Pep Guardiola është prezantuar tek skuadra e tij e re, e cila do të jetë Manchester City.
Për të parë prezantimin e teknikut spanjoll ishin të pranishëm rreth 5800 tifozë për të pritur Guardiolën.
Në fjalën e tij, ish-trajneri i Bajernit tha se nuk do të qëndrojë pasiv, por do të nisë punën me skuadrën që ditën e hënë.
Guardiola, që deri tani ka marrë në skuadërIlkay Gundoganin dhe Noliton, është pyetur edhe për yllin e Barcecelonës, Leo Messin, për të cilin thotë se nuk do ta sjellë në Etihad.
“Messi duhet të qëndrojë te Barça deri në fund të karrierës”, ishte përgjigja e 45-vjeçarit.