Arlind Ajeti gati të nënshkruajë me Torinon

7 Korrik 2016, 09:02Sport TEMA

Falë prezantimit mjaft të mirë gjatë Euro 2016-s, Arlind Ajeti ka hyrë në planet e shumë ekipeve, por duket se Torino ka arritur ta bindë 22-vjeçarin.

Palët kanë gjetur akordin mes tyre me kushte të cilat plotësojnë kërkesat e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë nga UEFA gjatë ndeshjes me Rumaninë e tashmë mungon vetëm hedhja e firmës.

Sipas marrëveshjes së arritur bëhet e ditur se rreth 600 mijë euro në sezon do të jetë shuma që Ajeti do të përfitojë për tre vitet e ardhshme me Torinon.

Sipas mediave italiane, futbollisti 22-vjeçar do të udhëtojë ditën e sotme drejt Torinos për të zhvilluar vizitat mjekësore para se të hedhë firmën në kontratë.

2 komente në “Arlind Ajeti gati të nënshkruajë me Torinon”

  1. zen gerdeci me milona says:

    urime urime te gjithe kuq e zinjve te kombetares ..suksese ne karrierat personale ….nje lajtmotiv edhe per adoleshentet shqiptar qe me djerse mund te bejne miliona ,ne cdo sport duhet te sterviten

  2. Don says:

    Ju lutemi shume mos na jepni te tilla lajme. Shume gjera ndryshojne minuten e fundit. Peshku ne det tigani ne zjarr. Kur ta nenshkruaje kontraten na njoftoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje