FOTOT/ Gazeta më e madhe britanike: Forca Shqipëri, ju mund t’ia dilni (tani na njohin si Al-babe)

17 Qershor 2016, 11:07Lifestyle TEMA
FOTOT/ Gazeta më e madhe britanike: Forca Shqipëri, ju mund t’ia

Gazeta më e madhe britanike “The Sun”, bën tifo dhe mbështet Kombëtaren e Shqipërisë.

“Forca shqipëri, ju mund t’ia dilni”, shkruan ajo.

“Shqipëria është në prag të largimit nga Evropiani, por ne duam që ajo të qëndrojë.

Skuadra ka treguar shpirt konkurrence dhe janë një mrekulli e vogël”, vijon më tej “The Sun”.

Por, përse ky pasion i madh i gazetës britanike për Shqipërinë?

Arsyeja në fakt janë tifozet bukuroshe të Shqipërisë, të cilat mahnitën sidomos në ndeshjen me Francën.

Për këtë arsye, tashmë “The Sun” nuk na quan Albania, por Al-babe.

20 komente në “FOTOT/ Gazeta më e madhe britanike: Forca Shqipëri, ju mund t’ia dilni (tani na njohin si Al-babe)”

  1. Shkodrani says:

    Per folklor tradicionalisht jemi ULTRAS! Nga ana tjeter kombetarja jone me ndeshjen me Francen dha shpirtin, dha me shume sesa ka takatin, ka shtrire kembet me gjate se ka jorganin. I gjithe respekti per kete skuader duke filluar nga portieri Berisha e duke mbaruar te lojtari i fundit i grumbulluar. I gjithe respekti per De Biasin dhe Tramezzanin (nje asistent i shkelqyeshem, aq sa ha edhe grushtat e pafajshem te De Biazit). Kesaj i thone te humbasesh me dinjitet! Kesaj i thone se kur skuadra jep gjithcka nga vetvetja, respektohet edhe kur nuk ia del te fitoje. Por fitorja, ajo konkretja, do te vije nje dite nese Shqiperia ben skuadra ku puna, djersa, lodhja, guximi, thjeshtesia, mbeshtetja, inteligjenca vihen para dembelizmit, frikes, tradhtise, egoizmit, hilese, idiotesise ashtu sic ne fakt veprojme masivisht ne Shqiptaret ne jeten e perditshme. U pa me ze dhe me figure e gjitha kjo dhe fatmiresisht ai ze, ato lot dhe ajo figure nuk ishin as te montuara, as te manipuluara, ashtu sikurse jemi mesuar t’i shohim rendom ne shqiptaret gjerat ku te bardhes i thone te zeze dhe anasjelltas. Fatmiresisht kete here ishte gjithcka KUQ E ZI, realisht vetem SHQIPERI!

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      Mësoni ju barbarë,
      “The Sun”
      Na ngre Në Qiell .
      .
      Kudo ku jeni Shqipe
      Ua bëftë Zoti Diell!
      ♡♡♡♡♡♡♡♡♡♡♡♡

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    – Tifozeri e zjarrte
    – Vajza te bukura
    – Shpirt konkurrence
    – Mrekulli e vogel
    – Patriotizem
    – Flamur gjigant
    – Fytyra te pikturuara
    – Manifestime festive ne rruget e Frances
    -…..
    – 0 pike ne fushe
    – 0 gola te shenuar.

    Kampionati evropian eshte aktivitet futbollistik. Keto 2 statistikat e fundit kane rendesi.
    Cdo gje tjeter eshte dytesore , sa per te kaluar kohen.

    1. SILLU says:

      Shqiperise po i bien kuotat e basteve
      e sigurte qe fiton
      BLLOFI ME I THJESHTE SE DREJT

    2. Albi says:

      Gabim, europiani eshte gjithcka, qe nga fusha, e deri te publiku. Europiani eshte nje feste dhe spektakel i gjithanshem, dhe te gjitha keto jane pjese e festes. Perndryshe, kishin luajtur me stadiume bosh, edhe merreshim vetem me diskutime teknike te merzitshme….
      Ajo qe me vjen shume keq eshte qe te tilla pamje nuk shijohen dot ne stadiumet tona gjate kampionatit, ku kokrra e kataleve, barboneve dhe katunareve (dhe nuk i referohem origjines por shkalles se civilizimit), nuk te lene hapesire te shijosh nje ndeshje si kudo ne boten e qyteruar….

      1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

        Ok , kam vetem 1 pyetje :
        Nga evropiani I para 20 viteve , mbahet mend kush fitoi , kush beri gola , kush beri surpriza ne fushen e lojes , apo kush kishte flamurin me te madh e gocat me te bukura e tifozet me te zjarrte ?

        Sigurisht atmosfera eshte e rendesishme , por ajo eshte ne plan te dyte. Ne rast se Shqiperia ka shkuar ne Evropian qe te nxiste tifozet te krijonin skena te tilla , apo gocat e bukura te pozonin para kamerave , atehere me mire te mos kishte shkuar fare.
        Evropiani I vertete luhet ne fushen e lojes , ku per fat te keq Shqiperia ka 0 pike dhe 0 gola te shenuar ( deri tani )

        1. Toni KS says:

          Ja ke huq komplet plako. Relaksohu dhe shijoje kampionatin.

    3. altin says:

      ne vdesim per tu mburrur a thua se ekipet e tjera skane tifoza e nuk kane flamuj. Por na falt, ishim t virgjer, kishim per heere te pare

  3. Para Laci says:

    Kjo gazete eshte nje nder gazetat me rraciste ne Angli. Kjo gazete lexohet me se shumti nga huliganet dhe shtresa e ulet e popullit, por tani duket qarte se kurajo dhe shpirti luftarak I lojtareve tane I ka prekur edhe ata.
    Ne e bejme luften ne fushe, kurse huliganet e bejne luften neper rruge.
    Shpresoj te jem gabim, por me duket se shqiperia do beje gati valixhet pas ndeshjes me Rumanine. Ne kte kapmionat duhet te shenosh gola qe te ecesh perpara, dhe kjo ka qene pika e dobet apo thembra e Akilit per ne. Sidoqofte, jemi ne ata qe e kane fituar kampionatin Europian, sepse asnje nuk priste qe nje popull kaq I vogel sa jemi ne dhe me nje skuader modeste te tregojme nje shpirt kaq te madh sic treguam kunder Frances sepse c’do ekip tjeter modest do kishte ulur breket ne fushe kunder Frances.
    Ne kemi ate qe Europa ka humbur… Kurajon.

    1. Albi says:

      Ky muhabeti i popullit te vogel nuk qendron…
      Edhe Uruguaj ka 3 milione banore, po ka dhe 2 kupa bote, nja 3-4 vende te treta e te katerta, ka nja 15 Copa America, dhe klubet uruguajane kane nja 8 Copa Libertadores etj etj etj
      Sa per shpirtin e treguar ne fushe, jam shume dakord, dhe na e kane njohur dhe ekipet e tjera dhe shtypi nderkombetar.

    2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

      “..nje popull kaq I vogel sa jemi ” ?????
      Po atehere nese ne e paskemi fituar Evropianin , sic thua , cfare mund te themi per Islanden , nje ekip I nje shteti me 300.000 banore ( 10 here me pak se ne ) , e cila te pakten ia mori nje pike Portugalise ne ndeshjen e pare ?

  4. Shija e GOLIT says:

    Kombetarja nje mbrekulli qe spo shenon gol
    Pame Flamurin e madh Cucat e bukura qe tani njerezit po lene mendjen pas tyre (kane braktisur stadiumin)
    Por cdo behet me Rumanine o Cuna
    Do ta kurorezojme Mbrekulline me ndonje GOL ?
    Mos u largoni pa bere nje gol
    Na duhet patjeter shija e golit ne ket Europian

    1. Toni KS says:

      Per te bere gol do te duhej marr Milot Rashica dhe Besart Berisha.

  5. enter"" says:

    Po ku e keni bukurine e ketyre femrave mo amooooooooooooooooon

    1. I paemërt says:

      Per nje si ty qe njeh vetem kycin e dores gjithe jetes veshtire se mund te dalloj bukurin e nje femre

    2. tfgs1 says:

      Epo ti je mesuar me loqe me lesh bre enter pousti, keto jane per njerez normal e jo per bithkira greko-orthodhokse

  6. Niku says:

    Un them qe politika jone ka rastin me te mire qe ta shfrytezojne kete marketing te bukur per shqiptaret. U lutem vajzave shqiptare qe kane mundesine e udhetimit te shkojne ne ndeshjen me rumanine. Ta mbushim stadiumin me fytyra engjellore tjua dhurojme edhe nje here kete mundesi europes dhe tere botes qe ta shijojne rracen superiore te njerezimit. Rracen me te bukur ne bote dhe me flamurin me te bukur ne bote. Vajzat shqiptare na ndryshojne imazhin per mire. Pasi propaganda europiane gjithmone na quajne muslimana terrorista. Por kur europianet e thjesht shohin femrat shqiptare ne stadium te gjith thone ku paska qene kjo shqiperi e bukur qe neve na e kane bere sikur te ishte arabe. Deri tani marketingu qe ju be shqiperise deri tani nuk eshte bere gjate gjith historise sone. Prandaj edhe nje here te mbushet me simpatike stadiumi ne lion te djelen . Mundesisht politika duhet te paguajn biletat e tyre. Shfrytezojeni se nuk na vjen me ky rast. Po funksionon pse te mos investojme

  7. valla , falemners qikave t’mrekullushme shqiptare ,
    qi na i dhan ate kenaqsi .. tu i tregue edhe botes
    anen tjetr t’bukurise shqiptare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje