Një prej portaleve shqiptare ka “vdekur” aktorin Michael Douglas duke dhënë njoftimin e bujshëm se aktori i njohur ka ndërruar jetë.
Por Douglas është shëndosh e mirë dhe dy ditë më parë ka publikuar foto duke luajtur golf.
“Michael Kirk Douglas, aktori dhe producenti i famshëm hollivudian, vdiq në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas gruan dhe tre fëmijët. Fituesi i dy Academy Awards, katër Golden Globe, një çmimi BAFTA etj, u raportua nga tabloidi amerikan The Times, se ndërroi jetë në një spital në Çikago, Illinois, të Shteteve Të Bashkuara.”, thuhet në lajmin e një prej portaleve që citon amerikanen The Times, por një lajm i tillë nuk figuron askund.
”Mediat Shqiptare”, funderrina, megafon dizinformimi, lavatrice per pastrim parash.