Të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se NATO do të vendosë katër batalione të ‘fuqishme’ në Poloni dhe shtetet baltike për të kundërshtuar frikën e “agresionit rus”.
Programi, për të cilin do të bihet dakord nga liderët e NATO-s në samitin e 8-9 korrikut në Varshavë, bën thirrje për baza të përhershme përgjatë kufirit me Rusinë, me rreth 4,000 trupa të përhershme, dhe një shtesë prej 40.000 trupave të NATO-s që mund të vendoseshin në zona lufte brenda disa ditësh.
Planet e NATO-s për të krijuar një forcë të përhershme përgjatë kufirit lindor të Rusisë, janë parë nga Moska si masë e fundit provokuese nga një aleancë perëndimore që i jep përshtypjen e një kthimi të Luftës së Ftohtë, përcjell Telegrafi.
Siç shkruan Sputnik, ky veprim do të ishte një tjetër veprim prapa një stërvitjeje ushtarake Anaconda-2016 në Poloni ku morën pjesë rreth 30 mijë trupa, të udhëhequr nga forcat gjermane, në përvjetorin e 75 të pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik.
Po sipas Sputnik, të dyja vendet, Polonia dhe Rumania kanë qenë “fajtorët” kryesorë të ekspansionizmit të NATO-s përgjatë kufirit të Rusisë, duke pretenduar se siguria rajonale është në rrezik, pas trazirave të dhunshme politike në Ukrainë.
“Të dyja, Varshava dhe Bukureshti po kërkojnë një prani të trupave dhe kanë bërë thirrje për vendosje të mburojave të mbrojtjes raketore”.
Ky medium rikujton edhe deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin rreth këtyre lëvizjeve.
Ai kishte paralajmëruar se “disa vende janë thjesht duke përfituar nga frika e njerëzve në lidhje me Rusinë dhe ata vetëm duan të luajnë rolin e vendeve ‘të vijës së parë’ të cilat duan të përfitojnë ndonjë ndihmë shtesë ushtarake, ekonomike, financiare apo ndonjë ndihmë tjetër”.
“Mendoj se vetëm një person i çmendur dhe në ëndërr mund të imagjinojë se Rusia papritur do të sulmojë NATO-n”, kishte thënë Putin.
Putin poutanari ka te drejte ne keter rast. Rassija do te ishte e çmendur te sulmonte ndonje vend te NATO’s.
Me duket se duan tja rrasin pataten Putanes tja kepusin llastikun e brekeve
Putini eshte hero e jo morr si ca qe ia lene si bushtra qenit te madh!
Njeriu jeton per identitet jo te serviloset per 70 vite jete!!!
O Putin shko gjej vrim.
.. Putini eshte hero e jo morr si ca qe ia lene si bushtra qenit te madh!
Njeriu jeton per identitet jo te serviloset per 70 vite jete!!!