Ligji “për masat shtesë të sigurisë publike”, do të kalojë për votim në seancën plenare të kësaj të enjteje, pas rrëzimit të dekretit të Presidentit në Komisionin e Sigurisë. Por ka gjasa që ky ligj të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi Partia Demokratike e sheh si një ligj të papajtueshëm me Kushtetutën dhe se ka interesa klienteliste.
Në një intervistë për TemA TV, deputeti i Partisë Demokratike, anëtar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Asllan Dogjani përveç kësaj tha se kjo mund të përdoret për qëllime elektorale dhe shantazhuese.
“Ky ligj shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, siç është e drejta e privatësisë. Nuk flas për politikanët, të përgjohen nuk kam asnjë llojë problemi, flas për qytetarët. Ne jemi një shtet ligjor, ne jemi një shtet ku presupozohet se institucionet kanë dale nga vota demokratike. Çfarë do të ndodhë nesër? Do të jesh i monitoruar edhe ti si gazetare, të gjithë qytetarët, kudo që shkoni.” – deklaroi për kamerat e TemA TV, Dogjani ndërsa shton se me vendosjen e kamerave edhe në pallate apo në të gjitha bizneset shkelet vetëm e drejta e privatësisë dhe nuk do t’i shërbejë realisht organeve policore. Mbi këtë argument Dogjani mori si shembull vrasjen e banikerit Artan Santo, ku sipas tij vendngjarja e krimit ishte e “mbytur në kamera”, ndërsa ende sot nuk dihen autorët.
“Kamerat nuk punojnë sepse i kanë fikur vetë kur duan. Kur duan thonë nuk kemi patur drita në aeroport dhe nuk kemi regjitsruar gjë në sistemin TIMS. Sepse janë disa raste ku u ka interesuar për të mbrojtur klientët e tyre apo për të mbrojtur një krim” – shtoi mes të tjerash anëtari i Komisionit për Sigurinë kombëtare, Dogjani.
Sipas deputetit arsyeja kryesore e këtij ligji janë klenetet që do të tregëtojnë këto kamera, që për fat të keq çdo subjekti do i duhet më shumë se 1 dhe se kushtojnë rreth 5 mijë euro. Shifër kjo tepër e lartë për hyrjet e biznesit të mesëm apo të vogël në Shqipëri. Në kostot për privatët apo për biznesin në tërësi Dogjani nuk la pa përmendur edhe atë të rinovimit të teknologjisë, pasi ky ligj kërkon kamera me rezolucion tejet të lartë.
Por sipas Dogjanit këto regjsitrime mund të përdoren për shantazh nga politika dhe për pasur në kotroll popullin shqiptar.
“Për mua është një ligj antikushtetues, këta po e bëjnë Shqipërinë Big Brother. Për dy qëllime: E para për të kontrolluar popullsinë, nëpërmjet këtyre kamerave, përgjimeve, presioneve dhe shantazheve, qoftë edhe politike. E dyta për të përfituar financiarisht disa kompani që janë klientë të qeverisë” – deklaroi Dogjani.
Por gjithashtu Dogjani thotë se do të bëj kërkesën e tij për ta dërguar këtë ligj në Kushtetuese si të papajtueshme me Kushtetutën.
Katasrof per shqipetaret Jane vetem keta injorante deputete ,,, do bejne ligje injorantet dhe hajdutet per shqipetaret
Mbreteria e Bashkuar o injorant Dogjani vetem ne wc nuk ka kamera ,,,,
Per cfare privacie e ke fjalen ,,,,, nuk po te vendosin kamera ne shtepine tende
Kamerat jane per sigurine publike o gomari I saliut
Nuk e kuptova mire me duket se that jam anetar i komisionit te sigurise kombetare,,,
Juve o Dogjan karagjozi duheni varur ne mess te sheshit,, tu shikoje gjithe bota
Vetem atehere do shpetojne shqipetaret nga kjo katastrofe
Car shkollimi+arsimi ke ti or dogjan o DRU ME PRE,ne kushtetuese se jane ilitantet -anatare te juaj o plere ndaj edhe duhet nje ore e me pare REFORMA o dallkauk i pashkolle..shiko pak neper provincat e Italise o plere e kalbur jane plot me kamera ne co rruge-rrugice+kryqezim o analfabet…