"Propozimi i ri" i Lulzim Bashës, ja ç’është “vota e blinduar”: SHBA dhe BE të jenë vetëm “roje”

8 Korrik 2016, 19:08Politika TEMA

Ky me poshte eshte, “propozimi i ri” i opozites se kryesuar nga Lulzim Basha.

“Propozimi i ri” qe ka brenda pak nga Oerd Bylykbashi e pak nga Kastriot Islami, nxjerr jashte procesit te rivleresimit te gjykatesve e prokuroreve sot ne sistem, nderkombetaret, evropianet dhe amerikanet.

“Propozimi i ri” i trojkes se gjithpushtetshme ne PD- “OKB”, i jep nderkombetareve vetem rolin e “rojtarit te transparences” ne procesin e perzgjedhjes se gjykatesve te vetingut, asgje me shume.

Nderkohe qe ne draftin e ndryshimeve ne Kushtetute, miratuar ne Komisionin e Posacem te Reformes ne Drejtesi, mbeshtetur nga SHBA e BE, nderkombetaret marrin rolin e qarte te monitorimit dhe mbikqyrjes se procesit te perzgjedhjes se gjykatesve te vetingut, duke sugjeruar direkt ne listen e kandidateve per gjykates dhe me pas, rol te qarte te informuesit, analizuesit te te dhenave, kundershtimit te vendimeve te gjykatesve kur ato jane haptazi te padrejta.

Diferenca eshte e thelle.

Ne draftin e ndryshimeve ne Kushtetute, procesi i vetingut nis me perzgjedhjen e kandidateve per gjykates te vetingut nga Avokati i Popullit dhe Operacioni Nderkombetar i Monitorimit.

Ne “propozimin e ri” te Lulzim Bashes, procesi i vetingut nis tek Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese, dy institucione te zgjedhhura ne menyre te njeanshme, me shumice te thjeshte partiake.

Por edhe me nje favor te madh:

“Propozimi i ri” i Lulzim Bashes, ne rastin me te mire-i perjashton nga vetingu gjykatesit e Gjykates Kushtetuese, ne rastin me pak te mire-garanton vetingun ne kushtet e konfliktit te paster te interesit; gjykatesit e Gjykates Kushtetuese zgjedhin gjykatesit e vetingut dhe gjykatesit e vetingut bejne vetingun per gjykatesit e Gjykates Kushtetuese.

Por habia me e madh ne kete proces, gjithnje referuar “propozimit te ri” te Lulzim Bashes, eshte votimi per perzgjedhjen e kandidateve per gjykates nga nje komision partiak i Kuvendit.

Sipas propozimit, nje sistem elektronik votimi komandon voten;

Thuhet ne propozim:

“Anetareve u shfaqet lista e kandidateve e plote dhe ne te njejten kohe. • Nje kandidat nuk mund te votohet nga me shume se nje anetar i komisionit.

Sistemi elektronik garanton qe kur nje anetar i komisionit zgjedh nje kandidature, kjo e fundit nuk mund te zgjidhet nga nje anetar tjeter”.

Lulzim Basha ka shume te drejte qe nuk e kupton kete menyre perzgjedhjeje.

Por nuk eshte ky problemi.

Problemi eshte se, kjo e “propozimit te ri” te Lulzim Bashes, eshte nje vote e komanduar banalisht, pavaresisht votimit te fshehte dhe elektronik.

Pra, nese dy ose me shume anetare te komisionit adhoc- me perberje te barabarte mes pozites e opozites, votojne per nje kandidat si gjykates, vetem nje nder ta ka mundesine e votimit per te, te tjeret, pavaresisht mendimit e te drejtes se tyre per te zgjedhur, duhet te votojne- ne menyre te komanduar, per ate qe nuk e perzgjedhin.

E thjeshte, keshtu arrihet atje ku do prej muaj Partia Demokratike, sali Berisha e Lulzim Basha;

Ndarja e oraganeve te reja qe do qeverisin sistemin e ri te drejtesise mes partive politike dhe me keq akoma, deshtimin e nje procesi jetik rivleresimi per te gjithe gjykatesit e Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte, te gjithe gjykatesit e prokuroret e cdo niveli ne sistemin e drejtesise.

“Propozimi i ri” i PD prezantuar sot nga deputeti Oerd Bylykbashi

Zgjedhja e 12 Komisionereve te Komisioneve te Perkoheshme te Kualifikimit (Vetingu)

Hapi 1 – Shpallja e Vakancave

1- Presidenti i Republikes (alternative: Avokati i Popullit) shpall vakancat per 12 vende per komisionere te vetingut, antare te Komisioneve te Perkoheshme te Kualifikimit

Kriteret per aplikim parashikohen ne Kushtetute dhe ligj dhe jane te publikuara.

Ne perfundim te afatit, Presidenti i percjell dosjet e aplikimeve Gjykates Kushtetuese.

Hapi 2 – Vleresimi dhe Vetingu

Kryetari i Gjykates Kushtetuese perzgjedh me short 3 antare te Gjykates Kushtetuese qe do te bejne vleresimin e kandidateve ne perputhje me kriteret , perfshire ato per integritetin e kandidateve.

Formohet Paneli i Vleresimit prane Gjykates Kushtetuese (PV).

Perfaqesuesit e Operacionit Nderkombetar te Monitotimit i bashkengjiten PV si “rojtar te transparences” , sic rekomandon Komisioni i Venecias.

Hapi 2 – Vleresimi dhe Vetingu

Paneli i Vleresimit shqyrton secilen dosje sipas kritereve ligjore, perfshire te dhenat mbi integritetin e kandidateve.

Shqyrtimi behet mbi prova dhe fakte dhe kandidatit i jepet mundesia te faktoje permbushjen e kushteve dhe kritereve.

Nese nje kandidat nuk ploteson kushtet, rrezohet.

Vezhguesit nderkombetare kane akses te plote ne te gjithe dokumentacionin.

Hapi 3 – Vleresimi dhe Vetingu

Kunder vendimit te Panelit te Vleresimit mund te behet kerkese per rivleresim perpara Gjykates Kushtetuese e cila merr vendimin final per kandidaturen.

Ne perfundim te procesit te shqyrtimit te kandidaturave, Kryetari i Gjykates Kushtetuese dergon ne Kuvend kandidatet e verifikuar dhe qe plotesojne te gjitha kriteret.

Hapi 4 – Perzgjedhja e Kandidateve

Kuvendi ngre nje komision parlamentar ad hoc me 12 antare, ku 6 anetare jane nga mazhoranca dhe 6 jane nga opozita.

Komisioni zgjedh pa debat 12 kandidaturat qe do t’i paraqiten Kuvendit per miratim.

Cdo anetar i komisionit ad hoc ka vetem nje vote dhe mund te votoje vetem per nje kandidature.

Hapi 4 – Perzgjedhja e Kandidateve •

Votimi eshte i FSHEHTE dhe elektronik.

Te 12 anetaret votojne ne te njejtin moment.

Anetareve u shfaqet lista e kandidateve e plote dhe ne te njejten kohe. Nje kandidat nuk mund te votohet nga me shume se nje anetar i komisionit.

Hapi 4 – Perzgjedhja e Kandidateve

Sistemi elektronik garanton qe kur nje anetar i komisionit zgjedh nje kandidature, kjo e fundit nuk mund te zgjidhet nga nje anetar tjeter.

Ne perfundim te votimit, sistemi shfaq listen e kandidateve te perzgjedhur.

Lista zyrtarizohet.

Hapi 5 – Votimi

Lista i paraqitet per votim Kuvendit ne seance plenare.

Kuvendi ben votim miratues apo refuzues per te gjithe listen, pra lista votohet ne bllok dhe nuk votohet cdo kandidat.

Cdo deputet ka vetem nje vote.

Votimi behet me shumice te cilesuar per t’i dhene legjitimitet me te madh listes.

Hapi 6 – Perseritja e Votimit

NESE lista rrezohet ne votim, rifillon faza e perzgjedhjes nga komisioni (hapi4) me te njeten liste kandidatesh sipas hapit 3.

Komisioni ad hoc perserit proceduren e perzgjedhjes.

Votimi i dyte apo i trete kryhet me nje mazhorance me te ulet. Kjo garanton qe procesi nuk bllokohet dhe nuk ka nevoje per mekanizem te jashtem zhbllokimi.

Perfundimi i Procesit

Ne perfundim te procesit te votimit, Kuvendi shpall 12 anetaret e KPK te cilet marrin detyren sipas ligjit./ Skandal.al

15 komente në ““Propozimi i ri” i Lulzim Bashës, ja ç’është “vota e blinduar”: SHBA dhe BE të jenë vetëm “roje””

  1. Salikari says:

    Lylzimi mamit ska asgje ne dore e shkreta
    Sdo burgun.
    Sikur te nderronte sex e ta fusnin ne burgun e femrave.
    Hajde Lyl veji cike cica se su be qameti

    1. Grigor says:

      Ti vella e ke mire per Lylzimen, por me thene te drejten ata po ja arrijne qellimit.
      Ndoshta ne ketej jashte Shqiperise nuk e shohim situaten sic duhet dhe mbase e kam gabim, por duket sikur PDja e ka arritur qëllimin qe te bastardoje procesin e reformes dhe t’a beje te pavotueshem. Ne fund te fundit ata kete duan apo jo – zvarritje e procesit deri ne surealizem qe te shkohet ne zgjedhje pa bere reformen. Kjo do perdoret ne fushate nga Saliu si deshtim I Rames dhe Jo deshtim I Reformes.
      “Vetem ne e bejme reformen” – do thote Saliu. Ne fakt Edi Rama po tregohet I pafajshem perpara nje ish-komunisti, me falni, ish-kryeministri te rene nga fiku, dhe nje rronxho-bonxho si Basha qe te nxjerr mallin e Shpat Kasapit sa here shfaqet ne televizor.
      Turp per Edi Ramen por mbase nuk ka faj, sepse ka kolonen e peste brenda, Ilir Floririn, dhe ka nje elektorat qe eshte gati te shese jo vetem voten por edhe bythen tek LSI-ja per nje vend pune ne shtet ose per ca thase miell.

    2. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      O Lulush
      E ndjen furtunën?
      Lëre votën
      Po blindo Sumën!

      Çfarë ke bërë
      O qyqar
      S’ta harron
      Populli shqiptar.

      Do të dalë
      Qefi për veshësh
      S’mund të vrasësh
      E të qeshësh.

      Bëj durim
      E mos e humb
      Sa ta marrësh
      Në tullum.

  2. I bukur propzim. por kur me vota te vjedhura nga ristani basha u be kryetar a ishin tere ambasadoret e Europe arvizu I shba-se e te daeleguar te tjere te osbe-se e odirit por nuk e ndalen berishen qe me ristanin te conte bashen ne karrigen e bashkise se tiranes qe per 4 vje nuk beri absolutisht asgje.

  3. Artani says:

    8 me 1 eshte PD-ja ne kushtetuese ndaj edhe leh qen zagari bylykbashi ,nuk doni drejtesi juve more kerme se jini te inkriminuar..

  4. shqip-harapçe says:

    Po ç’janë këto “vakanca”, more zotërinj medemek juristë, që e keni bërë çorap këtë të bekuar gjuhë! Flitet për vende të zbrazta, ose të mbetura bosh (poste vacant – mesa di unë) . Por vakancat janë pushimet , çlodhja! Hej, jua shtoftë Zoti edhe këtë në mëkatet tuaja o mendje-zgavra që flisni-flisni e s0dini as vetë se ç’thoni!

    1. Beny says:

      Nga keta te PD presim vetem te shkojme ne votim dhe do ta shikojne se sa deputet do te cojne ne kuvend kte here.

      1. Exact says:

        Pershendes komentin tende Beny!

    2. Tiranare says:

      Keta nuk flasin por dhjesin

  5. Zhozituta says:

    shkoni votoni koqe pd-je

  6. logjika says:

    Perse po perpiqet Lulezim Basha si gjarperi nen gure qe te perjashtoje nderkombtaret, kur ne tek ata bazuam jeten tone dhe te femijeve tane qe kur thyeme akullin diktatorial?! Ne kerkuam perendimin, shtetin ligjor te tyre, marrdheniet ekonomike te tyre, lirine dhe te drejtat e tyre dhe e arritem; tani perse Lulezim Basha ka frike nga perendimi?! Mos kerkon qe te na largoje prape qe andej dhe te na ktheje ne diktature? Kjo s’ka per te ndodhur me kurre se rruga e nisur eshte perendim diktature dhe lindje demokracie. Mund te binden me shqiptaret e ndershem se duhet kthyer atje ku ishim qe urdherat e partise ti zbatoje gjykata, drejtesia? Jo vetem po sabotojne jeten, por jane kthyer dhe ne qesharak per njerezit e mençem. Votoni reformen si thote Amerika dhe Europa se ndryshimet e viteve 1991 nuk i beme per te shkuar ne Viçidol, por per te shkuar ne Bruksel dhe Uashington.

  7. Artemisa says:

    O Mero KOQJA !\
    Akoma nuk e more vesh se bythelepirja e qe i ben Rames nuk te nxjerr FITUES por LEGEN ?
    Apo ty te pelqen qe te jesh LEGEN dhe une j’a fus kot?

  8. ALBAN DEGA says:

    SIMBIOZA KASTRIOT ISLAMOVIC + GERT BYLYKBASHIC
    PJELL VETEM MUT VICIDOLI ME SALCE FAZLICI!

  9. xhaku says:

    sterr sterr sterr kush gjen nje perkthyes gomar qe te merret vesh me kete veshuk kerric.

  10. ann says:

    O ARTEMISIA. ..PO PAK ME EMBED MOJ XHAN…OPO QE JA FUT KOT E DI DHE VETE TI PO KUJDES SE MOS TE BIE NDONJE IFARKT NGA GJITHE ATO NERVA! EDI RAMA ESHTE I VETMI KRYEMINISTER QE I BEN SHQIPARET TE NDIHEN KRENAR DHE REFORMA NE DREJTESI DO TE VOTOHET .KE INAT?PLAS PO DESHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje