kur ADEx ka filluar te ofroje sherbim ne te gjithe Shqiperine eshte nje periudhe shume e shkurter per te maturuar tregun dhe per te percaktuar te ardhmen.
Duhet te isha fallxhor per te parcaktuar te ardhmen, por besoj se edhe i tille te isha, ne klimen dhe kushtet qe ka tregu, nuk do ta percaktoja drejt ate. Gjithsesi ju them se une nuk do te resht se punuari fort qe ADEx te jete lider i cilesise se larte te sherbimeve korrier ne Shqiperi.
Cilat kane qene efektet nga hyrja ne fuqi e ligjit qe u miratua vitin e kaluar?
Nuk besoj se kemi vuajtur per te shkruar dhe hartuar ligje. Kemi vuajtur dhe vazhdojme te vuajme per zbatimin e ligjeve. Ligjeberesit bejne ligje, qeverite nxjerrin vendime, me ligj liberalizojne tregun, me VKM ndalojne liberalizimin e tregut. Akoma jane ne fuqi VKM te vitit 2006 dhe 2011, ku institucionet shteterore dhe buxhetore detyrohen te punojne vetem me Posten Shqiptare dhe nuk tenderojne sherbimet postare. Pra praktikisht kemi treg te liberalizuar, faktikisht kemi monopolizim te tregut nga Posta Shqiptare. Per me keq akoma, rasti i Ministrise se Drejtesise eshte unik ne te gjithe Europen, brenda institucionit ( Hipoteka) me kontrate direkte ka instaluar Posten Shqiptare dhe ju ndalon qytetareve te drejten per te zgjedhur operatorin qe deshirojne, ne nje kohe kur parate e sherbimit nuk i paguan shteti, por qytetaret sikurse po e njejta ministri ju ndalon qytetareve te drejten per te terhequr certifikaten e penalitetit nepermjet shoqerive postare, por i detyron ata te shkojne vetem ne sportelet e Postes Shqiptare. AKEP si rregullator tregu, duhet dhe ka per detyrim te rregulloje tregun. Lufta kunder informalitetit eshte e pa mundur te arrihet nga shoqerite postare,
Ne kete treg ku cdo mjet transporti udhetaresh, brenda dhe jashte vendit eshte kthyer dhe ne transport pakosh, eshte guxim i madh qe te thuash se ka ligj. Uroj qe lufta ndaj informalitetit qe ka nisur Qeveria, te shtrihet edhe te furgonat dhe autobuset te cilet, kryejne veprimtari te paligjshme, evazion e ku di une se cfare tjeter, por ajo qe di me siguri eshte qe kryejne volume sherbimesh postare me shume sesa te gjitha shoqerite postare te marra sebashku.
Ne mes te bulevardit ne Tirane, agjencite e udhetimit te pasagjereve, mbi xham publikojne : PRONARI U CMEND, PAKOT PER GREQI FALAS. Me vjen keq qe askush nuk nderhyn per te ndaluar te cmendurit dhe ti cojne ata per kurim, sepse tregu i sherbimeve postare nuk ja ka borxh asnje te cmenduri me mend qe per te thithur kliente bejne qoka me sherbim te paautorizuar.
Ne disa takime kam ngritur shqetesimet e mia persa i perket informalitetit ne treg. Shqiperia ka tregun me informal ne rajon, statistikat mbi dergesa per person ne vit ne Shqiperi nese i klasifikon ne fatura ( uji, telefon fiks dhe mobile, energji elektrike), poste direkte ( fletushkat promocionale qe mbushin dhe ndotin shkallet e pallateve), si dhe pako dhe dokumenta, brenda vendit dhe per jashte vendit, do te shihni qe numri i dergesave per person ulet ne menyre shume te ndjeshme. Duke qene se po flisnim per ligjin dhe efektet e tij, kjo ishte nje pjese e panorames ne kendveshtrimin tim. A quhet ky liberalizim? Nese po, atehere tregu eshte i liberalizuar dhe ligji i ka dhene efektet e tij.
Si e gjykoni konkurrencen ?
Konkurenca! Shoqerite Postare ne Shqiperi klasifikohen ne shoqeri qe kane perfaqesim te kompanive nderkombetare, si UPS, DHL, TNT, FEDEx, SKY NET te cilat nuk jane konkurente duke qene se prioritet i tyre eshte sherbimi nderkombetar dhe shoqeri te cilat kane prioritet sherbimin Brenda vendit si Albanian Courier, YAPS dhe ADEx. Pervoja gati 25 vjecare ne sherbime korrier, nga te cilat gati 15 vjet ne Shqiperi, me kane mesuar qe konkurrencen ta respektoj dhe ta vleresoj. Per me shume, nje nga shoqerite konkurrente eshte dhe e kaluara ime, emri me te cilin jam prezantuar ne treg per mese 10 vjet dhe qe kam dhene kontributet e mija deri ne vitin 2014, keshtu qe eshte nje arsye me shume per tu sjell si profesionist, pavaresisht se ketu kemi te bejme me biznes. Fati i mire apo i keq e deshi qe te jem themelues dhe drejtues i te pares shoqeri korrier, per sherbime brenda vendit, ne prill te vitit 2002. Te gjitha shoqerite qe u krijuan me pas nuk i kam pare asnjehere si konkurente, por si kontributor ne krijimin e nje tregu te munguar. Gjate ketyre viteve tregu eshte rritur, por ne gjykimin tim ka akoma shume pune per te bere, sepse ka shume hapesira per tu zgjeruar edhe me shume. Per kete mendoj se duhet me shume profesionalizem nga ana e jone si ofrues te sherbimit.
Sa kane ndikuar ne ecurine e sherbimeve postare futja e sherbimeve elektronike? Si reagoni ju perballe kesaj sfide?
Futja e sherbimeve elektronike ne Shqiperi akoma nuk ka dhene efekte per te demtuar tregun postar. Nuk e shoh se ka peshe te madhe ne treg pjesa e faturave apo dokumenteve qe mund te preke nje ligj i mundshem per njohjen e fatures elektronike si titull ekzekutiv. Kompanive celulare, faturat e ujit apo te energjise elektrike, apo njoftimet e bankave per klientet jane ato te cilat mund te dalin nga tregu yne ne nje te ardhmen. Ketyre lloj faturash iu ka ikur koha, mendoj une dhe perbejne pjesen me problematike te performances se shoqerive korrier apo postare ne vend, per shkak te mungeses se sistemit te adresave apo problematikes e tyre.
A ka sjelle tregtia online rritje te dergesave me pako ne transportin nderkombetar?
Tregtia online ka dhene efektet e saj edhe ne tregun shqiptar. Kjo eshte nje pjese, e cila sot ndahet ndermjet shoqerive postare nderkombetare ku Posta Shqiptare, si pjese e UPU, ka pjesen me te madhe te tregut per shkak edhe te cmimeve te ulta qe ofron.
Po sa i perket tarifave te sherbimeve? A kane pesuar ndryshime?
Tarifat e sherbimeve nderkombetare diktohen nga operatoret nderkombetare. Nga viti ne vit cmimet per sherbim nderkombetar indeksohen. ADEx si nenkontraktor i nje prej shoqerive me te medha dhe me te fuqishme te botes, ka komoditetin te ofroje sherbim express ne te gjithe boten duke ruajtur dhe respektuar nivelin e cmimeve te tregut.
E kunderta ndodh me tarifat qe ofrohen ne sherbimet Brenda vendit. Tregu yne ofron cmimet me te ulta ne rajon.
Nese i hedhim nje sy listes se pare te cmimeve qe une kam aplikuar ne vitin 2002, do te vereni se cmimet e vitin 2006-2007 pesuan renie te pa justifikuar, mandej qendruan ne ato nivele deri ne vitin 2014. Ne vitin 2015 shoqerite e vjetra ne treg, pervec uljes se metejshme te cmimeve, here mbas here kan dal dhe me te ashtuquajtura, Super Oferta. E kam analizuar me qetesi kete reagim te konkurrenteve, por me ka rezultuar qe nuk perben asnje shqetesim dhe asnje rrezik per mua. Jane nje sere faktoresh te cilet nuk justifikojne uljen e cmimeve ne kete shkalle, por nga ana tjeter, gjithsecili ben llogarit e veta. Ne treg ka dhe do te kete konsumator qe kerkojne cmim te ulet sikurse ka dhe vjen ne rritje numuri i konsumatoreve qe nuk i meshojne cmimit por cilesise se larte te sherbimit. ADEx eshte fokusuar te kjo kateguri klientesh dhe bejme perpjekjet maksimale qe te arrijme te plotesojme nevojat e tyre.