Mbyllet ndeshja çerekfinale Portugali-Poloni me rezultatin 1-1. Të gjitha rastet golat dhe penalltitë me VIDEO

30 Qershor 2016, 23:48Sociale TEMA

Portugali-Poloni është çerekfinalja e parë në “Euro 2016” që do të luhet në stadiumin e “Stade Velodrome”.

Një sfidë ku pritet që të dhurojë mjaft emocione pas që të dyja kombëtaret do të kërkojnë që të dalin fitmarë për të kalur në fazën e gjysmë finaleve.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet Zyrtare.

Portugalia: Rui Patricio, Cedric, Pepe, Fonte, Eliseu, William Carvalho, Joao Mario, Renato Sanches, Adrien Silva, Nani, Ronaldo

Polonia: Fabianski, Piszczek, Glik, Pazdan, Jedrzejczyk, Blaszczykowski, Krychowiak, Maczynski, Grosicki, Milik, Lewandowski

Penalltia e pestë: Shënon për Portugalinë Kuarezma duke i dhënë kualifikimin kombëtares së tij për në gjysmëfinale

Penalltia e katërt: Shënon për Portugalinë Nani; Humbet për Poloninë Blaszczykowski

Penalltia e tretë: Shënon për Portugalinë Moutinho; Shënon për Poloninë Glik

Penalltia e dytë: Shënon për Portugalinë Renato Sanchez; Shënon për Poloninë Milik

Penalltia e parë: Shënon për Portugalinë Ronaldo; Shënon për Poloninë Levandovski

Mbyllet shtesa e dytë me rezultatin 1-1. Ndeshja shkon me penallti

Momenti i futjes në fushë të një tifozi i cili tenton të shkojë në drejtim të Ronaldos por ndalohet nga rojet e sigurisë

Nis shtesa e dytë e ndeshjes Portugali-Poloni

Minuta 99′, Milik tenton të shënojë nga distanca por gjuajtja e tij përfundon mbi kuadrat

Nis shtesa e parë e ndeshjes Portugali-Poloni

Mbyllet pjesa e dytë me rezultatin 1-1, ndeshja shkon në shtesë

Minuta 85′, Ronaldo humbet rastin më të artë për të shënuar ku i vetëm përballë portierit nuk arrin të godasë topin

Minuta 80′, E pafat Portugalia që i afrohet golit me anë të një kundërsulmi me Pepen që tenton të jap asis për Ronaldon por topi devijohet nga mbrojtësi polak që për pak bën një autogol

Minuta 68′, Milik pranë golit të avantazhit duke fituar duelin me Pepen por ndalet mrekullisht nga Rui Patrisio

Minuta 63′, Cedric tenton me një goditje mjaft të bukur nga distanca e cila kalon ngjitur me portën e mbrojtur nga Fabianski

Minuta 55′, Kristiano Ronaldo i aforhet golit të avantazhit por gjuajtja e tij përfundon në rrjetën e jashtme

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja skuadrat që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-1

GOL! Ka barazuar gjithçka Portugalia me anë të Renato Sanches që shënon një gol mjaft të bukur nga 16-metra pas një kombinimi perfekt me Luis Nani

Minuta 28′, Kristiano Ronaldo provon nga distanca për rrezikuar portën e Polonisë por pa problem për portierin Fabianski

Minuta 16′, Sërish Lewandowski që vë në rrezik portën e Rui Patrisos duke tentuar nga distanca por qëndrore

GOL! Robert Lewandowski i jep avantazhin që në minutat e para Polonisë duke relizuar një gol mjaft të bukur duke fituar duelin me mbrojtësit portugez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje