Një ndër tendencat më të fundit për të sapomartuarit amerikanë është pikërisht kjo: realizimi i fotove nën ujë.
Pierre Violle është një fotograf amerikan që pasi u martua lëvizi në Meksikë së bashku me gruan e tij.
Ai aty ushtron zanatin e “fotografit nën ujë”.
Çifte të shumta kryesisht nga Amerika vijnë te ai për të bërë këto foto të mrekullueshme.
Ai thotë se një set fotosh i tillë kushton nga 1200 deri në 3 mijë dollarë.
Pa llogaritur mijëra dollarë për fustanin e nuses dhe kostumin e dhendrit që përdoren vetëm për një set fotosh.
Por sipas klientëve të fotografit Violle, ja vlen barra qiranë.