Koreja e Veriut ka testuar edhe dy raketa nga pjesa jugore e vendit, thonë zyrtarë të Koresë së Jugut dhe ata amerikanë.
Dy raketat besohet të jenë raketa ‘Musudan’, të cilat janë hedhur nga porti Wonsan në Korenë e Veriut, ka thënë komandanti Dave Benham, zëdhënës i Komandës së Paqësorit në SHBA, transmeton KosovaPress.
“Sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, çdokush që përdor teknologjinë e raketave balistike përbenë një shkelje të traktatit dhe mendojmë se kjo është e qartë që është një provokim ndaj nesh”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Unifikimit të Koresë së Jugut, Jeong Joon Hee në një konferencë për shtyp.
Raketa e parë konsiderohet të ketë dështuar meqë fluturoi 93 milje (150km) para se të binte në det, shkruan CNN.
Ndërsa, raketa e dytë fluturoi rreth 400 km dhe ende është duke u analizuar.
E nëse një test i tillë konfirmohet si i suksesshëm, atëherë Koreja e Veriut do të shkonte një hap përpara, pas katër testeve të dështuara bërthamore në muajt e fundit.
Organizatat e ndryshme nderkombetare,si OKB,keshilli sigurimit etj. nuk jane ne gjendje te vendosin rregull ne bote, me teper sjellin anarshi se sa rregull. Te nxjerresh ligj qe arme berthamore te mos prodhohen dhe disa vende nuk e perfillin kete rregull me gjithese jane edhe antar te OKB, cfare domethen kjo? Kjo do te thote se keto orgnizma jane formale. Bota sote nuk mund te drejtohet me demagogji, por duke mbajtur nje struktur ushtarake te gatshme per te nderhyre ndaj kujdo qe shkele ligjet e OKB jo vetem ne fushen berthamore por per cdo gje tjeter qe OKB e ka kthyer ne ligj. Bota duhet te funksionoje si nje shtet i vetem, dhe qe te funksionoje si nje shtet duhet te kete strukturen e saj ushtarake