Pogba ka qenë mjaft i tensionuar mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Kjo për faktin se ai e nisi ndeshjen nga stoli dhe Franca nuk po arrinte “ta çante” Shqipërinë, deri në minutën e 90-të.
Por goli i dytë duket se i çliroi francezët dhe Pogba e ka lëshuar veten.
Ai ka bërë një gjest me krah që nuk lë vend për dyshime.
Gjesti i tij me siguri është drejtuar nga gazetarët që e kritikuan shumë.
Por ndaj tij mund të merren masa të forta disiplinore për shkak të gjestit antisportiv.
Vetë zv/ministri francez i Sportit ka deklaruar se duhen rishikuar pamjet filmike, dhe nëse kjo konfirmohet, do të merren patjetër masa ndaj tij.
Une mendoj qe i drejtohej skuadres Shqipetare qe u mbyll per 49 minuta ne kuadrat.
Na,ta mbani sa krahu u tha, dhe mire ja beri,sepse dhe une pikerisht ate gjest bera ndaj skuadres time.
Zoti te ndihmon nje,dy,tre,kater,por kur ti nuk ke ndermend te dalesh nga zona jote,ndeshkon veten pastaj dhe Zoti eshte gjynah ti haje hakun te tjereve.
Mendoj qe secili merr ate qe meriton ne Fund.