Quhet Glasu Oana Anca Mihaela është shtetase rumune dhe sot teksa pret të nisë ndeshja Shqipëri-Rumani, zemra e saj është e ndarë në dy pjesë. Anca Mihaela, ka qenë gjatë viteve ‘96-2003 studente në Tiranë dhe kjo është edhe pika e saj e fortë e lidhjes me Shqipërinë.
Ajo është e martuar me një shtetas rumun të cilit i mëson shqip dhe është nëna e një djali të cilin sot do e veshë me flamurin shqiptar. Për më shumë lexoni intervistën e saj të shkurtër dhënë për Newsbomb.al.
Ju jeni shtetase rumune, e martuar gjithashtu me një shtetas rumun por sot mbështesni Shqipërinë? Na shpjegoni pak, si kështu?!
Unë kam qenë studente rumune me bursa shteti në Tiranë, për gjuhë letërsi në ‘96-2003. Kam mbrojtur dhe master aty.7 vjet kam jetuar ne Tiranë. Jam martuar me rumun dhe kam një çun 5 vjec dhe e mësoj me fol shqip edhe atë.
Pra nëse e kuptova drejt ju jeni kaq fort e lidhur me Shqipërinë për faktin se keni studiuar dhe jetuar për disa vite këtu?
Po, e drejtë. Jam shumë e lidhur. Ka qenë shtëpia ime, kam kujtimet më të bukura në Shqipëri.
Kam shumë shokë, flas dialektet dhe vdes për veriun dhe gegërishten. E kam shpirt atdheun shqiptar, vdes për malin. Edhe vëllai im ka qenë student. Ai ishte yll me shqipen.
Aktualisht ju jetoni ne Rumani dhe me ç’dimë me zor po e prisni sfidën e madhe të kombëtares shqiptare në mbremje. Na tregoni pak për këto emocione?
Kam emocione për të dyja sepse e kam të vështirë të ndahem shpirtërisht. Jam femër dhe nuk ndjek futbollin rregullisht, kurse sonte për atdheun rumun dhe shtetin tim të dytë Shqipërinë do rri me emocione dhe dëshiroj të bëjnë një lojë barabartë. Sido që të jetë, aq sa kam parë, shqiponjat janë të mirë, trima në fushë. Por do jetë e vështirë.
Megjithatë një barazim nuk i hyn në punë asnjërës nga skuadrat. Ju nga ju peshon pak me shumë zemra? Kush do donit të prekte fitoren e kalimit për në fazën tjetër?
Do vesh çunin me triko me flamur shqiptar dhe në dorë flamurin rumun dhe do shohim ndeshjen. I dua të dyja por ndjej se humb Rumania.
Urojmë që parandjenja juaj të dalë vërtet !
Ku do e ndiqni ndeshjen dhe a “shikoheni shtrember” nga bashkëkombasit tuaj për faktin që mbështesni Shqipërinë pasi pamë që kishit bërë edhe një postim në rrjetin social dhe aty kishin komentuar edhe rumunet që bënin tifo natyrisht për kombëtaren e tyre.
Jo. Ajo që konstatoj është se rumunët kanë pak frikë. Kam dëgjuar që trajneri gjithashtu!
Megjithatë forca shqiptarëve! Ju puth dhe përqafoj!
Njeriu emocionohet kur lexon keso gjerash te cilat te zgjojne emocione dhe ndjenja nga ma te ndryshmet,dikur kishim shoqni e nji bashkesi shqiptare ne Bukuresht sa edhe tan qyteti fliste e thuaja frymonte shqip.Megjithate ajo mergate u shkri e u tret dalngadal dhe po harrohet dita dites .Mjerisht shteti i varfer shqiptare po financon pak ose aspak per diasporen tone kudo jetojme e frymojme si psh ne Greqi,Turqi ,etj por klasa e cofte e qyqare e Shqipnise seshte ne gjendje ta bene nji reforme ne drejtesi ,nji ligje etj .Deri kur o i madhi zot do ti paguajme mekatet dhe te fillojme rrugen e drejte e te punojme pa hile e pa dredhi per popullin e shtetin dhe te mburremi kahdo qe shkojme per kombin e per Shqipnin meme….
Nje e treta e shqiptareve jane coban. Rumun. Sbesoj te kete shqiptar mos kete gjak rumun.
Rumunet dhe shqiptaret jane e njejta popullsi,
Rumunet jane Ilire te latinizuar nga gjuha , por shkak te adminsitrates romake, gjate pushtimit romak, por popullsia eshte ilire
Biles gjuha rumune , ose gjuha vllahe qe flitet ne Rumani, por edhe neper zona te ndryshme te Ballkanit , si ne Shqiperi, Kroaci, Greqi, Serbi etj, esht nje tregues qe ne gjithe Ballkanin esht folur vetem nje gjuhe –Dhe persiper kesaj gjuhe esht vendosur gjuha e romakeve , e cila Krijoi gjuhen e Vllaheve, ose te rumuneve te sotem
Dhe atje ku administrata romake ishte shume e forte gjuha romake e perzjere me gjuhen vendase ,dmth gjuha Vllahe u be mbizoteruese , si psh ne Rumani dhe ne zona te caktuara te Ballkanit ,
Ndersa ne vende te tjera ku ndikimi romak nuk ishte shume i madh , si psh ne zonat malore ngeli gjuha vendase , e cila ishte gjuha Ilire
Pastaj me ardhjen e sllaveve gjuha sllave pushtoi per shkak te shkrimit qe ju sollen Cirili dhe Metodi gjithe zonat e Serbise , Kroacise etj, vecse ne malet e Shqiperise nuk depertoi dot dhe aty ngeli gjuha Ilire qe sht gjuha shqipe
Edhe emri i origjinal i Rumanise ,Vallakia, eshte fjale e gjuhes shqipe qe do te thote Vellako –Domethene Vella,–Pra jemi popullsi vellezer
Edhe studjuesit amerikane te linguistikes, ketu ne Amerike, thone se rumanishtja eshte me rrenje te gjuhes shqipe e mbeshtjelle me latinishten
Ne kemi pasur maredhenie shume te mira me Rumanine dhe popullin rumun
Gjate Rilindjes sone , Intelektualet rumune , qeveritaret rumune dhe sidomos Kisha rumune kane qene nje ndihme e madhe per Rilindasit tane ,Edhe Kompozitori Jonesku qe beri hymnin tone , ishte Rumun
Kemi qene me te vertete jashtezakonisht shume miq me popullin rumun.Ka shume poete rumune te perkethyer ne Shqip, dhe mbi te gjithe Eminesku, per te cilin thuhet se ka origjine Shqiptare
Me pelqen poezia e Emineskut de e di permenc
Ja te them nje varg nga poezi e Emineskut per nder te zonjes qe e njef gjuhen shqipe per te treguar se edhe ne e njohim kulturen e popullit rumun
Eshte nje poezi me titull :….Ruga gjer tek Ylli, –nga Eminesku , qe e pelqeja shume por ka shume vite qe e kam lexuar :
Ka lidhje me Dashurine e shkuar ,te gjithe kemi pas nje “dashuri te shkuar ” dhe Eminesku e ka goditur bukur ….por nuk me kujtohet e gjitha, por ama me kujtohet pjesa me pikante :
……………..
..Nga yli qe ta s’esht me
ne qiell ndrit nje ikone
Ai esht gjalle, megjithse , s’eesht
Ne qiell ndrit gjithmone
Keshtu kur dashuri e bukur vdes
Kur humb diku ne nate
Ndricimi i saj perher keshtu
Na vjen e na gjen prape …
Ose nje poezi tjeter e Emineskut ,qe ja thosha nje shoqes sime ne Vlore , qe kishte sy shume te bukur:
….Ne Bote gjenden femra plot
qe syte i kane zjarr e lote,
te arta qofshin ato gra,
Une dua ty, si ty nuk ka …..
Esht poet i shkelqyer Eminesku, Ai ka frymezuar edhe Lasgushin tone
Thuhet se ne varin ku prehet Eminesku ai kerkoi te mbillnin nje Bli, dhe e kane mbjelle atje per hir te tij
Keshtu qe nuk ka arsye perse te mos jemi miq sot ne keto kohe moderne , dhe biles te jemi akoma me shume .
Kemi midis nesh vetem gjera qe na bashkojne dhe na bejne miqe te vertete , me perjashtim te ndeshjes sot..lol
Por edhe kete do e kalojme ..hahahaha
Urime zonjes per respektin qe ndjen per Shqiperine ,
po ashtu edhe ne ndjejme respekt maksimal per Rumanine .
Cheers !!
Ika tani se po me therrasin, lol …..por do shkoj te pergatitem per te pare ndeshjen …….
Ju falenderoj!
Respekte zonjes qe adhuron vendin tone. Respekte dhe per komentin e Raimond Vlonjatit. Sot eshte dite e bukur, Kombetarja e futbollit na gezoi pa mase. Cdo gje shqipetare sot eshte me e bukur dhe me e dashur se kurre. Eshte koha e shqipetareve. ZOT BEKO VENDIN TIM, ATDHEUN E SHQIPONJAVE. Beje te lumtur cdo shqipetare anembane GLOBIT.