Top Channel ka mësuar se cila do të jetë axhenda e ndihmës sekretares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland gjatë vizitës disaorëshe të dielën në Tiranë.
E sigurt është tashmë se në fokus të takimeve të saj do të jetë pikërisht reforma në drejtësi. Kështu, fillimisht Nuland do të takohet me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati rreth orës 14:30.
Më pas zyrtarja amerikane do të takojë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rreth orës 15:30, takim i cili do të mbahet në hotel “Rogner” dhe bashkë me kreun e opozitës do të jenë edhe deputetët Oerd Bylykbashi e Aldo Bumçi.
Takimi i fundit është parashikuar me kryeministrin Rama i cili ndodhet ende në Varshavë dhe pas tij zyrtarja amerikane do të lërë Tiranën.
Shqiptare koken lart.Eshte ora te tregojme se dime te mbrojme pavaresine.
po me transin qe frekuenton ditziu do takohet kjo?