Është cilësuar si “autostrada e tmerrit”, dhe jo pa arsye.
“Vija e Kuqe” është një autostradë në Rio de Janeiro, e cila është bërë e famshme për shkak të kriminalitetit të lartë që e rrethon.
“Favelat” famëkeqe të Rios e kanë shndërruar këtë aks ndër më të frikshmit për t’u kaluar dhe thuajse çdo ditë ka grabitje apo përplasje me armë.
Por cila është pjesa më interesante e kësaj historie që ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore?
Jo, nuk u vjen keq për brazilianët që kalojnë aty, por për sportistët e vet.
Në fakt në këtë rrugë do të duhet të kalojnë gjithë sportistë tqë do të shkojnë në Olimpiadën e Rios.
Kjo rrugë lidh aeroportin me fshatin olimpik që do të presë mijëra sportistë.