Mbrëmë udhëtarët e “Autrian Airlines” që udhëtonin nga Vjena drejt Tiranës kanë ndeshur në avion kupolën e politikës shqiptare. Edi Rama dhe ministrat Bushati e Kodheli që po udhëtonin nga Varshava drejt Tiranës (tranzit në Vjenë) dhe shefi i opozitës Lulzim Basha i cili mesa duket ka qenë si çdo fundjavë me pushime në Hollandë.
Por faktit që udhëtonin në një avion qytetarë lidera politikë, ka disa detaje të tjera interesante që në fakt flasin për natyrën e vërtetë të politikanëve, ndryshe nga ç’na shfaqen nëpër media.
Është fakt, që kreu i PD-së Basha mbrëmë ka udhëtuar nga Vjena në Tiranë në klasin “biznes”, pra në vendin e parë të avionit, tërësisht i vetëm dhe padyshim me një çmim shumë herë më të lartë se masa (klasi ekonomik).
Është poashtu fakt, që siç thonë qytetarë udhëtarë në avionë, Rama-Bushati-Kodheli kanë udhëtuar në klasin ekonomik, pra mes udhëtarëve të zakonshëm, me shumë më pak kosto. Thënë këtë, Rama dhe ministrat kanë bërë detyrën e tyre duke qenë të përgjegjshëm. E pazakontë në fakt kjo bëhet kur mendon se si ka vepruar politika shqptare deri më sot, me udhëtime e dieta të frikshme. (Mjaftojnë udhëtimet e Jozefinës, mos e shtyjmë më tutje).
Ajo që poashtu është krejt e zakontë është fakti që Basha udhëton në klasin e shtrenjtë. Mëse e zakontë në kohën kur ai ka qenë “ish-ministri i Rrugës së Kombit”. Rrugë në të cilën avulluan 230 milionë euro. Është poashtu normale që Basha të mos qëndrojë në Shqipëri gjatë fundjavave, sepse do ishte anormale që ai të mos shkonte në vendlindjen e tij, Hollandë. Syzet e tij të shtrenjta gjithashtu nuk janë diçka e pazakontë, por fakti që i mban të vëna natën është krejt e pazakontë.
Gjithësesi ajo që nuk është absolutisht fare normale, dhe këtu të jemi seriozë, është fakti se si një shef opozite, që ankohet çdo ditë e ju “qan hallin shqiptarëve që s’kanë bukë të hanë (siç ai shprehet)”, del dhe flet në media në emër të të varfërve, kur vetë mbi paratë e tyre rehatohet duke shëtitur botën pas asnjë mision ndaj vendit, por ndaj tekave të tij.
Basha në këtë rast me paratë e atyre të varfërve po bën “malavitën” e tij, ndërsa pasi kthehet nga Hollanda, rifillon refrenin e mbrojtjes së të varfërve. E thënë ndryshe, kjo është hipokrizia politike e tij. I cili nuk e njeh realitetin shqiptar, nuk i njeh as hallet, as nevojat e popullit për sa kohë ai jeton në Hollandë e lëviz me biznes klas. Ai njeh vetëm fletushkat që i shkruajnë për të lexuar, duke qenë se nga rrethi i tij i ngushtë konfirmohet se është një demblel i klasit të parë.
Natyrisht kjo është filozofia politike, kjo është edhe hipokrizia që shitet në media. Kjo është dhembshuria ndaj popullit, i cili rreket të punojë me sa mundet, ndërkohë që ish ministri me paratë e tyre shëtit botën, e pse jo, ju kërkon pa pikë turpi edhe votën.
Kjo duhet të marrë fund. Kjo politikëbërje dhe shtirje mediokre duhet të venitet. Politikani që jeton jashtë vendit dhe udhëton me klas sheikësh, nuk mund të jetë kurrësesi alternativë reale për popullin e tij.
Këtë e panë mbrëmë ata qindra udhëtarë, teksa kujdeseshin mos zgjonin nga gjumi shefin e opozitës, i cili mesa duket kishte kaluar një fundjavë të çmendur në Utrecht. /Lexo.al
Perralla kot. Sa here i kemi pare Ahmetajn me shoke ne klase te pare te avioneve.
Sa here i paske pare mo?
Se mesa di une te gjith ministrat udhetojne economy per fluturimet europiane. Jo per gje po po ta kishe pare ti do kishte dale foto a dicka nga kontrolli i bilerave te cdo ministrie. Se sic duket qe se di ti, buxhetet ministrive jane publik, shpenzimet e klanit te Sales jo.
Ky eshte nje njeri fallco,me plot kuptimin,nje manekin. Mjere ata qe akoma u shkojne nga pas ketije e sali Kermes.
…asgj e re per lulin…por besj se me shume se dembel…ai nuk di te punoj…nuk di c’te bej me vehten..E vune minister aty ku ju duhej nje firme…edhe tani si k/opozite e kane emeruar….cfare te bej..?? vetem t’ja marre me gjume..Thote ci thone …e me pas ja fut me genjeshtra pa merak..e kehtu shtyn ditet..Per rrugen e kombit u cudit qe duhej projekt…e iaprovuar e me pas te nxirte parate….eshte nje karabush i persosur..
shume vone e keni konstatuar kte fakt. Ka 3 vjet qe tashme asnje person qe udheton me parate e taksapaguesve nga ana e administrates nuk fluturon me ne C Klas. Perfshire te parin K/Ministrin dhe K/Parlamentarin. Duhet te jene vene ne “siklet” ministrat se shpirti ja do ne C klas por ske cben!..Sa per K/Opozitarin ai gjithmon udhton ne C Klas..ndoshta me burimet e tia financiare..por etika do e deshironte qe per 1 ore e 15 min te ndergjegjesohej ne sy te publikut. Te pakten ne kto kohe te zymta globale financiare..
FIRST KLAS ME PARA TE VJEDHURA
Harami haram mbetet… Pse do te kurseje liderin i oppzites!?
I kane eurot e dollaret me thase!
Nuk dine nga tu japin!
Para te vjedhura!
Para korrupsioni!
Para trafiku, tregetie njerezore!
Para drogash!
Harami haram mbetet!
Peri keputet per se holli!
Zollumi keputet, pelcet per se trashi…
Po afron dita qe ti vjellin nga bytha djersen dhe mundin, gjakun dhe pasurite e grabitura e vjedhura popullit dhe Shqiperise!
Po na vjen
Po na vjen!
Bota zien
Bota zien!
Po na vjen dita e Reformes ne Drejtesi !
Po vjen dita qe keta kriminele e hora, keta kusare e vrastare, keta zuzare … te vjellin nga bytha cdo qindarke e cdo pike djerse te plackitur popullit e vendit tone te bukur!
C gazetar i pershtire.Po jane nje brume o i zi.Kot mundohesh te krijosh nje tjeter tip politikani.I ngjajne atij qe edhe cadren e arnonte joja per modesti.Po femijete tij sot jane nga me te pasurit mes tyre.Ike mbushu se na ngope me perralla.
Kot e kemi o Alban se do e sabotoje reformen Lulushi me Salushin & Co
Qeveri e plerave thuaj. Te plerave shqiptare dhe atyre te importuara.
Duhet nje gjyle ne parlament.
Te gjithe ne komentues, gazetare e me rradhe….po u qajme hallin “kaloresve” te politikes se po u varen kembet!!
Basha e njeh mire fitimin duke bere zhigolone ,per vite te tera ne Holande. Me kete zanat ,ai u be me shtepi ne Hollande (500.000 euro),si student !!!???Me ato lek po ble edhe bileten e shtrenjte te avionit.
E pra ku jane shqipatret qe pranojne te genjehen dhe te mashtrohen nga lul basha qe u thot se qeveri Rama po zhvat popullin,dhe per me shume ka disa jave rresht qe luli dhe PD dalin para mediave dhe kerkojne denim me vdekje pse Rama ka dale ne foto me Obamen dhe bilez edhe çmimin e dijne,plot 80.000 dollar thone,por nuk e thot asnje fjale per bizismenet e arrestuar si kupola e droges ne vend,ku shfaqen edhe SMS qe njeri nga ta deshmon se si ka paguar 150.000 euro per shkarkimin e nje prokurori qe kishte dosjen nen hetim,ku sdo mend se ato euro i ka marre vete luli ose llalla,njeri tjeter qe do mund ta bente nje gje te tille sot per sot ska ne shqiperi,prandaj eshte shume tragjike pse nuk thot asnje fjale,kurse shqiptareve qe mjerisht ka akoma disa qe i besojne u thot gjera qe as dreqi sdi ti mendoje,por siq eshte pare deri me sot mendja etij dhe e sali berishes eshte edhe para dreqit larg qofte,dhe e gjitha sespe jane te zhytur ne gjak shqiptari dhe ne krim prandaj siq thot Gezim Nika ne kengen e tij ktyre mjalta e Rames u vie idhet,kurse bora u duket e zeze,ves ky qe kane vetem gjakpiresit e popullit te vet.
80,000 DOLLAR PER NJE FOTO, NUK ME DUKET NDONJE MODESTI E MADHE.