E ardhmja e De Biazit është lakuar shpesh në media, teksa së fundmi media e ka futur atë në garë edhe për të marrë drejtimin e Anglisë.
Ishte në garë edhe për Rumaninë, por aty u emërua ditën e djeshme Kristof Daum, ndaj tani mbetet vetëm Anglia apo edhe Ukraina që është lakuar në mediat italiane.
Sigurisht për të marrë ‘”fronin e Tre Luanëve” është shumë e vështirë, por në Zvicër, “fussballinfos.ch” shkruan se italiani mund të largohet nga Shqipëria e të marrë përsipër një tjetër detyrë për shkak se Kombëtarja jonë ka në grupin e kualifikueseve për në “Rusi 2018” skuadra si Italia dhe Spanja dhe kualifimi në Botëror është thuajse i pamundur, shkruan sportal.
Por sipas këtij portali, Federata Shqiptare e Futbollit po bën planet e saj, e në rast se De Biazi largohet, është gati një tjetër italian, Xhenaro Gatuzo, trajneri aktual i Pizës në Serinë B.
Ish-lojtari i Kombëtares italiane dhe Milanit, njihet nga të gjithë për atë që ka dhënë në fushën e blertë, por si trajneri ai është në hapat e parë, dhe vështirë se federata ta ketë në fokus për trajner të Kombëtares.
Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë, por fillimisht duhet të ikë De Biazi, i cili është ende nën kontratë me Shqipërinë.
pse na grini zemren me keto tituj
O plera gazetare, doni te shisni lajme ju? Ndaj thoni do iki debiazi… Edhe kush do ta marre pa, anglia… hahahaha!, po pse more budallenj, ka pak trainere aty? apo duhet te vije debiazi ta ngreje angline e? Ikni more andej mos genjeni…
Urime De Biazit!
FILLIMISHT DUHET TE KONFIRMOHET DE BLAZI DHE BASTA ME CAZZATE ESTIVE TITUJ GAZETASH PER POSHTE CADRES SE PLAZHIT.FAKTI QE SHQIPERIA ESHTE INFERIORE NE GRUP PER RUSI18 JA LEHTESON PRESIONIN SKUADRES ,TRANJERIT DHE PUBLIKUT….
MOSSS SE NA CUDITET ! Ganiun nuk e perfill asnje ,pervec ARMANDOS.
Ganiu si shtetas shqiptar me pasaporte diplomatike mund te shkoje ku te doje.
Vetem se nje detyre si ajo e trajnerit te Shqiperise nuk ka per ta gjetur.
Imagjino , per 1 gol dhe per 1 fitore ne Evropian ( me nje Rumani cuditerisht te shperfytyruar ate dite ) e ngritem ne qiell , I dhame miliona euro , I dhame pashaporte diplomatike , e beme hero kombetar. Ku do ti gjeje keto privilegje ne vend tjeter ky ?
Tek Anglia apo Italia , po nuk doli kampion bote apo Europe , as nuk do ja vare njeri madje do ta mbushin me kritika.
A ke mundesi te nxjerresh ndonje skuader kampion , xha Gani ?
Vetem kujdes , se ne ato skuadra s’ka paterica nga jashte fushe si keto qe pate te Shqiperia ne eleminatore.
O cuna ganiut i gjujn me danote m angli..kto shkrime n gazeta i qesin prokuroret e ganiut per ti nrejt rrogen..kshu funksiono gjith anej..anglia de biasin nga sarmede hajde prralla hajde
ME te mir se GATUZON qe esht fillestar si trajner kemi MIREL JOSEN mjaft me kto traplleqe boll qe esht i huaj qoft edhe lyps tek ne ben trajnerin kollaj fare.