Ky është momenti dramatik kur aeroplani Boeing i fluturimit SQ368 ka marrë flakë teksa ulej në aeroportin “Changi” të Singaporit.
Pamjet janë filmuar nga një prej pasagjereve, e cila i ka postuar në “Facebook” duke shkruar: “Sapo i shpëtova vdekjes!!!,” ndërsa ka treguar se si pasagjerëve iu kërkua të qëndronin brenda avionit edhe për pesë minuta të tjera, teksa zjarrfikësit shuanin flakët.
Sipas pasagjeres, aeroplani kishte patur rrjedhje të karburantit për tri orë pas nisjes, çka e detyroi të kthehej sërish në aeroportin e Singaporit.