Ka përfunduar në Itali raundi i dytë i zgjedhjeve vendore. Të dielën më 19 qershor, italianët kanë votuar në 126 komuna ku në raundin e parë të votimeve më datë 5 qershor kandidatët për kryetar bashkie nuk kanë mundur të fitojnë mbi 50% të votave.
Lëvizja 5 Yje e liderit Beppe Grillo ka mundur të triumfojë në dy qytete kryesore italiane; në Romë e Torino, si dhe në 19 komuna ndër 20 në të cilat kjo forcë politike ishte në balotazh me rivalët e tjerë politik.
Për herë të parë në historinë e kryeqytetit italian, një grua është zgjedhur në krye të Bashkisë së Romës.
Ajo është Virginia Raggi e Lëvizjes 5 yje e cila ka mundur të fitojë me rreth 68% të votave kundër kandidatit të Partisë Demokratike Roberto Giachetti.
38-vjeçarja Virginia Raggi me profesionin avokate prej vitit 2013 ka qënë këshilltare komunale në Bashkinë e Romës.
“Sot kanë fituar qytetarët e Romës, kanë fituar romanët, u shpreh” Virginia Raggi, menjëherë pas publikimit të rezultateve të votimeve.
“E para gjë që ndjej të them është se më në fund dhe Roma do të ketë një kryetare Bashkie grua. Është një moment historik me një vlerë të jashtëzakonshme. Jam gati të qeveris e tashmë nis një erë e re”.
Gjithashtu një tjetër kandidate femër e Lëvizjes 5 Yje, Chiara Appendino, është zgjedhur kryetare Bashkie e një qyteti të rëndësishëm italian, Torino.
Ajo ka fituar ndaj kandidatit të Partisë Demokratike Piero Fassino, deri më sot kryetar i Bashkisë së këtij qyteti.
Rezultat pozitiv ka arritur në këto zgjedhje dhe qendra e djathtë italiane e cila ka mundur të fitojë në 10 komunat; Trieste, Kosenza, Isernia, Krotone, Pordenone, Novara, Grosseto, Savona,Olbia, Benevento.
Ndërsa qendra e majtë ka fituar në komunat e Milanos, Bolonja, Kaliari, Salerno, Rimini, Kaserta, Bolzano, Vareze e Ravenna.
Komenti i parë politik mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve vjen nga Lideri i Lidhjes së Veriut, Matteo Salvini, i cili u shpreh “se këto zgjedhje konfirmuan një të vërtetë se italianët nuk i besojnë më kryeministrit Renzi”, raporton Oranews.
Ndërsa dy nga anëtarët e Këshillit drejtues të Lëvizja 5 Yje, Luigi Di Maio e Alessandro Di Battista deklaruan se “ky rezultat historik i arritur nga Lëvizja 5 Yje në këto zgjedhje vendore, dëshmon se kjo forcë politike është e gatshme të qeveris vendin në të ardhmen”.
Ndërkohë të gjitha mediat ndërkombëtare kanë përcjellur sot rezultatin e zgjedhjeve vendore në Itali duke nënvizuar humbjen e Partisë Demokratike, forcës politike të kryeministrit italian Matteo Renzi.
bravo Gazetari
jo si ca ” e para kryebashkiake femer”
se dyti: Bravo i qofte kesaj se na mbyten bjondet idiote!
Partia Demokratike e drejtuar nga Renci ka bere shume gabime gjate ketij 3 vjeçari. Pastaj, nuk drejtohet shteti me fjale boshe.
Roma, qyteti me I bukur ne bote!!!
Me ne fund 5 YJET po vijne,…
Njerez te ndershem dhe te pa korrptuar,ne vend te makinave BLU ,ata udhetojne me bicikleta, dhe autobuza
rrogat e tyre ua japin bizneseve ne veshtiresi,nxjerrin te palarat e te majtes,dhe te djathtes,ligjet qe vendosin ne parlament per te maskruar popullin me taksa.!!!!!
Renzi ka blere heshtjen e gazetave,dhe shtypit ,shyqyr zotit LA 7 me Mentanen e nedershem akoma reziston,dhe me te madhin MARCO TRAVAGLIO.
Rama ka kopjuar identikisht shokun e tij RENZIN si ne shpenzime duke rritur borxhin publik,me taksat e larta,dhe duke blere heshtjen e shtypit dhe TV.!
Shpresojme qe populli shqiptare te ngrihet dhe tu tregoje vendin ketyre te korruptuar.
SI TE MAJTES ASHTU DHE TE DJATHTES.JANE VETEM HAJDUTE DHE TE KURRUPTUAR.
DUHET TE LIND NJE FORCE E RE E PA KORRUPTUAR PER TE UDHEHEQUR KETE VEND I NGELUR NE MJERIM.!!!!!!!!!!
bravo!
me pelqen Idea jote !
edhe pse e jotja eshte nje analize sinteze – ke nje intellekt shume te mire !
Edhe une Mamurrzak jam !
Kur do ta kuptojnë të rinjtë shqiptarë që ka edhe një rrugë të tretë , jashtë mafies politike financiare që komandon gjithëçka për interesat e saj.Shëmbujt e 5 yjeve në Itali, Podemos në Spanjë , Syriza në greqi , Corby në GB,por edhe e djathta polake, hungareze,, franceze po e trondisin nga themelet lidershipin tradicional , i cili ka humbur aftësinë për tju përgjigjur interesave të atyre qindra milionëve njerëzve që kanë paguar krizën , ndërsa një grusht financierësh dhe manipulatorësh bëhen çdo ditë e më të pasur.Organizohuni, shfrytëzoni në max. rrjetet sociale dhe drejtuesit e rinj , të pakorruptuar me ide të reja do ti nxjerrë vetë lëvizja.
Populli gjithmone fiton leshte
Fitorja e “5 yjeve” eshte nje simbolike e madhe per Italine, por edhe per ne, qe shume gjera i kopjojme nga Italia. Kam frike se Rama do te duhet te gelltise ironine e pavend kur i bente furce Renzit dhe tallej me Grilon gjate vizites se Renzit ne Tirane. Ne zgjedhjet e ardhshme 5 yjet bejne qeverine!