Historia si përrallë e shqiptarit që shkoi me gomone në Itali, dhe sot ka kompani 25 mln euro!

4 Korrik 2016, 12:56Lifestyle TEMA
Historia si përrallë e shqiptarit që shkoi me gomone në

Historia e shqiptarit Uljan Sharka është si në përralla. Ai u arratis nga varfëria kur ishte 16 vjeç në drejtim të Italisë, me një ëndërr.

Sot ai ka një kompani që vlen plotë 25 mln euro.

“Kompania ime punëson një person çdo tre javë, për më tepër, inxhinierë”, tregon ai për “Corriere”.

Autodidat, Sharka sot ka një sërë softuerësh që i pëlqejnë Google.

Ai ishte një klandestin si mijëra shqiptarë që linin Shqipërinë për të shkuar në Itali për një jetë më të mirë. Ëndërronte të shkonte në Londër më pas dhe mori gomonen për Itali. Por karabinierët e kapën dhe e çuan në një kamp të miturish. Ishte viti 2008.

Por ai nuk e lëshoi veten. Kërkoi të punonte menjëherë, gratis, si një banakier në një lokal, më pas shitës në një dyqan kompjuterash. Mësoi, punoi dhe studioi vetëm. Pasioni për informatikën ishte i madh te ai.

Sot, tetë vjet më vonë, Uljan Sharka ka kapur ëndrrën e tij.

Kompania që ai themeloi, iGeniues, u prezantua fillimisht në festivalin e Kanës ku ishte një ndër më premtueset.

Tetë muaj më parë ishte vetëm, ndërsa sot 25 të rinj punojnë për të dhe ai vazhdon të shtojë stafin.

Po has me një sukses të jashtëzakonshëm.

Sapo është financuar me 1,5 milion euro nga dy biznesmenë që u ka pëlqyer ideja e tij.

Sharka ka rezervë edhe një softuer tjetër, projekte të tjera për të zhvilluar për ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Ide që mund të revolucionojnë botën e marketingut dixhital.

Sipas ekspertëve potencialiteti i softuerëve të tij është i njëjtë me ato të Facebook kur lindi, Sharka, një Zuckerberg i ri.

Në shtator, me rastin e TechCrunch në San Francisko, kompania e tij do ta prezantojë projektin e ri zyrtarisht. Në do të jenë specialistët më të mirë të teknologjisë.

“Softueri lexon në kohë reale të dhënat e mëdha në rrjetet sociale, i përpunon dhe më pas këshillon si të përmirësosh marketingun në platformat vetjake duke përdorur teknologjinë si levë”, thotë Uljani.

Me programin e tij “crystal” mjafton të kërkosh dhe për dy sekonda të del një dritare që të thotë se kush ishte postimi që ka emocionuar më shumë, cili hashtag ose ngjyrë ka patur më sukses etj.

“Mund të përmirësosht marketingun online me vetëm një klik”, thotë Uljani.

Duket paksa banale për ata që nuk e kuptojnë shumë teknologjinë, por ekspertët mendojnë se është një mrekulli teknologjike, pasi dhjetra kollosë informatike kanë prenotuar vendet për të parë softuerin që ende nuk ka dalë.

“Na ka mbështetur fuqimisht Google dhe falë tyre kemi realizuar versionin e parë të ‘crystal’ në vetëm katër muaj”, tregon i riu shqiptar.

Ideja e tij shpesh cilësohet si revolucionare.

“Konsulenca me të tjerë do të jetë e kotë, pasi me këtë program mund të bëhet gjithçka vetë duke përmirësuar marketingun në bazë të të dhënave që jep programi”, tregon ai.

“Ne besojmë të Uljani. Ne jemi investuer profesionistë por kemi dhe shumë eksperiencë duke qenë se kemi punuar për shumë vite për entitete private. Ideja e iGeniues dhe ide të tjera të këtij djaloshi janë të jashtëzakonshme”, thotë Carlo Cartasegna, një menaxher i tregut financiar që ka kontribuar për Uljanin.

Uljani punon shtatë ditë në shtatë, gjithmonë para kompjuterit, deri në 20 orë në ditë.

“Në Shqipëri ishte e vështirë. Që 13 vjeç punoja për të mbajtur veten. Në shkollë isha i shkëlqyer, por mungonin paratë”, thotë ai.

Në vitin e dytë të shkollës së mesme braktisi shkollën për të shkuar në Itali.

“Doja të krijoja diçka të madhe, diçka timen, por në Shqipëri nuk e kisha këtë mundësi”, rrëfen Uljani.

Në 2012 kur krijoi me kursimet e tija iGeniues, klientët mendonin se ai kishte shumë punonjës, por uljani e bënte gjithçka vetë.

Teknik, konsulent, ekspert kontabël, i bënte të gjitha vetë në një shtëpi ku jetonte.

“Sot vlerësohemi 25 mln euro në treg dhe do të hapim degë në Londër dhe San Francisko. Për katër vjet pres zgjerim të madh të kompanisë dhe duam të bëhemi e para start-up në Itali që të kalojmë vlerën 1 mld dollarë”, thotë krahu i djathtë i Uljanit, Gregorio Cutelle.

Kush e njeh mirë Uljanin e di se ai punon fortë dhe flet pak, si Zuckerberg.

Ka pak a shumë edhe të njëjtin vizion për tregun.

“Do t’ia jap platformën time falas ndërmarrjeve të mesme, që të rriten me publicitetin dixhital pa i rënduar me kosto të kota.”, thotë ai.

Në planet e tij nuk përfshihet pasuria apo të bërit miliona.

Pr ndoshta dhe në bazë të historisë së jetës së tij, “ideja që burimet japin prodhim kur janë të kapshëm nga të gjithë”./ Corriere/ Përgatiti Amarildo Lumani

 

5 komente në “Historia si përrallë e shqiptarit që shkoi me gomone në Itali, dhe sot ka kompani 25 mln euro!”

  1. Arberi says:

    bravo ,,nje shembull per te gjithe shqiptaret

  2. salab says:

    BRAVO KETIJ DJALI, ESHTE ME TE VERTET PER TU LAVDERUAR..TE MARRIN SHEMBULL MALOKET NE TIRANE QE E KANE KOKEN ME CEPA SE SI PUNOHET DHE JO TE VRASESH TJETRIN PER HIC GJE

  3. Arturi says:

    Te lumte more djale dhe u trashegofsh,se te tille djem me vlera, si puna jote, duhet te trashegohen brez pas brezi!

  4. Tritan Kalo says:

    “PUNE ka por nuk ka specialiste”….SUKSESE e gjithmone mbaresi!…Ky po qe duhet te kete pashaporte diplomatike si “Diplomati dixhital” I Shqiperise dhe Shqiptareve….

  5. A says:

    Urime ULJAN SHARKA qe ke ecur perpara me arritjet tuaja. Po te kishe ngelur ne Shqiperi nuk do te kishe keto mundesi, sepse ketu nuk vleresohen arsimi, dija, puna dhe perkushtimi.
    Ketu te duan te jeshe sa me dallaverxhi, sa me mashtrues, sa me genjeshtar dhe sa me demagog.
    Ketu edhe kur je i zoti kerkojne te shfrytezojne per perfitimet e vehta.
    Duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA nuk duan punetor te vertete, por duan pseudopunetor, sepse te tille jane vete pseudopolitikan dhe pseudopushtetar.
    Po te ndigjojsh mender tani ne keto momente EDI RAMEN qe Shqiperia ka pune sa te duash, por populli i tij eshte dembel, pa profesione dhe zanate. Pra ky popull nuk don dhe nuk kerkon pune gjithemone sipas ketij EDVIN KRISTAQ ANETA RAMA.
    Po kush eshte ky EDI RAMA kaq i zoti ne zanat dhe profesion, nuk eshte me shume e as me pak nje asgje nje gjel maje plehut dhe me disa gjela te tjere me te vegjel edhe keto maje plehut i ka ra rruga qe te jene ne krye te qeverise duke mos bere asgje por bile i vriten edhe njerez per to si rasti i 21 JANARIT dhe kjo me e freskta ne Aeroportin Nderkombetar “Nene Tereza” ne Rinas te Tiranes i vidhen, i grabiten rreth TRE MIJELION EVRO qe do tu transportonin ne nje banke tjeter jashte vendit. Pra, ne cdo cep te Shqiperise njeriu e ndjen vehten te pasigurte.
    Por cfare ka bere EDI RAMA qe eshte “kaq i zoti”, ka qene nje piktor shkaravinash edhe ne kete sektor te piktures i pa afte, mire qe nuk ka shitur nje pikture ne Shqiperi sepse “nuk marrin vesht” nga piktura, por edhe atje ne France ku jetoj qe e njohin se cfare eshte arti dhe piktura nuk shiti asnje per be, bile po ta shikoje nga jeta qe bente dhe pamja e jashtme ishte thjeshte nje BARBON qe shetiste ka nje kazan plehrash ne tjetrin, nga nje mense sociale varfanjakesh ne tjetren. Prandaj nga ky person nuk pres asgje, por kur do t’na hiqet qafet sepse nuk ka as zanat, as profesion, as mend, por me falni thjeshte i mire per zhvatur cfare ti bije ne dore. Sepse ne kete menyre behet dhe ndertohet vila ne fshatin Surrel, te Malit te Dajtit ne Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje