Qeveria amerikane zakonisht nuk shkruan letra.
Ose, edhe kur i shkruan, nuk i bën publike, ia dërgon në dorë atij që duhet ta lexojë.
Dhe kur ai që duhet ta lexojë nuk “di” të lexojë, atëherë ndodh “diçka” që të tjerët e marrin vesh shumë vonë.
Por me reformën në drejtësi, në Shqipëri, ka ndodhur ndryshe.
Ambasadori amerikan, ka folur shqip në cdo konferencë e takim, në mënyrë që jo politikanët, por populli, ta dëgjojë “live” dhe jo nga përkthyesit e partive, atë që ai thotë.
Qëkurse Rayersoni, në vitin 1992, me njërën dorë ngrinte dy gishtat lart e me tjetrën i mbante mikrofonin politikanit të pabesë Berisha, asnjëherë ambasada e SHBA nuk është investuar kaq shumë në një cështje të brendshme të Shqiërisë.
Vendosmëria e ambasadorit është konfirmuar edhe nga ecejaket e zyrtarëve të DASH, duke konfirmuar se ky nuk është një vullnet personal.
Nuland vjen vetëm 10 ditë para votimit në kuvend dhe posacërisht për reformën në drejtësi.
Por cfarë ka ndodhur?
Janë lodhur kaq shumë të gjithë me ne dhe kane vendosur që të paktën një cështjeje ti shkojnë deri në fund?
Ndoshta! A mendojnë se me zgjidhjen e këtij problemi do ti ndërrojnë rrugën Shqipërisë? Nuk besoj se janë naivë! Kanë ndarë mendjen ti bëjnë një shërbim Shqipërisë dhe Shqiptarëve ndaj dhe kanë vënë një bast që duan ta fitojnë patjetër?
Pse jo! Megjithatë pak rëndësi ka shkaku. Unë mendoj se ky është momenti kur ne duhet të “përfitojmë”. Ne, populli i këtij vendi, jemi të bindur tashmë se klasa politike dhe korrupsioni që ajo ka mbjellë në cdo qelizë të shtetit e pushtetit, është më e rrezikshme edhe se pushtuesi i huaj.
Ndaj Lu u kujdes fort të qetësojë ‘patriotët’ që u shqetësuan se amerikanët po na cënojnë pavarëisnë e shtetit, meqë do të fusin një ekspert të tyrin në strukturat e drejtësië tonë.
Unë bëj pjesë tek ata njerëz që nuk kanë asnjë pikë besimi tek politikanët e vendit të tij.
Ndaj shpresoj dhe lutem që SHBA e BE të ushtrojnë sa më shumë presion, e të kenë sa më shumë prezencë edhe në zbatimin e ligjeve të reja të drejtësisë.
Po mos qe EULEX ne kosove,djali i Ibrahim Rugoves, nuk do te denohej nga drejtesia, per korrupsion per disa viza ,qe ju shiti disa kosovareve,duke shfrytezuar pozicionin zyrtar te tij,pra per afersisht nja 10.000 $.Ne shqiperi ,djali dhe vajza e Sali Berishes,bejne korrupsion marramendes,me miliona euro,nuk ndeshkohen nga drejtesia,por perkundrasi “mburen”per bemat e tyre.Pra ,edhe ne duam nje fare eulexi,dmth te huajt te drejtojne drejtesine ,per te vendosur edhe tek ne drejtesi.
tashi:
letra publike na I soll amerika
kur do sjelli edhe shtpi publike?
Mentor dikur te kam uryer kur shkruaje te RD se me thene te verteten te kam njohur nga afer dhe habitesha qe ti dilje nga vetja, kam lexuar shume opinionet e tua dhe me kane pelqyer shume se i ke vene pikat mbi i vazhdo se je ne te drejten e zotit faleminderit
Do zoti nuk na braktis qeveria amerikane ne keto momente , se po qe per keta polikanet tane ne kurre skemi per ta ngritur koken
Me shtepi publike se kaq nuk ka qene kurre shqiperia o pidhar, amerika vetem se po kerkon ti sistemoje kurvat neper bordello, gezohu dhe ti sepse me ne fund do punosh me letra ,
Hall i madh e ka gjetur SHBA me kete vend skandaloz. Perpiqet mos ngacmon sado pak sedren e ketij populli te poshteruar, por jo se jo. E me qe populli i cili e ka detyre tu beje varrin ketyre krimineleve, s’po behet i gjalle, ajo vazhdon me letra te hapura, sipas stilit te djeshem komunist.
Bravo
Fjala “hibrid” nuk me pelqen fare sepse kjo me kujton kohen e komunizmit kur fshataret hanin buke me
misrin hibrid qe nuk kaperdinej fare dhe me sa duket edhe kjo “hibridja “e zonjes Nuland nuk i shoh asgje
vecse nje kompromis qe favorizon bandat mafioze te Saliut,Bashes,Ilirit ,etj.etj. per mosndeshkimin e po-
litikaneve kryesore,me fjale te tjera ndeshkohen disa “cironka”,ndersa “peshkaqenet “e politikes shqiptare
do te flejne te qete mbi pasurite e tyre te grabitur nga pasuria e popullit shqiptare , eksonerohen nga krimet
monstruze ,si Gerdeci,21Janari ,Deti, pa permendur ketu 97 e mijra te vrare nga banda e Sali Berishes e Co.
Keshtuqe qe ky propozim “hibrid” duke patur parasysh misrin hibrid nuk do te kaperdinet nga shqiptare dhe
konkluzioni do te jete se zonja Nuland nuk ka bere vecse nje vrime ne uje . Ose me mire me thene nje “aroz con
mango” , lesh arapi dhe asgje tjeter dhe populli shqiptar si gjithenje duhet te rrije urte sepse ndryshe do t’i
akuzojne si komuniste qe Saliu dhe banda e tij ka 27 vjet qe e tund kete flamur per mbajtur nen cizme te tij
prej diktatori shqiptaret dhe per mashtruar nderkombetaret se po lufton komunizmin kur faktikisht ky eshte
komunisti i fundit i trojeve shqiptare dhe mbase i gjithe rajonit e me gjere…..!
hahahaahaha, oh te shkrete, akoma ju me ameriqine? Kujtoni se ameriqise i behet vone per Shqiperine?
Shkoni ore mbushuni