FOTOT/ Paguaj ose përgatit arkivolin! “Mbretërit” e qytetit më vdekjeprurës në botë

21 Qershor 2016, 12:32Lifestyle TEMA
FOTOT/ Paguaj ose përgatit arkivolin! “Mbretërit” e

Karakas në Venezuelë është aktualisht qyteti më i frikshëm në botë.

Ai ka mesataren më të lartë të vrasjeve në botë dhe sundohet totalisht nga bandat.

Pengmarrjet janë gjëra të përditshme në Karakas dhe shumica e vrasjeve janë të dhunshme, raporton policia.

Bandat në këtë qytet janë të shumta dhe pjesëratët e saj janë nga 10 vjeç e sipër.

“Nëse nuk je në bandë, je viktimë”, ndoshta kjo moto i shtyn të rinjtë të bëhen pjesë e tyre.

Bandat marrin peng njerëz të ndryshëm dhe kërkojnë deri në 15 mijë euro dëmshpërblim, ndërkohë që paga mesatare është 20 euro në muaj.

Familjet që nuk paguajnë dot, duhet të bëjnë gati një arkivol.

Një ndër drejtuesit e bandave, 23 vjeç, ka dhënë një intervistë për Daily Mail, ku shfaqet me një shami në fytyrë.

Ai thotë se rrjeti është i gjerë dhe përfshin edhe shumë policë të korruptuar.

“I copëtojmë viktimat, nëse familja nuk paguan”, thotë drejtuesi sadist i një prej bandave.

Vetëm vitin e kaluar u vranë 3946 persona në një qytet me 3,3 milionë banorë.

85 përqind e vdekjeve janë tejet të dhunshme, sa shpesh trupat nuk njihen./ a.l/ TemA

7 komente në “FOTOT/ Paguaj ose përgatit arkivolin! “Mbretërit” e qytetit më vdekjeprurës në botë”

  1. mirel says:

    Keshtu ishte Ballkani ne kohen kur e mori Ali Pasha ne dore.

    1. Edkari says:

      Keshtu u bene trima dhe kokpalaret e jugut ne 97,
      shkerdhyem njeri tjetrin deri ne palce.
      Dilnin kokpalaret e nderonin me tre gishta
      se ishin ne tufe dhe sulmonin civilet aq shume
      sa dhe ZOTI i mallkoj dhe i veshi ne te zeza
      aq sa krijuan dhe “Shoqata e Shamizezave”

  2. Alpet Blu says:

    Pse e lodhni veten dhe postoni 13 foto qe nuk kane asnje lidhje me pretendimin titullit per “qytetin me vdekjeprures ne bote”?
    Ndofta duhet te tregoni me shume respekt per lexuesin tuaj.

    1. cimi says:

      Per te shtuar klikimet. Se ke vene re ti qe per te pare nje foto i behet refresh gjith faqes? Ne vend qe te perdorej nje modul qe do bente te mundur shfaqjen e fotove njera pas tjetres pa qene nevoja ti behej refresh faqes, kane perdorur kete menyre ku me thene te drejten une smarr guximin ndonjehere per ti pare te gjitha fotot se eshte e besdishme.

      1. Vezhguesi says:

        Qe te dalin faqja me e klikuar i mbushin lajmet me foto, ose bejne dhe tjetren qe krijojne lajme nga foto pa vlere. Mos klikoni fotot o njerez se jane nje zhgenjim i madh. Boll lexoni lajmin dhe shikoni foton e pare, ate qe shfaqet ne fillim. Te tjerat jane per t’i shtuar klikimet Temes.

  3. loni says:

    E ka nje zgjidhje dhe kjo ,ligji i Xhaxhit,apo jo ,Ligji me vdekje

  4. lam says:

    Keto jane ligjet e natyres. Nese nuk ka shtet ligjor per te vendosur drejtesi, perfshi barazi dhe shperndarje te drejte te pasurive kombetare, e merr ne dore vet individi. Vendi kthehet ne nje kaos kur vjen nje dite kur jo vetem njerzit e thjeshte por edhe politikanet, pushtetare, hajdutet, ‘biznesmenet’ …..e paguajne shtrenjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje